|
Demshperblimet, banoret pengojne ndertimin e rruges
Publikuar me : 14.04.2011 Ne :
Kronike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Fushe-Kruje - Ndertimi i nje unaze te re per qytetin e Fushe-Krujes shkaktoi konflikte
me banoret e fshatit Luz te cilet protestuan dhe bllokuan punimet per shkak se firma qe po
kryen punimet ka prishur avlline e nje shtepie pronari i se ciles nuk ndodhej aty.
Ata deklaruan gjithashtu se nuk kane marre demshperblim per token, avllite qe do te prishen nga punimet per unazen e re. nje nga te demtuarit Gjon Luka tha se ndodhej ne Tirane kur e njoftuan se fadroma i kishte prishur avlline e baneses. Ai nuk kishte pranuar edhe me pare qe te behej prishja dhe ne ato momente, sipas tij, me sa duket drejtuesit e
firmes e kishin marre informacionin se nuk kishte njeri ne shtepi dhe kane nderhyre menjehere, ne oren 06 00 te mengjezit.
Me rikthimin e tij ne banese jane nderprere punimet, ndersa Luka ka deklaruar se do denoncoje firmen per dhunim e shkaterrim prone. Ai tha se deri me sot ne nuk dime dhe as nuk na eshte shpronesuar prona. Ne e dime qe unaza eshte nje investim publik dhe nuk jemi qe te mos ndertohet, pasi i sherben komunitetit, por shteti funksionin ne baze te ligjit dhe duhet te na demshperbleje.
Ne Bashki na kane thene qe tia dergojme Bankes Boterore kerkesen per demshperblim, pasi eshte kompetence e saj per demshperblimin e tokave bujqesore dhe pemeve. E thene ndryshe, eshte nje sorollatje, dhe jo nje rrugezgjidhje. Edhe per kete problem ne do i drejtohemi gjykates. Kryebashkiaku i Fushe-Krujes, Ismet Mavrici, ne linje telefonike deklaroi se tokat jane matur te gjitha dhe do demshperblehen konform ligjit, sipas disponimit te pronareve te ketyre tokave.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|