Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Demagogji e re per nje projekt te vjeter

Publikuar me : 16.10.2010 Ne : Kuriozitete - 123 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Nje projekt i vjeter dhe gjithmone i dashur i qeverive Berlusconi shkarkimi i mbeturinave te Italise ne Shqiperi merr jete serish.


Ne te vertete e prisnim prej kohesh dhe po na habiste vonesa e qeverise Berisha per te hequr pengesat ligjore qe ndalojne importimin e plehrave ne Shqiperi.


Te gjitha projektet e tjera qe kishin zene fill nen qeverine Nano, te cilat mund ti permbledhim nen titullin lehtesimi i fqinjit te madh nga industrite dhe veprimtarite e tjera ndotese duke perdorur Shqiperine, po behen realitet ngritja e TEC-eve ne Porto Romano, e portit te hidrokarbureve me rafineri ne Vlore etj.


Me sa kuptohet per mbeturinat urbane u gjet casti i duhur per ta shpallur pasi u platit konflikti per Petroliferen ne Vlore, pasi u shpallen njera pas tjetres dhe filluan te ndertohen fabrikat e cimentos ne ultesiren nga Fushe Kruja ne Shkoder, pasi u dha zona e Karaburunit dhe Llogorase per mullinjte me ere te nje firme siciliane, pasi zuri vend mire edhe centrali berthamor ne protokollet e bashkepunimit te ardhshem midis dy shteteve, pasi u harrua disi nga media lufta per mbeturinat urbane qe perfshiu Napolin dhe zona te tjera te jugut italian, qeveria Berisha kerkoi keto dite qe te hiqet ndalimi per importimin e plehrave ne Shqiperi.


Çast me te mire per te hedhur nje hap te tille ne veshtrimin e tij nuk mund te kishte ende smund te thuhet qe kjo qeveri eshte e paralizuar nga skandalet e shumta qe i jane hapur ose nga protesta kembengulese te opozites.


Ende eshte ajo periudha e mjegullt kur mund te merren vendime, sic ishte 2004, nje vit para zgjedhjeve per Fatos Nanon kur ai beri marreveshjen per Petroliferen dhe ate me Beketin per sjelljen e mijerave tonelata me mbeturina nga Italia.


Per me teper, Berisha e ben kete levizje pasi ka provuar qe vetedija ekologjike dhe levizja ambientaliste ne kete vend jane te teper dobeta; e per sa u takon protestave popullore sic ndodhen ne qershor 2004, ketyre me sa duket sua ka me friken sidomos pas Gerdecit, pas perfundimit te protestave ne Vlore dhe tani ne fund protestave politike te opozites.


Keto jane testime te rendesishme per nje ujk te vjeter te pushtetit dhe politikan qe nuk ka asnje skrupull kur eshte fjala per tu sherbyer te fuqishmeve, njerezve qe mund ta mbajne ne pushtet, grupeve okulte sic jane bizneset famekeqija te eksportimit te plehrave te rrezikshme, pa perfillur interesat e sotme dhe te ardhme te Shqiperise.


Shqiperia, sic u vu ne dukje me te drejte keto dite, eshte e paafte te zgjidhe problemin e mbeturinave te veta urbane e jo me te perpunoje plehra te importuara.


Argumenti se me djegien e ketyre plehrave perfitohet energji eshte sa qesharak aq edhe i demshem qesharak sepse perfitimi eshte minimal ne krahasim me koston e transportit, ndarjes se mbeturinave, koeficientin e energjise termike qe cliruakan keto mbeturina ne djegie (edhe nje TEC me nafte qe ngriten ne Vlore nuk po e vene dot ne pune per shkak te kostos se larte te lendes djegese); i demshem, sepse ne mbeturinat qe vijne per djegie ne inceneratore fare mire mund te fshihen mbeturina te rrezikshme radioaktive etj.

Ligji per ndalimin total te importimit te plehrave ne Shqiperi eshte i mire sepse eshte ne kete fushe i vetmi ligj qe mund te zbatohet sot per sot tek ne.


Prej castit qe fillojne perjashtimet, i hapet porta se keqes; kush eshte ne gjendje te dalloje ne kete vend mbeturinat e rrezikshme si elementet e djegies berthamore, ose mbeturina kimike ose spitalore etj? ketu e shumta mund te dallojne letren nga xhami, rakine nga uji dhe kaq.


Perfytyroni nje doganier ne portin e Durresit i cili do shquaje mes dengjeve me plehrat e Pulies mbeturina fosfatesh ose uraniumi nga veriu i Italise dhe Europes. Absolutisht e pamundur, ndaj e vetmja rruge per sa kohe ekziston kjo injorance dhe ky nivel zbatimi ligjesh e rregulloresh te ne, eshte ndalimi total.


Por me qesharak nga te gjithe ishte argumentimi i zv.ministrit te Mjedisit Taulent Bino, i cili, ndonese me pamje te moderuar qytetare, dje ishte krejt i pabesueshem kur pertypi dhe perhapi per mediat mesimin e formuluar keq nga mbledhja e qeverise.


„Kerkesa e industrise vendase te riciklimit te mbetjeve eshte arsyeja kryesore per lejimin e importit te ketyre mbetjeve nga Bashkimi Europian tha Bino. Çqenka kjo industri shqiptare e riciklimit te mbetjeve qe nuk e kishim degjuar deri dje?


Çishte ky lajm i mire i pasuar nga nje lam i keq? Sikur te kishte ketu impiante per riciklimin e letres, te plastikes, te aluminit etj., atehere do te funksiononte i gjithe zinxhiri, nga ndarja e mbeturinave te furnizimi i fabrikave qe thote zv. ministri. Sikur te mos funksiononte, atehere do te subvenciononte qeveria qe te funksiononte kjo industri ricikluese.


Jo, thote zv.ministri, ne industrine e kemi, por na mungon lenda e pare „per fat te keq ne Shqiperi nuk ekziston ende sistemi i vecuar i grumbullimit qe ben qe industria te mos gjeje lende te pare.


Ne krye te 5 vjeteve si zv.minister i Mjedisit Bino duhej te kishte dhene doreheqjen per arsye qe ende nuk ka arritur te organizoje me ministrat e tij sistemin e grumbullimit. Eshte nje deshtim i madh me nje detyre qe ska si te jete kaq e nderlikuar.


Vendi po mbytet nga plastika, nga letrat dhe qelqet e hedhura lart e poshte pa asnje sistemim, shkurt lenda e pare eshte sheshit. Dhe kulmi i ketij arsyetimi eshte kur ky zedhenes i qeverise thote se tani problemi do te zgjidhet, tani lenda e pare industrise vendase do ti vije e gatshme, e ndare, e palosur dhe e ambalazhuar nga Italia.


Kush ka qofte dhe nje fije mendimi ekonomik ne koke e kupton qe ne qofte se ne Itali a kudo gjetiu ne vendet e zhvilluara europiane, mbeturinat jane ndare dhe jane bere gati per riciklim, ato nuk kane nevoje te ngarkohen ne vapore per tu prure te impiantet e riciklimit ne Shqiperi.


Kjo nuk eshte nje pune dore, si bie fjala qepja e te mbathurave, qe te del me lire ti gatitesh ne Kavaje sesa ne Milano, jo ky eshte nje proces industrial riciklimi ku natyrisht, nese kursen rrugen, ke ulur dhe cmimin e produktit te ricikluar.


Por e mesuar me nje popull qe skundershton, qe eshte teper i lodhur nga keta politikane, me vetedije teper te ulet ekologjike dhe teper individualist ne veprimtarite e tij, qeveria i heq atij nepermjet zv.ministrit te saj te Mjedisit edhe mundesine qe te kete nje fije mendimi ekonomik ne koke.


Kur degjon nje arsyetim te tille pyet por perse duhet nje arsyetim? Si kane ardhur punet, eshte me mire qe kjo qeveri te mos jape asnje shpjegim per punet qe ben sepse ajo punet e keqija i ben qe i ben, ndaj dhe nuk eshte nevoja te fyhen kaq keq njerezit ne inteligjencen e tyre.


E gjitha eshte nje demagogji e keqe per te fshehur projektin e rrezikshem te importimit te plehrave nga Italia dhe vende te tjera te zhvilluara ne Shqiperi, nje projekt qe e dinim te vdekur qysh ne 2004-n.


Ai duhet ndaluar me te gjitha menyrat, ne radhe te pare me ane te vetedijesimit te qytetareve shqiptare, duhet organizuar edhe nje here shoqeria civile, ne qofte se projekti smund te ndalet politikisht, per te ndaluar shitjen e metejshme te interesave te vendit ne formen me te keqe te mundshme, ate te helmimit te tokes dhe ajrit te tij me mbeturinat e te tjereve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit