Publikuar me : 11.10.2011 Ne :
Kronike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një grua në Lushnje i ka dhënë fund jetës një ditë më parë duke u vetëhelmuar. 56-vjeçarja Lutfie Allka kishte konsumuar fostoksinë dhe familjarët e kanë nisur për në spital sapo kanë konstatuar shenjat e para.
Por 56-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Lushnjes menjëherë pas mbërritjes. Në përfundim të hetimeve, policia bëri të ditur se gruaja ishte vetëhelmuar si pasjë e gjendjes depresive në të cilën ndodhej.