Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deputetja Ermelinda Meksi padit Kuvendin per makinen e saj

Publikuar me : 02.08.2010 Ne : Politike - 123 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Meksi Kjo ceshtje per mua nuk eshte materiale, por respektim i nje te drejte qe me
takon sipas statusit qe zoteroj.

Kuvendi nuk i jep sqarime per automjetin qe deputetja zoteron prej 5 vitesh

Deputetja e Partise Socialiste Ermelinda Meksi padit Kuvendin per makinen qe ka ne perdorim. Pas vendimit te mazhorances per tu hequr makinat zyrtareve, nje pjese e ketyre makinave do te shiteshin, dhe sipas ligjit, te drejten e parablerjes do e kishin poseduesit e tyre.


Per te sqaruar procedurat se cfare do te behej me makinen e saj, deputetja Meksi i ka paraqitur disa shkresa si Kuvendit ashtu edhe Ministrise se Integrimit, dikaster te cilin e ka drejtuar me pare, por pa mundur dot qe te marre nje pergjigje prej tyre.


Automjeti, per te cilin behet fjale eshte fuoristrade, tip Land Rover, me targa 8700 I i vitit 2002, automjet te cilin deputetja e ka ne perdorim qe prej pese vitesh qe ne kohen kur ka qene zevendeskryeministre dhe ministre e Integrimit Europian.


E kontaktuar nga gazeta Shekulli deputetja Ermelinda Meksi deklaron se kjo histori meskine, sic e cileson ajo, nuk eshte ceshtje materiale, por respektim i nje te drejte sipas statusit qe gezon.


Historia

Nje prej letrave te fundit qe deputetja e PS-se i ka dorezuar Kuvendit mban daten 17 qershor 2010 me nr. protokolli 1581 drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te Kuvendit te Shqiperise. Per letren e saj Meksi ka vene ne dijeni edhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli.


Por deputetja Meksi nuk ka mundur qe te marre nje pergjigje prej Kuvendit. Edhe kete radhe si dhe me pare, nuk mora pergjigje duke rrezikuar perseri historine e kungulleshkave qe administrata e Kuvendit, sigurisht nen presion politik, ben me ne dhe pastaj ne menyre te paturpshme na diskuton makinat kur vete znj. Topalli sapo ka blere makina te reja dhe te shtrenjta.


Me daljen e ligjit te ri per makinat, mendova se, kjo makine nuk i hyn ne pune kujt, sepse sipas ligjit duhet te dale ne ankand, nese deputeti qe e ka ne perdorim nuk e blen sipas ligjit mbi statusin e tij.


Por kjo nuk eshte letra e pare qe Meksi i ka bere autoriteteve pergjegjese per zgjidhjen e problemit.
Ne vitin 2005 pas nderrimit te forcave ne pushtet, ish zevendesministrja dhe ministrja e Integrimit ne kohen e socialisteve, Ermelinda Meksi, i eshte drejtuar me nje leter Jozefina Topallit dhe Arenca Trashanit. Pas ketyre letrave drejtuar Kuvendit, ajo vendosi qe te dorezoje edhe padine.


Pasi u keshillova me avokate per nje parim, vendosa te hedh ne gjyq kuvendin, sepse nuk me ktheu pergjigje ne zbatim te nje te drejte qe ma jep ligji. Kaluan me shume se 30 dite sic e kerkojne procedurat dhe arbitrariteti i ketij pushteti qe si jep kujt llogari, nuk e quajti te arsyeshme te me pergjigjet. Kur takoj shkalleve te Kuvendit Sekretarin e Pergjithshem dhe e pyes pse s me pergjigjesh, me turp ngre supet sikur do te me thote se nuk vendos une po me lart.


Kjo eshte demokracia Topalli-Berisha qe kur nuk respekton nje deputete, imagjino se sa i respekton shqiptaret e thjeshte, prandaj le te vendose gjykata, bile jo vetem per blerjen, po per gjithe shpenzimet qe qeveria ne diete mi la mua ne ngarkim per mirembajtjen dhe siguracionin e makines per 4 vjet, megjithese sipas ligjit te cilin Topalli e ka perfolur kaq shume se i djeg zemra per te kursyer, duhet te na i paguante Kuvendi, deklaroi deputetja Meksi.


Ajo akuzon mazhorancen se ka diskriminuar deputetet e majte duke i penguar ne punen e tyre si opozitare.


Kemi kerkuar hetim te fondeve sepse ne si opozite jemi diskriminuar per cdo shpenzim me qellim qe te pengoheshim ne funksionin tone opozitar. Asnje lek nuk me ka paguar Kuvendi per 4 vjet per makinen, gjithe mirembajtjen dhe siguracionin ne 5 vjet i kam paguar vete, sqaron ne padine e saj Ermelinda Meksi.


Letra e 17 qershorit

Deputetja Meksi nepermjet nje letre drejtuar Sekretarit te Pergjithshem te Kuvendit sqaron se mbas perfundimit te statusit si ish Zv. Kryeministre dhe ne zbatim te statusit te deputetit, ne mungese te
ndonje automjeti tjeter nga Kuvendi i mbeti ne perdorim makina Land Rover.


Ne janar te 2010 me kerkesen tuaj, ju kam dorezuar dokumentacionin e plote te makines ne perdorim per te kryer veprimet per privatizim.


Paralelisht me kete Ministria e Integrimit ju ka kerkuar te benit hyrjen e makines si mjet ne pronesi te Kuvendit. Çuditerisht ne daten 14.6.2010 me shkresen e siper cituar ju me vini ne dijeni per parablerjen e nje automjeti tjeter ate tip Bora me targe 6875 E, automjet qe asnjehere nuk ka qene ne perdorimin tim,veprim per me teper jo konform ligjit.


Ne daten 16 .6.2010 ne takimin qe patem per kete ceshtje u habita pa mase kur ju me konfirmuat se makinen nuk e beni dot hyrje pasi dogana nuk ju ktheu pergjigje per cmimin e saj brenda dates 31 mars. Pas kerkeses per shpjegime lidhur me keto veprime absurde qe kane vite qe zvarriten, duke me penguar ne funksionin tim , mu pergjigjet se tashme kjo eshte bere ceshtje politike dhe ju nuk mund ta zgjidhni, ate e zgjidh vetem Kryetarja, -thuhet ne leter.


Ligji

Qeveria rreth nje vit me pare nxori nje ligj ku kerkohej heqja e makinave per zyrtaret e larte, perfshire edhe automjetet e deputeteve dhe nxjerrjen e tyre ne ankand. Ne ligj parashikohet qe perdoruesit e makinave ne momentin qe ka dale ligji, kane edhe te drejten e parablerjes.


Ligji thote se te paret qe do tu jepen makinat, jane zyrtaret qe i kane pasur ne perdorim ato, madje pagesen mund ta realizojne edhe me keste. Per vlera me te medha se 1 milion leke, zyrtari, ne dispozicion te te cilit eshte mjeti, qe gezon te drejten e parablerjes dhe qe ka pranuar oferten, ka te drejte te kerkoje shlyerjen e pageses me keste, te cilat nuk mund te jene me te vogla se 500 mije leke per cdo vit pasardhes, me kusht qe te shlyeje menjehere, te pakten kestin e pare prej 1 milion leke, thuhet ne ligj.


Ndersa ne rastet kur makinat nuk kane qene te titullareve apo drejtoreve, apo keta te fundit kane refuzuar te drejten e parablerjes. Ofertat dorezohen me shkrim, dorazi ose permes postes, te nenshkruara dhe te mbyllura ne zarf. Komisioni i ankandit, sipas kerkeses, pajis ofertuesit me nje deshmi, ku shenohen data dhe ora e pranimit te ofertes sanksionohet ne ligj. Sipas ligjit institucionet duhet te bejne nje liste te automjeteve qe do te shiten.


Lista e mjeteve te transportit, qe do te shiten, i dergohet nga autoriteti shites, zyres doganore me te afert, e cila, brenda pese diteve kalendarike, pergjigjet zyrtarisht, per vleren, qe rezulton per secilin automjet, nga tabelat e buletineve, qe pasqyrojne vleren e shitjes ne tregjet evropiane.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit