Me vjen keq per gjithcka qe ka ndodhur por ishte thjesht nje aksident. Keshtu eshte shprehur perpara gjyqtarit te gatshem Ilir Muka i akuzuar per si fajtor per vdekjen e Aristotel Gumes, ngjarje e ndodhur mbremjen e 12 gushtit. 20-vjecari ka dale dje perpara gjyqtarit te gatshem per tu njohur me masen e sigurise, nderkohe qe ka degjuar edhe versionin e organit te akuzes. I riu ka deklaruar perpara togave te zeza se gjithcka ka ndodhur aksidentalisht.
Une u kerkoj ndjese te afermve dhe familjareve te tij, por nuk ka qene asgje e qellimshme apo politike, sic eshte thene. Qe vetem nje aksident, u shpreh 20-vjecari. Lidhur me momentin ne te cilin ka ndodhur ngjarja, Ilir Muka ka rrefyer
Ishim duke levizur me makinen tone dhe e ulem shpejtesine e makines sepse kishte nje pengese para. Guma ishte pas nesh me motor dhe na shau per faktin qe e ulem shpejtesine menjehere. Kjo grindje ndodhi te karburanti.
Me pas ai u largua me shtejtesi me motor dhe ne po udhetonim per ne Vlore, po me shpejtesi. Guma beri disa manovra me motor para makines sone dhe ne nje moment kthese te gjere gaboi ne manovrimet e drejtimit te motorit dhe si pasoje u perplasem me te.
Gjithcka ndodhi sa hap e mbyll syte. I riu deklaroi se gjithcka ishte aksidentale dhe nje gje e tille u perforcua edhe nga avokati i vet, i cili kerkoi ne nje deklarate per mediat qe ngjarjes te mos i jepeshin ngjyrime politike.
Duke folur per vetedorezimin e 20-vjecarit, mbrojtesi deklaroi se ajo ishte bere per te realizuar lehtesimin e pozites se tij, por edhe si nje norme morale. Ai kerkoi nga ana e gjyqtarit te gatshem dhenien e nje mase sigurie me te lehte se ajo e arrestit ne burg per Ilir Muken, por nga togat e zeza u vendos lenia ne qeli e 20-vjecarit deri ne perfundim te hetimeve.
Nderkohe nga organi i akuzes u be prezantimi i ngjarjes, duke u shprehur se nga teresia e veprimeve hetimore te kryera ne kuadrin e ketij procedimi penal ka rezultuar se me date 12.08.2010, rreth ores 22 00, shtetasit Ilir Mukaj, Bledar Meminaj, Aleksander Gjoka, Andi Kotori dhe Juxhin Mustafaraj, te cilet udhetonin me automjetin tip Audi A3, me ngjyre gri, me targa angleze dhe me drejtues shtetasin Ilir Mukaj, kane debatuar me shtetasin Aristotel Ilia Gumi, 36 vjec, me kombesi dhe shtetesi shqiptare, banor i qytetit te Himares, i cili udhetonte me motociklete nga qyteti i Himares ne drejtim te vendit te quajtur Himare-fshat.
Pas debatit, Aristotel Guma eshte larguar me shpejtesi me motociklete, ndersa nga ana tjeter shtetasi Ilir Muka qe drejtonte automjetin tip Audi A3 i eshte vene ne ndjekje me automjet me shpejtesi.
Ne vendin e quajtur Avli ne Fshat-Himare, shtetasi Ilir Mukaj e ka goditur Aristotel Gumen me automjet, duke i shkaktuar vdekjen ne vend. Ne keto rrethana shtetasi Ilir Mukaj dhe personat qe e shoqeronin, pasi kane lene automjetin ne vendin e quajtur Perroi i Vishes, jane larguar duke iu shmangur policise dhe ndjekjes penale.
Ne keto rrethana shtetasi Ilir Mukaj, banues ne lagjen Uji i ftohte te qytetit te Vlores, duke drejtuar automjetin tip Audi A3 dyshohet se ka goditur me dashje me qellim per ta vrare, viktimen Aristotel Guma, dhe ne keto kushte atij i atribuohet vepra penale e vrasjes me dashje. Gjithsesi gjithcka eshte ne kuadrin e dyshimeve, hetimet ne vazhdim do te saktesojne gjithcka, nese ka qene aksidentale apo e qellimshme.
Versioni i aksidentit eshte mbeshtetur edhe nga kater te arrestuarit e tjere qe ndodheshin ne nje makine me Muken. Edhe ata kane deklaruar se behej fjale per nje aksident dhe jo vrasje te qellimshme.
Nderkohe, nga ana e perfaqesuesit te akuzes eshte kerkuar burg pa afat per Endrit Salatajn, i cili akuzohet per dhenie ndihme te autorit te krimit per ta larguar nga vendi i ngjarjes. Ndersa ky i fundit ka deklaruar se eshte i pafajshem, sepse nuk dinte asgje per ngjarjen.
Jam marre ne telefon nga shoket. Me thane te shkoja ti merrja te gurorja se u ishte prishur makina. Keshtu bera, shkova dhe mora Ilirin. Nuk me tha cfare kishte ndodhur, por me tha ta coja ne Jale. Kur mberritem atje me tha se cfare kishte ndodhur.
Ne kete moment njoftuam policine dhe me pas largohem per ne shtepi duke i thene policise se nese do duhesha per tu pyetur, isha i gatshem, deklaroi Salataj. Ai u shpreh se skishte asnje lidhje me ngjarjen dhe masa arrest ne burg ishte e padrejte.
Per Bledar Meminajn, Aleksander Gjokajn dhe Andi Kotorrin eshte kerkuar masa e arrestit burg me afat njemujor, per akuzen perkrahje e autorit te krimit. Edhe Meminaj, Gjokaj e Kotorri jane shprehur se gjithcka ka qene aksidentale dhe se ata ishin thjesht pasagjere ne makine. Gjokaj deklaroi se ai ishte vetedorezuar ne polic dhe se ishte i pafajshem.
Po te njejten gje pohoi edhe Kotorri, ai tha se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht per shkak te nje veprimi te gabuar te drejtuesit te motocikletes dhe per shkak te shpejtesise se madhe me te cilen ata po leviznin. Nderkohe, per te tre ata, gjykata ka vendosur arrest ne burg me afat 20 dite.
Nderkohe per Juxhin Mustafaraj u vendos arrest ne burg me afat 15 dite. Mustafaraj nuk e pranoi akuzen. Pasi u shpreh se ishte thjesht pasagjer, ai tha se nuk kishte asgje te qellimshme pavaresisht interesave te personave te caktuar qe duan ta cilesojne ate si politike.
Nderkohe per Dijon Bushin dhe Fabjan Jahajn u vendos lirimi me garanci pasurore ne shume 1 000 000 leke te reja. Te dy te pandehurit u shprehen se ata ishin pasagjere me Endrit Salatin dhe nuk kane lidhje me autorin e krimit apo te tjere, si dhe nuk kishin dijeni per ngjarjen, te cilen e kane mesuar vetem mbasi kane mberritur ne Jale.
Ata deklaruan se kishin qene ne dispozicion te policise ne cdo rast. Nderkohe nga prokuroria u deklarua se hetimet vijojne.
Policia
Deklarata zyrtare e policise thekson se me date 12 gusht 2010, rreth ores 22 00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhetonin me nje mjet tip Audi, me ngjyre gri, me targa te shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, ne aksin rrugor Himare (Qytet)- Himare (fshat), pas nje debati me fjale per motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himare, i cili po udhetonte me motociklete ne te njejten rruge, ne vendin e quajtur Avli, e kane goditur ate me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Menjehere pas kesaj ngjarjeje, ata jane larguar dhe jane fshehur ne vendin Perroi i Vishes, ku i kane telefonuar tre shokeve te tyre shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, te cilet udhetonin pas tyre me automjetin me targa VL 8312 C, ne momentin e ngjarjes. Keta te tre shtetas kane marre shtetasin Ilir Mukaj dhe jane larguar per ne drejtim te Jales me qellim fshehjen e tij.
Per dhunen e ushtruar ndaj Erand Harunit nuk ka asnje te shoqeruar. Ne momentin e ngjarjes policia ishte deshmitare
Zhduket kaseta qe deshmon sulmin ndaj perfaqesuesit te medias
Kaseta qe deshmonte sulmin me thike ndaj operatorit Erand Haruni eshte zhdukur. Nje gje e tille konfirmohet edhe nga personat qe po merren me hetimin e kallezimit penal te bere nga perfaqesuesit e medias per ngjarjen e ndodhur me 13 gusht, diten e premte.
Mesohet se pavaresisht se kamera e thyer nga banore te Himares te cilet kerkojne gazetare greke per ngjarjen, u mor nga forca te policise dhe brenda saj ndodhej kaseta filmike e cila provonte pikerisht dhunen e ushtruar, ajo nuk gjendet me.
Gjithashtu, nuk ka asnje te shoqeruar deri me tani per sulmin me thike ndaj Harunit, pavaresisht se ne momentin e ngjarjes njerezit e medias ishin te rrethuar nga prania e policise se Vlores, e mberritur per te negociuar me banoret e Himares per te liruar rrugen e bllokuar prej mbremjes se te enjtes.
Mesohet se nga ana e vete te lenduarit eshte bere kallezim diten e premte, i mbeshtetur edhe nga raporti mjeko-ligjor, i cili nxori ne hap se Haruni kishte goditje me mjete te forta ne trup.
Sipas policise, hetimet kane nisur per veprat penale te goditjes per shkak te detyres dhe shkaterrimit te prones, ndersa jane depozituar si prova materiale kamera e thyer, raporti mjeko-ligjor dhe foto te trupit te demtuar te operatorit, pjese e logos se medias vizive te thyer, bluze e grisur.
Por ne kamere nuk u gjet kaseta, e cila ishte dhe shkak konflikti e me tej e dhunes se ushtruar ndaj grupit te xhirimit, nderkohe qe ende nuk dihet se si eshte zhdukur kaseta, e cila fillimisht ishte ne duart e policise.
Ne te ndodhej i filmuar i gjithe sherri dhe perleshja mes operatorit dhe dy personave, pjese e banoreve qe bllokuan rrugen mbremjen e se enjtes dhe diten e premte.
Pavaresisht se kane kaluar kater dite nga ngjarja, ende nga policia cuditerisht nuk ka asnje te shoqeruar. Uniformat blu ishin edhe deshmitare okulare te sulmit me thike ndaj perfaqesuesit te medias.
*********************************************
Gjykata jep burg pa afat si mase sigurie per te riun Ilir Muka
UPDATE- Gjykata e Vlores ka dhene sot masen e sigurise burg pa afat per te akuzuarin kryesor per ngjarjen e ndodhur ne periferi te Himares, ku pas perplasjes me makine, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma.
Pak ore pas vetedorezimit te tij ne polici, ndersa ishte i pranishem ne seancen e sotme, Ilir Muka eshte njohur me masen e arrestit.
Nderkaq eshte dhene masa e sigurise edhe per te arrestuarit e tjere
Endri Salati, arrest burg pa afat
Aleksander Gjoka, 20 dite burg
Bledar Meminaj, 20 dite burg
Andi Kotori, 20 dite burg
Juxhin Mustafarj ,15 dite burg
Dijon Bushi, ka paguar nje garanci prej 1 milion lekesh
Fabjon Jahaj, ka paguar nje garanci prej 1 milion lekesh
Eshte vetedorezuar ne policine e Vlores, shtetasi Ilir Muka, i akuzuar per ngjarjen e ndodhur mbremjen e se enjtes ne periferi te Himares, ku pas perplasjes me makine, mbeti i vdekur 35 vjecari Aristotel Guma. Ilir Muka fshihej ne Tirane pas ngjarjes. Te gjitha negociatat dhe bindja e djalit per tu dorezuar jane bere nga babai i tij Halo Muka, i cili ka qene edhe vete i pranishem ne momentin e prangosjes se te birit dhe ka shoqeruar dergimin e tij nga Tirana ne Vlore.
Vetedoresimi i tij u paralajmeruar qe mbreme nga i ati Halo Muka i cili tha per mediat se eshte e papranueshme qe djali i tij te akuzohet per racizem, kur ne te vertete ka ndodhur nje aksident rrugor. Shpreh ngushellimet e mia per familjaret. I shqetesuar marr vesh se djali i traumatizuar me flet duke thene se pa dashje, ne rruge kam shtypur nje kalimtar, te cilin nuk e njihja dhe me te cilin nuk kam pasur asnje konfidence me te, prandaj mos me pyesni me teper sepse jam teper i shqetesuar, - tha babai i personit te dyshuar si autori kryesor i kesaj ngjarje.
Duke kerkuar qe Iliri te denohet vetem per ate qe ka bere realisht, babai i tij thekson edhe njehere qe nuk do denim politik. Nder te tjera i ben thirrje kryebashkiakut te Himares, Vasil Bollanos te mos perdore kete fatkeqesi per qellime te tijat, te mos beje kurban djalin e tij.
Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi ne shtepi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua. Ai ishte nje aksident i ndodhur ne rruge. Jemi te gjithe shqiptare dhe nuk ka vend per diferenca etnike. I bej thirrje Bollanos, te mos politizoje fatkeqesine qe ndodhi ne rruge. Djali eshte nje 20-vjecar qe nuk e njeh politiken, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike te mos e politizojne ngjarjen per te bere kurban nje 20-vjecar, - thote Halo Muka.
****************
Dule i PBDNJ kerkon police minoritare per Himaren. Opozita greke, leter KE-se
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka kerkuar sot ne nje deklarate per mediat qe zona si Himara te trajtohen ndryshe persa i perket rendit. Ai ka propozuar qe ne Himare te kete vetem police me kombesi greke, sipas tij, kjo do ti shmangte ne te ardhmen situata te tilla.
Po sot, deputete te opozites greke udhehequr nga Kumustakos kane denuar ngjarjen e ndodhur dy dite me pare ne Himare, dhe kane derguar nje leter ne Keshillin e Evropes.
Ne kerkesen e tyre deputetet grek kerkojne qe KE te dergoje nje note proteste ne adrese te qeverise shqiptare, si dhe ngjarja e ndodhur ne Himare te perfshihet ne raportin e Keshillit te Evropes per Shqiperine.
*****************************
Interviste me Vasil Bollano, kryetar i Bashkise Himare
INTERVISTA- Z. Bollano a mund te me thoni se cila eshte situata aktuale ne qytetin e Himares pas ngjarjes se ndodhur dy dite me pare?
Pas ngjarjes se ndodhur pas vrasjes se 35 vjecarit Aristidh Guma situata eshte e qete ne qytetin e Himares. Jeta ne qytet ka vijuar normalisht qe do te thote qe qytetaret kane vijuar jeten e tyre si cdo dite tjeter para se te ndodhte kjo ngjarje e rende. Te shtunen ne qytet nuk ka pasur protesta te qytetareve dhe as bllokime te rruges nacionale.
Por ajo qe mund te them eshte se njerezit jane ne pritje te konkluzioneve qe do te nxjerre drejtesia. Me sa jemi informuar policia dhe prokuroria kane nisur hetimet dhe deri me tani kane bere me dije disa te dhena paraprake mbi kete ngjarje te rende. Ne po presim fjalen e fundit te drejtesise ne menyre qe autoret e kesaj ngjarje te vihen ne banken e te akuzuarve.
Z. Bollano kjo do te thote se per zbardhjen e kesaj ngjarje ju keni besim tek organet e rendit dhe drejtesise?
Mbi ngjarjen e ndodhur dy dite me pare ne kemi nxjerre nje deklarate per shtyp. Ne i qendrojme asaj deklarate. Per sa i perket ceshtjes se besimit tek drejtesia ne keto dite kemi punuar ngushte me organet e policise dhe te prokurorise per te stabilizuar situaten. Ky bashkepunim ka ndodhur me orientimin e Kryeministrit Sali Berisha i cili me ka telefonuar jo vetem per tu informuar per situaten por edhe per ti percjell ngushellimet e tij familjes se viktimes. Njekohesisht edhe me ministrin e brendshem z. Basha, kemi qene ne kontakt te vazhdueshem per te stabilizuar situaten, per te treguar qetesine dhe maturine e duhur pas asaj qe ndodhi. Nga i gjithe ky komunikim na eshte premtuar qe autoret e kesaj ngjarje te rende do te pergjigjen para drejtesise. Ne kemi besim se kjo do te ndodhe.
Ju keni pasur edhe vete nje perballje me drejtesine...
Une kohet e fundit kam pasur jo pak probleme me drejtesine ku ne fund te hetimeve kam dale faqe bardhe per problemet me te cilat une akuzohesha. Ndaj dhe ne kete rast une nuk kam pse te dyshoj se do te ndodhe e kunderta.
Z. Bollano, pas ngjarjes se ndodhur ju keni bere thirrje qe qytetaret e Himares te bllokojne aktivitetin e tyre ndersa pas 15-te gushtit ne Himare mund te mbyllet sezoni turistik. Eshte e vertete kjo?
Jo. Nga ana ime nuk ka pasur asnje thirrje te tille. E verteta eshte se une jam pyetur nga nje gazetar mbi ecurine e sezonit turistik dhe pergjigjja ka qene se ne keto momente nuk na intereson ecuria e sezoni turistik, por zbardhja e ngjarjes. Pra, ajo qe une kam thene eshte se nuk mund te flisnim per turizem ne kohen qe ne Himare ndodhi ajo ngjarje.
Qytetare te Himares na thane se disa dyqane dhe lokale jane mbyllur pas nje thirrje te ngjashme...
Ne jemi drejtues te njesise vendore dhe nuk bejme thirrje qe te mbyllin apo hapim aktivitetin tregtar pas ngjarjes se ndodhur. Ne keto momente ceshtja eshte ne duart e drejtesise dhe presim rezultatet e ketij hetimi. Por, sigurisht besimi eshte i plote qe drejtesia do te zbardhe ceshtjen.
Nese jo, ju do te rinisni protesta?
Ne nuk mund te flasim duke paragjykuar organet e drejtesise. Fakt eshte se ne tashme jemi ne kete faze. Pra, duke pritur hetimet e drejtesise dhe per kete kemi kontakte te vazhdueshme me drejtuesit e qeverise shqiptare si dhe me ministrin e brendshem i cili informohet nga kryetari i bashkise Himare ne lidhje me situaten dhe linjave te tjera qe ka ne vartesine e tij. Ndaj ajo qe une them eshte se ne kemi besim se autoret e kesaj ngjarje do te vihen perballe drejtesise.
Z.Bollano, Kryeministri Berisha beri disa deklarata sot, ku e ka quajtur vrasjen e z.Guma nje akt barbar. A keni ju ndonje koment mbi deklaratat e Kryeministrit ?
Ajo cfare ka deklaruar Kryeministri eshte mendimi i tij i cili nuk mund te vihet ne diskutim.
Po ju vete z.Bollano tri dite pas ngjarjes a mendoni se motiv i ngjarjes mund te jete nje konflikti banal mes personash shume te rinj ne moshe, apo i qendroni idese se nje konflikti etnik?
Ne si drejtues te njesise vendore nuk kemi asnje koment mbi motivet e kesaj ngjarjeje sepse te verteten nuk e dime. Ajo qe ne dime eshte ajo qe kane thene drejtuesit e policise apo prokurorise nuk dime motive te tjera. Por deshmitaret okulare, te pranishem ne vendngjarje na kane deklaruar ato qe ne kemi percjellur dy dite me pare ne media. Dhe deri ne perfundim te hetimeve ne u qendrojme atyre deklaratave.
Intervistoi Lindita Çela