Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Denohet ish-shefi i krimeve, i kerkoi para dhe seks denoncueses

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Flamur Vezaj

Ish-shefi i krimeve në Drejtorinë e Policisë së Fierit, i pandehuri Pandeli Gjone, njëherazi edhe ish-drejtues i sektorit të pastrimit të parave po në këtë drejtori, u dënua nga Gjykata e Fierit me 2 vjet heqje lirie dhe 600 mijë lekë gjobë, për akuzën e “korrupsionit”. Ishte treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Roland Hysi, të cilët pasi dëgjuan diskutimet përfundimtare të prokurorit të task-forcës së prokurorisë së Fierit, avokatit mbrojtës dhe vetë të pandehurit, vendosën ta cilësojnë fajtor të pandehurin për akuzën e “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas vendimit të togave të zeza, i pandehuri Gjone, që me kërkesë të prokurorisë dhe vendim Gjykate ishte pezulluar edhe nga detyra drejtuesit të sektorit të pastrimit të parave në Drejtorin e Policisë së Fierit, do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Rreth dy muaj më parë, ishte prokurori i çështjes, i cili në diskutimin e tij përfundimtar kërkoi që togat e zeza ta shpallin fajtor të pandehurin Gjone dhe ta dënojnë me 3 vite burg dhe 600 mijë lekë të reja gjobë. Por, këtë masë dënimi e kishte kundërshtuar avokati mbrojtës dhe vetë i pandehuri duke kërkuar nga Gjykata drejtësisë dhe pafajësi.

Sipas mbrojtjes, në asnjë rast i pandehuri nuk kishte kërkuar ryshfet. Edhe për kundër këtyre pretendimeve, Gjykata, e gjeti fajtor të  pandehurit, pasi bazuar në provat e sjella nga task-forca, ish-shefi i krimeve Gjone i kishte kërkuar një personi nga Gjirokastra shumën prej 500 mijë lekësh në formë shpërblimi për kryerjen e detyrës, për të cilën e ngarkon ligji. “Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, rezultoi se i pandehuri Pandeli Gjone, në Nëntor të 2009 kryente detyrën e shefit të krimeve në Drejtorin e Policisë së Fierit, ku ishin paraqitur tre shtetas të familjes së F.J.

Kjo shtetase, së bashku me dy të afërm të saj kishte ardhur nga Gjirokastra në Fier, pasi ishte larguar nga banesa mbesa e saj  12 vjeçare dhe që rezultonte se ndodhej në Fier tek disa persona të panjohur për familjen. Në Drejtorin e Policisë së Fierit, shtetasja F.J. kishte kërkuar ndihmë nga efektivët e policisë, konkretisht nga vetë ish-shefi i krimeve Pandeli Gjone për gjetjen dhe kthimin e mbesës 12 vjeçare në banesën e tyre në Gjirokastër. Fillimisht, i pandehuri Gjone ka tentuar të bindë kallëzuesen se vajza do të martohej te familja nga Fieri dhe nuk do të kthehej në banesën e saj në Gjirokastër.

Por kallëzuesja F.J. nuk e ka pranuar këtë fakt dhe kërkesë të ish-të pandehurit Gjone. Gjatë asaj nate kallëzuesja ka qëndruar në Fier deri në mëngjes ku kanë nënshkruar deklaratat para oficereve të policisë për marrjen e të mitures 12 vjeçare për në Gjirokastër”,- thuhet në vendimin e firmosur nga tre gjyqtarët. Po sipas këtij vendimi, të nesërmen e kësaj dite, konkretisht më 22 Nëntor 2009, gjatë një momenti në zyrën e ish-shefit të krimeve tashmë i dënuar Gjone, ky i fundit i kërkon shtetases F.J. që në formë dëmshpërblimi të paguante 500 mijë lekë të vjetra ose të krijonte lidhje intime për ndihmën që i kishte dhënë, në ushtrim të detyrës së tij. “Mirë vajzën që do ta merrni po kafen time kur do të ma jepni?”.

Kallëzuesja F.J. e ka pyetur se sa kushtonte kafja e tij, i pandehuri Gjone i është përgjigjur se “kafja kushton 500 mijë lekë (të vjetra)”. Meqenëse shtetasja F.J. nuk kishte para për t’i dhënë të pandehurit Gjone, ky i fundit i ka kërkuar të krijonte lidhje intime me të. Gjatë bisedimeve telefonike që ka zhvilluar i pandehuri me këtë shtetases përsëri i ka thënë se priste nga ajo që t’i kishte dhënë 500 mijë lekë”,- thuhet ndër të tjera në vendimin e arsyetuar që “Shekulli” ka siguruar një kopje. Në përfundim të arsyetimit dhe kronologjisë së provave dhe dëshmive të dhëna në gjyq, togat e zeza vendosen dënimin e të pandehurit Gjone me 2 vjet burg e 600 mijë lekë gjobë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 89 here.
Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne AustriNjë e plagpsur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina) Studentët e vitit të tretë Gjuhe-Letërsi pak orë para aksidentit në Apolloni I PËRDITËSUAR – 15:40 Dy prej të plagosurave nga tragjedia e Himarës do të dërgohen për mjekim të specializuar nga Austri. Spitali Ushtarak i ka drejtuar një kërkesë për transport ambasadës austriake në Tiranë pasi një gjë e tillë mund të realizohet vetëm me avion sanitar. Një lajm i tillë është...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”
» Pezullohet licensa per “Kristal-in”
» Iu zhvat 20 milione leke, mashtronte t’u kthente pronen
» Tirane, kapen pese persona te kerkuar
» Tirane, kapen 5 te kerkuar
» “21 janari”, shtyhet gjyqi ndaj te akuzuarve, avokatet kerkojne pa vlefshmerine e ekspertizave
» Lamtumire studenteve qe perloten Shqiperine

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit