Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deshmia, Myftiu i Lushnjes Nuk kam lidhje me 50 mije $ nga Arabia

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Politike - 155 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE - Myftiu i Lushnjes mohon cdo lloj lidhjeje te tij me sasine e parave prej 50 mije dollaresh qe i faturohen prej studentit Fadil Bardhoshi. Gjate qendrimit per rreth 4 ore ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane, Myftiu i Lushnjes, Tomorr Borici, nuk ka pranuar se sasia e parave ishte per te apo e porositur prej tij dhe as qe do te perdorej per rikonstruksionin e xhamise ne Lushnje, ashtu sic ishte pretenduar nga studenti Bardhoshi ne deklaratat e tij perpara agjenteve te antiterrorist. I paraqitur dje ne drejtorine e policise se Tiranes, myftiu Tomorr Borici eshte marre ne pyetje si deklarues pas ndalimit te studentit shqiptar qe studion ne nje nga universitetet fetare te Medines ne Arabine Saudite.


Deshmia e myfitut te Lushnjes vjen pak dite pas deshmise se Fadil Bardhoshit, i cili deklaroi per oficeret e zyres se Antiterrorit te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se shuma financiare qe ai mbante me vete ishte per Boricin. Ky i fundit, gjate qendrimit te tij per 4 ore eshte pyetur per pozicionin, rolin dhe njohjet me studentin shqiptar qe studionte ne Arabi dhe motivin e parave. Problem perben fakti se Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka pasur dijeni mbi nje transferte parash ne vleren e rreth 110 mije rialeve, shume afersisht e barabarte me 50 mije dollare amerikane.


Gjate marrjes ne pyetje te Bardhoshit nga hetues te Antiterrorit ne Medine, ai kishte deklaruar se parate duheshin per rikonstruksionin e nje xhamie ne Lushnje, prej ku doli edhe emri i Myftiut te Lushnjes, Fadil Borici. Fadil Bardhoshi eshte shoqeruar ne muajin qershor te ketij vitit nga policia saudite, ndersa ishte kapur ne aeroport me shumen e konsiderueshme te parave te cilat ishin te padeklaruara. Kjo shume, sipas burimeve, ishte disa here me e larte nga shuma maksimale qe lejohet nga autoritetet saudite te mos deklarohet ne pikat e kalimit te saj ne kufi.


Komuniteti Mysliman pezullon Myftiun e Lushnjes

Burime zyrtare te Komunitetit Mysliman pohuan per gazeten Shekulli se Myftiu i Lushnjes ka pasur nje takim dje me anetare te ketij Komuniteti, te cilet kane zhvilluar nje mbedhje te jashtezakonshme. Ky takim eshte zhvilluar perpara se myftiu te paraqitej prane zyres se Antiterrorit te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane. Kryesia e Pergjithshme e Komunitetit Mysliman lidhur me pyetjen se cfare masash konkrete jane marre per Myftiun e Lushnjes, eshte shprehur se ka vendosur pezullimin e tij nga posti qe mban. Do te jete takimi i zhvilluar diten e sotme rreth ores 9 30 ku do te vendoset se cfare masash te tjera, pervec asaj te pezullimit, do ti ngarkohen Tomorr Boricit. Anetare te Komunitetit Mysliman te pyetur nga gazeta Shekulli se a ka pasur raste te tjera te ngjashme, jane shprehur se nuk ka pasur asnje rast zyrtar. Keto lloj veprimesh quhen shkelje te renda dhe denohen nga Komuniteti Mysliman, te cilet nuk kane pasur asnje lloj dijenie lidhur me kete transferte parash qe do te behej ne emer te myftiut te Lushnjes, Tomorr Borici.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit