Publikuar me : 24.10.2011 Ne :
Politike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Para pak orësh përfundoi takimi mes kreut të partisë Socialiste Edi Rama dhe delegacionit të Komisionit të Venecias –ODIHR në selinë e rozë. Delegacioni i përbashkët i Komisionit të Venecias -ODIHR, i kryesuar nga sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert ndodhet në vendin tonë për të diskutuar në lidhje me Reformën Zgjedhore. Takimi mes delegacionit dhe kreut të PS-së zgjati 1 orë e 30 minuta dhe në qendër të tij ishin shqetësimet dhe sugjerimet e Partisë Socialiste në lidhje me reformën zgjedhore si dhe qëndrimi i opozitës për këtë reformë.
******
Delegacioni i Komisionit të Venecias takim me Berishën
Delegacioni i Komisionit të Venecia, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i këtij komisioni Thomas Markert është takuar me kreun e mazhorancës Sali Berisha.
Kreu i qeverisë pasi shprehu falënderim për rekomandimet për zgjedhjet e 2009 dhe 2011 dhe theksoi se mazhorancë është e gatshme për nisje e reformë zgjedhore në mënyrë që rekomandimet të implementohen në ligji zgjedhor.
Delegacioni i Komisionit të Venecias kanë siguruar se do të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për reformën zgjedhore në mënyrë që Shqipëria në të ardhme të mbajë zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Kjo vizitë realizohet në kuadër të shqyrtimit të kërkesës së Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, Thorbjorn Jagland mbi kundërshtitë e dy palëve kryesore mbi procesin zgjedhor të 8 majit si dhe veçanërisht procesit për Bashkinë e Tiranës.
* * *
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë takimit të sotëm me delegacionin e përbashkët të Komisionit të Venecias dhe ODIHR, i cili kryesohej nga Sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, theksoi se pozita është gati për reformën zgjedhore.
Në fjalën e saj Topalli theksoi se Pozita i ka bërë disa herë ftes opozitës për të diskutuar në lidhje me refoëm. “Puna për reformën zgjedhore duhet të nisë sa më parë. Që në fillim të këtij sesioni parlamentar, ftesa ime si Kryetare e Kuvendit ka qenë e hapur për të nisur nga puna pa humbur kohë. Mazhoranca është shprehur e gatshme, jo vetëm të nisë nga puna në një komision të përbashkët parlamentar, por edhe të japë votën e saj për propozimet e opozitës”, deklaroi Topalli
Sipas saj reforma zgjedhore është gjithnjë në kalendarin e punës së Kuvendit dhe duhet që opozita t`i përgjigjet sa më parë ofertës për të ngritur Komisionin ad-hoc për reformën zgjedhore”.
Me tej, Topalli theksoi se nisur nga opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin për imunitetet mazhoranca është e gatshme që sa më parë të votojë ligjin për imunitetet. “ shpresojmë që opozita të japë votën e saj, bazuar në opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias”, theksoi Topalli