Publikuar me : 23.12.2011 Ne :
Politike - 86 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Presidenti i Republikës ka miratuar ligjet e fundit për vitin 2011. Mes pesë ligjeve të fundit është edhe ligji për privatizimin e “Albpetrol-it”. Shpalljen e ligjit nr. 10 489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”.
Gjithashtu Topi ka dekretuar ligjin “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7829, datë 1.6.1994 “Për noterinë”, të ndryshuar”, “Për një shtesë në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008 “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar” dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.