Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Depresioni dhe Demokracia

Publikuar me : 20.12.2011 Ne : Kuriozitete - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga New York Times

 

Është koha të fillojmë që situatën aktuale ta quajmë ashtu siç është: një depresion. Është e vërtetë se nuk bëhet fjalë për një Depresion të Madh, por është ky është vetëm një ngushëllim i ftohtë. Papunësia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e madhe. Udhëheqësve të institucioneve është duke iu humbur reputacioni, ndërsa vlerat demokratike janë nën bllokadë.

Në frontet politike, sikurse edhe në ato ekonomike, është e rëndësishme që të mos rrëzohesh në një gjendje jo aq të keqe sa në një kurth. Papunësia e madhe nuk është e pranueshme vetëm se nuk ka goditur nivelet e vitit 1933; tendencat ogurzeza politike nuk duhet përjashtuar vetëm pse Hitleri nuk është në horizont. Kriza e euros në Evropë është duke e mbytur ëndrrën evropiane. Valuta e përbashkët, e cila kishte për qëllim bashkimin e shteteve, tani po krijon një atmosferë të hidhur.

Askush që e njeh historinë e Evropës nuk mund ta shohë këtë rigjallërim të armiqësisë pa ndjerë drithërima. Megjithatë, gjëra edhe më të këqija mund të ndodhin. Në Finlandë, partia e quajtur ‘Finlandezët e vërtetë’, me qëndrime kundër imigrantëve, gjeti mbështetje të fortë te votuesit në zgjedhjet e prillit. Përderisa kjo ndodhë në një vend të tillë të pasur, me një ekonomi që është mbajtur relativisht mirë, gjendja duket edhe më e keqe në vendet e varfra të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Muajin e kaluar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dokumentoi një rënie të mprehtë të mbështetjes publike për demokracinë në vendet e reja të BE-së; në vendet që iu bashkuan BE-së pas rënies së murit të Berlinit. Në Hungari, institucionet demokratike aktualisht janë duke u dëmtuar. Një prej partive më të mëdha të Hungarisë, partia “Jobik”, është kundër komunitetit rom, si dhe është parti anti-semite.

Por rreziku i menjëhershëm vjen prej partisë qeverisëse të qendrës së djathtë, “Fidesz”. Kjo parti fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, të paktën pjesërisht për shkaqe ekonomike. Hungaria nuk është pjesë e eurozonës por pësoi rëndë për shkak të shkallës së gjerë të huamarrjes në valutë të huaj dhe gjithashtu, në saje të keqmenaxhimit dhe korrupsionit nga ana e partive të atëhershme në pushtet, liberalëve të majtë.

Tani, partia Fidesz, e cila u përplas me një Kushtetutë të re në pranverën e kaluar, në një votim partiak, duket e vendosur për një qëndrim të përhershëm në pushtet. Nëse merren parasysh të gjitha këto elemente, e gjithë kjo të çon në rivendosjen e sundimit autoritar, nën një lustër të hollë të demokracisë, në zemër të Evropës. Dhe ky është një shembull i asaj që mund të ndodhë edhe më gjerësisht, nëse vazhdon depresioni. Bashkimi Evropian e humbi shansin për të kthyer pushtetin në fillim – pjesërisht për shkak se Kushtetuta e re u përplas gjatë mbajtjes së presidencës me rotacion të BE-së, kur radhën e kishte Hungaria. Do të jetë shumë më e vështirë tani të ndërrohet kahja. Megjithatë, udhëheqësit e Evropës është më të mirë të bëjnë përpjekje, nëse nuk duan të rrezikojnë të humbasin gjithçka. Ata gjithashtu duhet t’i rishqyrtojnë politikat e dështuara ekonomike. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do të ketë kthim mbrapa për demokracinë dhe thyerja e euros do të jetë shqetësimi i tyre më i pakët

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit