Eshte historia e Asanes qe projekton sot, ora 19.00, Akademia e Filmit & Multimedias Marubi ne bashkepunim me Institutin Italian te Kultures. Letra nga Saharaja (Lettere dal Sahara) i regjisorit Vittorio De Seta i perket repertorit te filmit bashkekohor italian dhe eshte nje film ne thelb per te drejtat e njeriut emigrant.
Asane eshte nje i ri nga Senegalin qe emigron drejt Italise ku ka miqte e tij. Anija e tij mbytet, dhe me shume veshtiresi mberrin ne Lampeduza. Punesohet ne te zeze diku ne jug. I riu ben perpjekje te integrohet ne Firence dhe me tej ne Torino. Gjen pune dhe miq, meson gjuhen dhe fiton lejen e qendrimit. Behet viktime e racizmit dhe vendos te kthehet ne Senegal. Letra nga Saharaja eshte prodhimi i vitit 2006, 123 min..
Interpretojne Djbril Kebe, Paola Ajmone Rondo, Stefano Saccotelli, Madaeass Kebe.
Neser, vazhdon projeksioni i filmit te dyte nga seria e krijimeve te regjisorit francez Jacques Tati. Ky program per nje regjisor perfaqesues i pas Luftes se Dyte Boterore, nje mjeshter i zhanrit komedi, eshte realizuar ne bashkepunim me Ambasaden e Frances ne Shqiperi.
Nga Tati, neser te mbremje, ora 19.00 shfaqet Pushimet e zotit Ylot (Les Vacances de Monsieur Hulot), realizuar ne vitin 1953, zgjat 74 minuta. Jane aventurat e nje njeriu qe nuk e di se pushimet vetem per tu zbavitur qe nuk jane bere. Interpretojne Jacques Tati, Nathalie Pascaud, Micheline Rolla.