Vetedorezohen, pyeten dhe lirohen kreret e Gardes. Prokurori amerikan keshilloi lirimin e 5 prej 6 gardisteve. Mbahet ne arrest vetem Alfred Ahmetcenaj.
Ja cfare ndodhi gjate oreve te nates me rreth 30 gardiste qe mberriten me makina dhe rroba civile ne dyert e Prokurorise, nderkohe qe brenda nje prokurore femer firmoste arrestin e dyte per 21 janarin.
Zgjodhem 5 gardiste per grupin e zjarrit, urdher per te qelluar turmen skam dhene...
TIRANE- Vetedorezohen, pyeten dhe lirohen nga prokuroria pese nga gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes, ndaj te cileve prej dates 22 janar ishte leshuar urdher-ndalimi nga grupi hetimor i Prokurorise se Tiranes, qe po heton demonstraten e 21 janarit dhe pasojat e saj.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme dhe atyre prane Policise se Shtetit, ku keta te fundit kane perpiluar procesverbalet e dorezimit te gjashte drejtuesve te Gardes se Republikes brenda ambienteve te organit te akuzes.
Sipas ketyre burimeve, mesohet se ka qene ora 19 00 e mbremjes se marte, ku para deres kryesore te Prokurorise se kryeqytetit, kane ndaluar disa makina ku prej tyre kane zbritur gjashte drejtuesit e Gardes qe prej 17 diteve ndodheshin ne kerkim nga prokuroria.
I pari qe ka zbritur nga makina dhe ka hyre ne institucionin e akuzes, ka qene Komandanti i Gardes, gjeneral Ndrea Prendi, per tu pasuar nga Dashamir Shehi me detyren e Komandantit te Njesise numer dy, (njesia qe me 21 janar kishte per detyre ruajtjen e kryeministrise), komandanti i njesise speciale te Gardes, major Alfred Ahmetcenaj dhe komandantet e njesive te tjera, Altin Kollcinaku, Fatos Bushati e Aleksander Deda. Te gjashte drejtuesit e Gardes ishin te veshur civile dhe shoqeroheshin nga nje numer i madh efektive te gardes, te cilet ishin po me rroba civile, por qe kane pritur deri ne oret e para te mengjesit te djeshem, kur prokuroret kane perfunduar marrjen e shefave te tyre ne pyetje.
Pas hyrjes se drejtuesve te Gardes ne prokurori, aty jane paraqitur disa agjente te Drejtorise se Policise se Tiranes, te cilet brenda ambienteve te institucionit te akuzes kane mbajtur procesverbalet e dorezimit te drejtuesve te Gardes.
Pas firmosjes se procesverbaleve te dorezimit, te 6 drejtuesit e Gardes te shoqeruar nga avokatet e tyre mbrojtes jane shoqeruar ne zyra te ndryshme te prokuroreve dhe hetuesve te ceshtjes, per te dhene shpjegime me cilesine e personave nen hetim.
Pyetja e tyre ka vazhduar per rreth 7 ore, ku secili prej tyre ka dhene versionin e tij per demonstraten e 21 janarit, ku mbeten te vrare me arme zjarri kater demonstrues dhe u plagosen shtate te tjere.
Pas marrjes ne pyetje, prokuroria ka vendosur nen keshillimin e prokurorit amerikan qe per gjithe kohen ishte prezent aty, te liroje pese nga gjashte drejtuesit e Gardes se Republikes, per tu hetuar ne gjendje te lire pa mase shtrenguese.
Ne perfundim te kesaj procedure, si dhe ne vleresim te rrethanave te deritanishme te hetimit, nga ana e prokuroreve u urdherua lirim per shtetasit Ndrea Prendi, Dashamir Shehi, Aleksander Deda, Fatos Bushati dhe Altin Kollcinaku,-thuhet ne njoftimin e zyres se kryeprokurores znj.Ina Rama.
DESHMITE
Prendi
Sipas ketyre burimeve, mesohet se Komandanti i Gardes, gjeneral Ndrea Prendi, eshte marre ne pyetje nga zv/drejtuesi i prokurorise se kryeqytetit, prokurori Genci Qano, para te cilit ka mohuar se kishte dhene urdher per te qelluar me arme zjarri.
Ishte caktuar nje grup prej disa gardistesh te njesise speciale te cilet ishin te vetmit qe kishin plumba luftarake dhe ne rast se turma do te hynte brenda territorit te kryeministrise do te qellonin per paralajmerim, por jo drejt turmes. Jane zbatuar rregulloret dhe urdhri i dhene ka qene per te qelluar ne ajer me plumba manovre (mesimore)- ka thene Ndrea Prendi.
Shehi
Komandanti i njesise numer dy shtetasi Dashamir Shehi qe kishte per detyre me date 21 janar ruajtjen e kryeministrise dhe kishte nen komande njesite e tjera te Gardes, eshte pyetur nga prokurori Ervin Karanxha.
Ne momentin qe kane filluar te shtenat me arme, une nuk kam qene ne ambientet e jashtme te kryeministrise, pasi po merrja mjekimet e plages qe mora ne koke-ka thene nder te tjera Shehi
Ahmetcenaj
Komandanti i njesise speciale te Gardes se Republikes, major Alfred Ahmetcenaj, i cili edhe u arrestua ne oret e para te mengjesit te djeshem, mesohet se eshte marre ne pyetje nga zv/prokurorja e institucionit te akuzes, prokurorja Marjeta Zaimi.
Sipas burimeve te Prokurorise se Pergjithshme, majori Ahmetcenaj, ka mohuar se ka dhene urdher per te qelluar me arme zjarri edhe pse ishte drejtuesi i pese efektiveve qe ishin caktuar si grupi i zjarrit per demonstraten e 21 janarit. (prej tyre dyshohet se jane kryer vrasjet dhe plagosjet bazuar ne ekspertizen e predhave ne trupat e viktimave)
Bushati, Kollcinaku dhe Deda
Tre komandantet e njesise numer 1, 3 dhe 4 mesohet se jane marre ne pyetje nga prokurori Adriatik Camaj dhe dy hetuesit e ceshtjes. Sipas te dhenave te Prokurorise se Pergjithshme, roli i tre drejtuesve te ketyre njesive ishte mbeshtetes te njesise numer dy dhe nen komanden e drejtuesit Shehi.
Deshmia Nuk kam dhene urdher te qellohet me plumba luftarake drejt turmes apo ne ajer
Arrestohet majori Ahmetcenaj, kishte ne vartesi grupin e zjarrit
TIRANE- Ne asnje ne rast, me detyren e komandantit te njesise speciale dhe i grupit te zjarrit nuk kam dhene urdher te qellohet me plumba luftarake drejt turmes apo ne ajer. Keshtu pretendoi, nder te tjera, para prokurores dhe hetuesit te ceshtjes, komandanti i Njesise Speciale te Gardes se Republikes, majori Alfred Ahmetcenaj, te cilit ne oret e para te mengjesit te djeshem iu vendosen prangat.
Ahmetcenaj pervec se kishte nen komanden te gjithe njesine speciale, kishte ne vartesi edhe pese efektivet qe sipas planit te masave ishin caktuar per hapje zjarri luftarak ne rast nevoje, duke i etiketuar si grupi i zjarrit. Ne mesin e ketyre personave, sipas prokurorise, ishte edhe i arrestuari i dy diteve me pare, Agim Llupo, mbi te cilin rendon akuza e vrasjes se demonstruesit Ziver Veizi nga Gjirokastra.
Arrestimi i majorit Ahmetcenaj, mesohet se eshte bere ne zyren e zv/prokurores se kryeqytetit, prokurores Marjeta Zaimi, ne prezencen e prokurorit amerikan dhe njerit nga hetuesit e ceshtjes. Efektivet e policise, me kerkese te prokurores, ne oren 03 32 minuta i kane vendosur prangat majorit Ahmetcenaj, duke e shoqeruar me pas ne dhomat e paraburgimit te Drejtorise se Policise ne Tirane. Ahmetcenaj ka dhene versionin e tij per ngjarjen per rreth 6 ore.
Deshmia
Ne planin e masave per demonstraten e 21 janarit, nga njesia ime ishin perzgjedhur 5 efektive te cilet ishin te vetmit te pajisur me plumba luftarake qe njihen si grupi i zjarrit dhe ishin te vetmit qe do te perdornin plumbat luftarake sipas ligjit per perdorimin e armeve, por, ne asnje moment pa urdhrin tim.
Dhe gjate gjithe dites se demonstrates, ne asnje rast nuk kam dhene urdher qe grupi i zjarrit te qelloje me arme zjarri luftarak drejt turmes qe ndodhej jashte rrethimit te nderteses se kryeministrise. Njesia qe une drejtoja, ka qene force mbeshtetese e njesise nr.2 qe kishte per detyre ruajtjen e nderteses se kryeministrise.
Njesia ime ishte vendosur fillimisht pas nderteses se kryeministrise dhe ne rast se porta do te thyhej, ne atehere do te vepronim. Turma fillimisht eshte ndaluar nga policia qe ndodhej jashte rrethimit te nderteses.
Me pas, pas largimit te policise, brenda rrethimit ka qene njesia dy e Gardes e cila ishte e pajisur vetem me pajisjet policore, si shkopinj gome dhe mburoja, ku disa prej tyre kishin edhe arme te tipit Kallashnikov me plumba mesimore.
Ne momentin qe porta u thye, jemi lajmeruar te afroheshim. Se bashku me pese efektivet e grupit te zjarrit jemi afruar prane portes ku demonstruesit qellonin me gure. Une nuk kam pas arme ne dore dhe gjithe kohes kam qene me koke i kthyer nga porta. Pese efektivet e grupi zjarri kishin armet MP-5 te kalibrit 9 mm dhe u pozicionuan sipas planit te vendosjes.
Gjate gjithe kesaj kohe, nuk kam urdheruar asnjehere qe te qellohet nga grupi i zjarrit. Ka pas raste qe kerkoja te mos hapej zjarr edhe nga gardistet qe qellonin me plumba mesimore,- eshte shprehur nder te tjera komandanti Alfred Ahmetcenaj para arrestimit.