|
Deshmon ndertuesi Atentati me bombe per shoferin
Publikuar me : 03.04.2011 Ne :
Kronike - 123 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
TIRANE- Hetuesit e zyres se vrasjeve marrin ne pyetje biznesmenin Genti Sauku, in njohur si pronar i disa kompanive te njohura te ndertimityne Tirane, Durres e qytete te tjera ne vend.
mi u be i ditur per Shekullin, nga burime te Drejtorise se Policise se Tiranes te cilet thane se Sauku, u mor ne pyetje ne lidhje me atenatatin e kryer me bombe te henen ne fillim te kesaj jave, kur nje bombe shpertheu ne veturen ne pronesi te tij qe drejtohej nga shoferi i tij Altin Bega, 38 vjec, ish- efektiv policie banues ne lagjen Ali Demi.
rimet e policise thane dje per Shekullin se biznesmeni Sauku, iu tha hetuesve se ai vete nuk kishte pasur ndonje konflitk apo perplasje me ndonje person. Po keshtu sipas tij, mundesia me e madhe ioshte qe shoferi i tij, mund te ishte perfshire ne ndonje konflikt te mundshem me ndonje person per ceshtje per te cilat ai pohoi se nuk kishte dijeni.
Nje deklarim i tille i biznesmenit Sauku, duket se perforcon edhe me teper idene e hetuesve qe dyshojne se atentati i dates 28 mars mund te jete organizuar dhe mund te kete pasur qellim vete Altin Begen, ish- efektiv i Policise se Tiranes, i larguar nga policia vite me pare. Vete Sauku, siaps burimeve te policise mesohet te kete mohuar cdo mundesi qe ai vete te jete perfshire ne ndonje konflikt me permasa te tilla.
Incidenti ndodhi ne fillim te kesaj jave, me 28 mars perballe Gardes se Republikes ndodhi nje shperthim i fuqishem i cili pasoi me demtimin e automjetit Audi Q 7 me targa amerikane ne pronesi te biznesmenit Genti Sauku. Nga ngjarja mbeti i plagosur lehte por pa probeleme serioze shoferi i automjetit, Altin Bega, ndersa mjeti u demtua teresisht ne pjesen e perparme te tij, ne deren e shoferit ne krahun e majte, si dhe demtime te tjera. Ekspertet ne vendin e ngjarjes pas kryerjes se veprimeve thane se sasia e lendes shperthyese ka qene jo me teper se 100 grame.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|