Publikuar me : 20.09.2011 Ne :
Politike - 65 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Partia ka një statut. Grupi ka një rregullore dhe në këto përcaktohet qartë kur janë rastet kur dikush duhet “të dënohet”, apo të përjashtohet, të marrë apo të mos marrë pjesë në forumet e partisë. Është diskutim që e kam dëgjuar shpesh. Është debat, që do të zhvillohet në forumet e PS-së, do të mbahet një qëndrim, që uroj të jetë i drejtë ndaj atyre njerëzve, që nuk kanë përmbushur detyrat, që kishin marrë përsipër nëpërmjet funksioneve që ende kanë”, u shpreh në një prononcim për mediat deputetja e PS-së Olta Xhaçka.
Brenda Partisë Socialite ka zëra për masa konkrete ndaj kritikëve për lidershipin e kësaj force politike. Për deputeten Olta Xhaçka, nuk ka pse të ketë lëshime. Sipas saj, forumet e partisë duhet të mbajnë një qëndrim të fortë ndaj sekretarëve, të cilët nuk kanë qenë efektin në punën e tyre si Andis Harasani apo Kastriot Islami.
Olta Xhaçka, i bashkohet një numri jo të pakët deputetësh socialistë, që kanë kërkuar deri përjashtim nga partia të të mandatuarve që kanë thyer vendimin e grupit të PS-së.