Publikuar me : 28.10.2011 Ne :
Kronike - 47 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Rreth 21 mijë e 200 tonë municione janë demontuar gjatë këtij viti në vendin tonë. Lajmin e bëri me anë të një deklarate për emdiat zv. ministri i Mbrojtjes Ekrem Spahia. Ai theksoi se demontimi i municioneve po zhvillohet me transparencë të plotë dhe brenda të gjitha rregullave dhe ligjeve në fuqi.
“Në vitin 2010 janë asgjesuar 20 mijë 653 tonë municione ndërsa nga janari deri më datën 27 tetor 2011 që është edhe më i suksesshmi është 21 mijë e 200 tonë municione” theksoi Spahia.
Zv. ministri deklaroi se demontimi i municioneve po zhvillohet në respektim të planit të veprimit të miratuar nga ministri i mbrojtjes si dhe duke përcaktuar edhe prioritetet ku dy prej tyre janë eksporti i municioneve dhe demontimi i municionev në rrugë industriale.