Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deshtojne negociatat PD - PS

Publikuar me : 30.03.2011 Ne : Politike - 123 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Veprimtaria e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor percajne palet

Sot perfaqesuesit e dy partive te medha do te ulen serish ne tryezen e partive politike, per te propozuar ndryshime te tjera


Klasa politike nuk arrin qe te gjeje perseri gjuhen e perbashket per te nenshkruar marreveshjen ne lidhje me zgjedhjet e 8 majit.


E mbledhur ne oren 11 00, ne sallen ku zakonisht kryhen mbledhjet e grupit parlamentar Demokrat, perfaqesuesit e gjashte partive parlamentare shqyrtuan dje draft-marreveshjen e propozuar nga partia demokratike, por qe ka te beje me zhvillimin e zgjedhjeve vendore dhe sjelljen qe forcat politike duhet te mbajne para dhe pas kesaj date. Puna e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ishte edhe pika qe percau edhe me shume palet.


Pas me shume se dy ore debatesh ne pranine e Ambasadorit te OSBE-se, tryeza e partive politike do te rimblidhet serish sot ne te njejten ore per nenshkrimin e kesaj marreveshjeje.


Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se palet jane ende teper larg dhe as negociatat pasditen e djeshme ndermjet dy perfaqesuesve, Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri, nuk kane sjelle asnje rezultat pozitiv. Palet serish ndahen tek puna e KQZ-se dhe tek ndryshimi i Kodit Zgjedhor.


Ne marreveshjen e paraqitur nga nenkryetari i Partise Demokratike njeheresh edhe kreu i grupit parlamentar Demokrat, Astrit Patozi, percaktohen 17 detyra per partite politike, te cilat duhet ti zbatojne sa i perket zgjedhjeve te 8 majit.


Marreveshja i qendron strikte fokusit te detyrimeve per partite politike pa interferuar ne aktoret e tjere qe marrin pjese ne procesin zgjedhor, detyrimet e te cilave jane te mirepercaktuar me ligj dhe nuk eshte ne tagrin tone ti ndryshojme apo ti marrin persiper.


Le ta quajme kete marreveshje si nje frut i nje vullneti te perbashket, i cili do te sherbente jo vetem per nje klime mirebesimi midis paleve, por edhe si nje garanci me shume per zgjedhjet se 8 maji do te jete nje dite tjeter e celebrimit te demokracise ne Shqiperi, - tha Patozi.


I menjehershem ishte reagimi i Sekretarit te Pergjithshem, Gramoz Ruci, i cili e kushtezoi nenshkrimin e marreveshjes me pranimin nga ana e demokrateve e tete kushteve te saj.


Sipas kreut te grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, mazhoranca duhet te pranoje transparencen post-elektorale, transparencen e listave te zgjedhesve dhe anulimin e vendimeve te KQZ-se (qe jane miratuar me shumice te thjeshte dhe pse kerkojne shumice te cilesuar). Zoti Patozi, ose sme keni kuptuar, ose me keqdashje doni te me keqinterpretoni ne ato qe parashtrova.


Duhet vetem vullnet politik, dhe qe institucionet te bejne korrigjimet e atyre qe kane bere ne shkelje te ligjit. Nuk do te gjykonim qe te benim te njejtin ritual perseri. Ne pikepamjet tona i thame, shqetesimet tona i deklaruam. Perfaqesuesi jone me tuajin te ulen te diskutojme, nese qendrimet jane te njejta, nese jo, atehere eshte e kote te thirret tryeza, - theksoi Ruci.


Ndersa perfaqesuesi i OSBE-ODIHR-it, duke kerkuar nga forcat politike konkurrence te ndershme per zgjedhjet lokale, iu beri thirrje partive politike qe nisjen e reformes mbi ndryshimet ne Kodin Zgjedhor ta shtyjne pas dates 8 maj.


Ju takon juve qe te identifikoni se cfare duhet bere para dites se zgjedhjeve, 8 majit. Megjithate, pjesa me e madhe qe une pres dhe shpresoj te filloje se shpejti, jane bisedimet per reformen e Kodit Zgjedhor, menjehere ose shume shpejt pas dites se zgjedhjeve.


Eshte ne frymen e rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it dhe do te ishte me mire, nese do te mund ta paraqisni ne nje marreveshje perfundimtare, dhe ne nje dokument me te mire per qytetaret e vendit, - tha Eugen Wollfarth. Por as deklarata e ambasadorit te OSBE-se nuk ka qetesuar palet, perkundrazi ka ndezur serish tonet e larta midis Patozit dhe Rucit.


Patozi


Ne menduam thirrjen e kesaj tryeze te rrumbullaket te partive parlamentare, e cila ne frymen e interesin e vendit dhe cdo zgjedhesi shqiptar te trajtonte me pergjegjesi detyrimet tona si forca kryesore politike te Shqiperise per zgjedhjet e 8 majit duke qene te hapur per cdo verejtje dhe sugjerim te metejshem ne menduam qe ti propozojme tryezes nje draft-marreveshje ku shprehen ne menyre te permbledhur angazhimet e partive per te arritur zgjedhje me standarde te larta demokratike,te lira dhe te ndershme.


Marreveshja i qendron strikte fokusit te detyrimeve per partite politike pa interferuar ne aktoret e tjere qe marrin pjese ne procesin zgjedhor, detyrimet e te cilave jane te mirepercaktuar me ligj dhe nuk eshte ne tagrin tone ti ndryshojme, apo ti marrin persiper.


Le ta quajme kete marreveshje si nje frute i nje vullneti te perbashket, i cili do te sherbente jo vetem per nje klime mirebesimi midis paleve, por edhe si nje garanci me shume per zgjedhjet, pasi 8 maji do te jete nje dite tjeter e celebrimit te demokracise ne Shqiperi.


Ruci


Ne jemi te gatshem, ashtu si dhe me pare te japim te gjithe kontributin tone profesional dhe politik, me qellim adresimin e te gjitha verejtjeve te raportit te OSBE-ODIHR-it, por edhe permiresime te metejshme duke filluar qe nga pikat qe permendme me siper.


Ne mendojme se nese ka vullnet politik per te adresuar problemet, edhe per kohen e mbetur mund ti adresojme teresisht ceshtjet qe u permenden me siper, te cilat nuk kerkojne nderhyrje ligjore te medha, por thjesht e vetem vendimmarrje te institucioneve pergjegjese per zbatimin e ligjit zgjedhor dhe natyrisht e para se gjithash vullnetin politik real nga ana e mazhorances qeverisese.


Kjo do te hapte rrugen e nje reforme me te thelle zgjedhore pas zgjedhjeve vendore, me qellim plotesimin e te gjitha kushteve per arritjen e standardeve me te mira zgjedhore. Ne pikepamjet tona i thame, shqetesimet tona i deklaruam. Perfaqesuesi jone me tuajin te ulen te diskutojme, nese qendrimet jane te njejta, nese jo, atehere eshte e kote te thirret tryeza.


Eugen Wollfarth


Konkurrenca e ndershme, sigurisht dhe angazhimi per konkurrence te ndershme, eshte nje pikenisje, por ketu po trajtohen edhe probleme te se kaluares dhe keto duhet te trajtohen ne kohen e duhur. Ju takon juve qe te identifikoni se cfare duhet bere para dites se zgjedhjeve, 8 majit.


Megjithate, pjesa me e madhe qe une pres dhe shpresoj te filloje se shpejti, jane bisedimet per reformen e Kodit Zgjedhor, menjehere ose shume shpejt pas dites se zgjedhjeve. Shteti i se drejtes eshte tejet i rendesishem; ai do te krijoje besim jo vetem mes partive, por gjithashtu edhe midis partive dhe qytetareve, dhe gjithashtu edhe mes vete qytetareve.


Keshtu qe, me vjen shume mire qe z. Ruci, z. Patozi dhe te tjere e perdoren kete fjale, meqenese ajo eshte shume e rendesishme ne kete kontekst, por une gjithashtu do te doja qe te fokusohesha edhe te nje fjale qe duhet te minimizohet ne te ardhmen mosndeshkueshmeria. Mosndeshkueshmeria duhet te pakesohej, dhe sigurisht qe duhen trajtuar edhe burimet qe do te conin ne defekte ne procesin zgjedhor.


Do te ishte me mire, nese do te mund ta paraqisni ne nje marreveshje perfundimtare, dhe ne nje dokument me te mire per qytetaret e vendit, dhe, me sa kuptoj, eshte gjithashtu nje ftese e hapur per partite politike jo te pranishme ne tryeze.


Luan Rama


Zgjedhjet dhe detyrimi qe kemi per te respektuar dhe per te garantuar te drejten e cdo qytetari shqiptar per te ushtruar pushtetin qe secili prej tyre ka dhe qe lidhet me voten e lire si nje institucion baze ne cdo vend demokratik na imponojne te ngrihemi mbi interesat partiake dhe te mberrijme te pakten ne nivelin e pergjegjshmerise qytetare dhe politike te qytetareve te ketij vendi, per te realizuar nje proces korrekt te lire, te pakontestueshem dhe transparent.


Nga kjo pikepamje, takimin e sotem e konsiderojme nje perpjekje me shume ne vazhden e perpjekjeve qe behen per ti ulur palet dhe per ti ftuar aktoret dhe faktoret e rendesishem te impenjohen dhe te marrin persiper realizimin e ketij procesi, ne perputhje te plote me rekomandimet e OSBE-ODIHR-t. Draftin e paraqitur e konsiderojme nje ftese per Fair Play, ne fakt cka vjen edhe per shkak te gjithe historise se zgjedhjeve ne vendin tone.


Une gjykoj se drafti i paraqitur qe nuk imponon kushte eshte nje ftese qe ne kohen e mbetur forcat politike dhe subjektet ne gare te sillen pergjegjese. Ne qe te permbushim garancine e zgjedhjeve, duhet te tregojme vullnetin per pranimin e kesaj marreveshjeje.


Detyrimi per te permbushur garancine dhe rekomandimet nuk ka mazhorance dhe opozite, prandaj do ti ftoja te pranishmit te orientohemi ne keto pak kohe qe kane ngelur qe fushata zgjedhore, procesi i zgjedhjeve dhe faza e postzgjedhjeve te dominohet nga fryma e rekomandimeve te OSBE/OHDIR.


Idrizi


Ne vijme ketu pas dy vjetesh dhe jemi ne limitet e kohes, sepse zgjedhjet jane ne prag dhe zhvillohen pas dy muajsh. Ne pershendesim kete tryeze, sepse sot na ka ngelur qe forcat politike te tregojne vullnetin e tyre politik per te ndihmuar ne nje proces transparent dhe te barabarte.


Ne fakt, gjate gjithe kesaj kohe, ne kemi degjuar retorika pa fund, kemi humbur kohe shume te vlefshme per te permbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR-t dhe tashme jemi ne fund, sepse ne kemi hyre ne nje proces zgjedhor. Per kete arsye, ne pershendesim kete marreveshje, e cila tregon vullnetin politik te forcave politike per te kontribuar pozitivisht gjithe procesit. Pengese eshte vullneti i forcave politike.


Nenshkrimi i kesaj marreveshjeje eshte gjesti fundor qe ne mund te bejme per te krijuar nje klime pozitive, jo vetem per sa i perket etikes, por edhe zbatimit te Kodit Zgjedhor.


Madhi


Ajo qe me rezulton me shume interes eshte fakti se kjo marreveshje ne besimin tone nuk eshte e mirepritur vetem nga faktori politik shqiptar, por me shume se kaq eshte e mirepritur nga gjithe opinioni shoqeror, pse dhe jo nga faktori nderkombetar, i cili pret shume nga hapat pozitive drejt integrimit europian te Shqiperise dhe, sigurisht, hapa te cilat jane penguar nga nje qendrim nga forcat politike, kryesisht opozitare ne nje pozicion imponimi te disa sjelljeve qe ne kuptim te tyre jane ne sherbim te nje reforme dhe nje garancie te procesit zgjedhor.


Do te kisha deshiren qe me koleget e mi opozitar te ndaj kuptim te perbashket per qellimin e kesaj tryeze per objektin e kesaj tryeze. Besoj qe Partia Socialiste qe ne vazhdimesi ka qene e bindur per cka ka deklaruar qe Kodi Zgjedhor nuk vuan per nga pikepamja e dispozitave te tij qe rregullojne marredheniet, por me shume se kaq ne Shqiperi ne vazhdimesi jane konstatuar mungesa te vullnetit politik te faktoreve te rendesishem ne proces.


Ne vazhdimesi eshte terhequr vemendja qe komisioneret jane zgjedhur si njerez politik. Nese jemi, te ezaurojme problemin e nje vullneti te marrim pergjegjesite tona, ashtu si ne i kemi komisioneret tane te mbajme pergjegjesite per ta. Si ne rastin e PS-se qe nuk mban pergjegjesite per 20.000 komisioneret e saj.


Bylykbashi


Eshte e qarte qe ajo qe ne mund te bejme sot jane vetem ato rekomandime qe OSBE/ODIHR i rekomandon partive politike qofte drejtperdrejt apo indirekt.Eshte nje rekomandim shume i vjeter i ODIHR qe nga viti 2001, i cili thote qe nje ligj i mire nuk zevendeson vullnetin e munguar te partive Politike per fat te keq zgjedhjet per nje kohe te gjate vuajten nga mungesa e vullnetit politik te nje apo me shume partive politike, zgjedhjet e vitit 2009 u pergatiten ne nje fryme konsensusi, i cili nuk u krye brenda nje dite, por nje proces disamujor.


Dhe kemi nje proces jo vetem ne fazen pergatitore pati nje konsensus, ishte pikerisht ajo qe beri qe jo vetem mazhoranca, por edhe drejtuesi i Partise Socialiste te pershendesnin procesin zgjedhor.


Mbetet fakt qe nuk ka asnje kerkese per pavlefshmeri zgjedhjesh mbi te gjitha nga Partia Socialiste. Ajo qe eshte e rendesishme sot, eshte zbatimi i Kodit Zgjedhor me perpikeri. Transparenca e procesit zgjedhor, sot eshte e garantuar, sipas te gjitha kerkesave te Keshillit te Europes dhe OSBE.


Ne fakt, asnje nga keto dy organizata prestigjioze nuk kerkon transparencen zgjedhore, por vetem si kyc themelor transparencen ne proces. Eshte kjo arsyeja se sot te dy palet kane nga 20.000 komisionere, eshte kjo arsye se keta komisionere me te drejten e Vetos e pane te panevojshme qe te kontestonin me shume se 4-5 qendra votimi, eshte kjo arsyeja se ne sot kemi konsensus pothuajse se te plote nenshkrimin e dokumentacionit post-zgjedhor.


Dule

Kjo tavoline nga cilido kendveshtrim eshte per tu pershendetur. Zgjedhjet ne vendin tone nuk zhvillohen ne baze te ligjit. Ne e themi hapur dhe qarte se ne marrim persiper te dalim mbi ligjin. Ska vend per tabu ne KQZ. Qe te mos perseritni gabimet e 2009-es, nuk duhet te keni tabu. Brenda nates i votuan ndryshimet ne Kushtetute.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit