Publikuar me : 20.12.2011 Ne :
Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një familje nga Tirana ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së saj 20-vjeçare.
Sipas familjes Dushku, vajza e tyre, Inesa, 20 vjeç, është larguar nga shtëpia para katër ditësh dhe nuk është kthyer më që atëherë.
Familjarët e vajzës janë shprehur se 20-vjeçarja ishte në gjendje depresive kur është larguar nga shtëpia.
Pas denoncimit në komisariatin nr 5 në kryeqytet, policia ka nisur menjëherë kërkimet për gjetjen e vajzës.