Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Denohen me 21 vite burg dy "pritesit" e 1 kg kokaine derguar me poste nga Panamaja

Publikuar me : 20.04.2011 Ne : Kronike - 80 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Gjykata per Krime te Renda ne kryeqytet, shpalli fajtor dy te pandehurit Arben Uku dhe Ilia Xoxe, per akuzen e trafikut te droges nga Panamaja drejt Shqiperise me ane te agjencise postare. Ishte peseshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Klodian Kurushi, te cilet, pasi degjuan pretendimet perfundimtare te akuzes dhe mbrojtjes, vendosen denimin me 11 vite burg per te pandehurin Ilia Xoxe dhe denimin me 10 vjet burg per te pandehurin Arben Uku.


Kesaj mase denimi do ti ulet 1/3 e denimit perfundimtar per shkak te aplikimit te shqyrtimit gjyqesor me gjykim te shkurtuar. Nderkohe, prokurori i ceshtjes, Edvin Kondili, gjate leximit te konkluzioneve perfundimtare, kerkoi qe te dy te pandehurit te denohen me nga 11 vite heqje lirie.


Avokatet mbrojtes dhe vete te pandehurit kerkuan nje mase me te bute denimit. Sipas vendimit, eshte provuar se dy te pandehurit Uku dhe Xoxe ishin pritesit e pakos se ardhur nga Panamaja, ku brenda saj ndodhej nje pjese makine se bashku me 1 kg kokaine.


Nga hetimi gjyqesor, eshte arritur ne perfundim se sasia prej 1 kg kokaine e sekuestruar mesditen e dates 19 nentor 2010, eshte nisur nga Panamaja, nga shtetasi Edwin David Arias Trujillo. Droga, ishte fshehur brenda nje motor/gjeneratori elektrik te paketuar ne nje pako dhe derguar nepermjet nje agjencie te njohur postare me destinacion Tiranen.


Emri i pritesit mbante inicialet A.T., por qe dyshohet se ishte fiktiv, - thuhet ne vendimin e firmosur nga pese gjyqtaret e Gjykates per Krime te Renda. Per nisjen e kesaj sasie kokaine nga Panamaja drejt Shqiperise, Sherbimi Informativ Shteteror kishte sinjalizuar Policine dhe Prokurorine per Krime te Renda, per nje sasi prej 2.5 kg kokaine qe do te vinte nga Panamaja.


Pas ketij sinjali, jane lajmeruar autoritete e policise amerikane dhe italiane, per dergesen qe pritej te vinte ne Shqiperi nepermjet nje agjencie postare. Gjate kontrollit, autoritetet amerikane kane identifikuar pakon postare dhe sasine e kokaines te fshehur ne nje motor/gjenerator elektrik, per te cilen kane lajmeruar autoritet shqiptare.


Ne pako eshte vendosur nje pajisje lokalizuese GPS per te kontrolluar itinerarin e levizjes se pakos. Sapo ka hyre ne territorin italian, kete pako e ka shoqeruar nje punonjes i Rojes Financiare Italiane, i cili erdhi deri ne Shqiperi, ku edhe u be operacioni per dorezimin e kontrolluar.


Me te mberritur ne Shqiperi, policia arrestoi te dyshuarit e kesaj sasie malli, Arben Uku dhe Ilia Xoxe, te cilet u paraqiten ne agjencine postare per te terheq pakon e mbushur me 1 kg kokaine.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 89 here.
Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne AustriNjë e plagpsur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina) Studentët e vitit të tretë Gjuhe-Letërsi pak orë para aksidentit në Apolloni I PËRDITËSUAR – 15:40 Dy prej të plagosurave nga tragjedia e Himarës do të dërgohen për mjekim të specializuar nga Austri. Spitali Ushtarak i ka drejtuar një kërkesë për transport ambasadës austriake në Tiranë pasi një gjë e tillë mund të realizohet vetëm me avion sanitar. Një lajm i tillë është...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”
» Pezullohet licensa per “Kristal-in”
» Iu zhvat 20 milione leke, mashtronte t’u kthente pronen
» Tirane, kapen pese persona te kerkuar
» Tirane, kapen 5 te kerkuar
» “21 janari”, shtyhet gjyqi ndaj te akuzuarve, avokatet kerkojne pa vlefshmerine e ekspertizave
» Lamtumire studenteve qe perloten Shqiperine

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit