Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Deshton mbledhja e Komisionit Hetimor per Kuvendin

Publikuar me : 12.04.2011 Ne : Politike - 79 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Per shkak te mungeses se anetareve te djathte ka deshtuar mbledhja e dyte e Komisionit Hetimor per hetimin e veprimtarise se organeve drejtuese te Kuvendit. Edhe pse ne mbledhjen e kaluar anetaret vendosen ne konsensus per zhvillimin ne diten e sotme te mbledhjes se radhes, mazhoranca vendosi te mos marre pjese ne mbledhje, duke e justifikuar mosprezencen e saj me angazhimin ne fushaten elektorale gjate ketyre 30 diteve.


Kjo ka ngjallur reagimin e anetareve te opozites, te cilet e kane cilesuar si te pajustifikueshme mungesen e kolegeve te tyre te djathte. Kreu i Komisionit Hetimor per veprimtarine e Kuvendit, Erjon Brace, i ka derguar nje leter kryetares se Kuvendit ku shpreh shqetesimin per situaten e krijuar. Deputeti Brace i kerkon kryetares se Kuvendit zevendesimin e anetareve te djathte, nese ata mungojne edhe njehere, ose pezullimin e periudhes se fushates nga afati 4-mujor, ne te cilen do te shtrihen hetimet e ketij Komisioni.


Letra drejtuar Kuvendit
Vetem pak ore pas deshtimit te mbledhjes se dyte te Komisionit Hetimor, kryetari Erjon Brace i ka nisur nje leter Kuvendit ku i kerkon zevendesimin e deputeteve te mazhorances, ose shtyrjen e afateve te percaktuara ne rregullore per punen e komisionit hetimor qe ka ne fokus hetimin e drejtimit dhe veprimtarise se organeve drejtuese te Kuvendit. Vetem dy jane zgjidhjet a) Kuvendi te zevendesoje anetaret e mazhorances qe refuzojne te paraqiten ne punimet e ketij komisioni; b) Kuvendi te pezulloje punen e ketij komisioni deri me daten 8 maj duke mos e penalizuar hetimin permes konsumimit te afateve, - theksohet ne leter.


Sipas kreut te ketij komisioni, instrumenti i bllokimit te hetimeve me synim deshtimin e hetimit permes lojes me afatet, eshte nje precedent i rrezikshem qe nuk duhet te kaloje nga keqberesit ne Gjykata tek Kuvendi i Shqiperise si institucioni me i rendesishem ne vend. Mazhoranca ka shumicen ne kete komision hetimor per hetimin e veprimtarise se Organeve drejtuese te Kuvendit. Ne ligjin qe rregullon menyren e funksionimit te komisioneve hetimore parlamentare, ne piken 1 thuhet mbledhjet e komisionit jane te vlefshme kur ne to merr pjese me shume se gjysma e anetareve te tij.


Me vendimin e deputeteve te djathte per te mos marre pjese ne punimet e ketij komisioni gjer diten e zgjedhjeve, pra me 8 maj, praktikisht veprimtaria e ketij komisioni eshte e bllokuar. Nje tjeter shqetesim i ngritur ne letren drejtuar Kuvendit lidhet edhe me pasqyrimin ne media te veprimtarise se Komisionit Hetimor. Kryetari Erjon Brace akuzoi administraten e Kuvendit dhe organet e sigurise qe jane ne kete institucion per pengim te medias per te pasqyruar mbledhjen.


Edhe pas nderhyrjes sime si drejtues i ketij komisioni per me shume se 25 minuta, prezenca e medias nuk eshte mundesuar ne ambientet ku ishte mbledhur Komisioni Hetimor Parlamentar, - tha ai. Per deputetin socialist ky veprim cenon rende lirite dhe te drejtat e deputeteve, por vecanerisht detyrimin e Kuvendit per te qene transparent ne raport me median dhe publikun, te thirren edhe drejtuesit e Ministrise se Brendshme dhe te Gjendjes Civile.


Procesverbali
Per te justifikuar mungesen e anetareve te djathte ne Komisionin Hetimor, administrata e Kuvendit ka shperndare nje procesverbal, ku sqarohet se reduktimi i jetes parlamentare eshte kerkese e te dy paleve. Ne procesverbalin qe mban daten 6 prill 2011, nenkryetari i Kuvendit, Ardian Turku, kerkoi nderprerjen e seancave.


Menyra me e favorshme do te ishte qe te krijonim nje pauze dhe te zhvillonim seancen e dates 14, - ka deklaruar Turku ne mbledhjen me dyer te mbyllura. Ndersa kreu i grupit parlamentar Socialist, Gramoz Ruci, ka deklaruar se per seancat e tjera duhet te pritet, nese do te kene ndonje situate kushtetuese, ose dekrete dhe vetem ne keto raste te thirret Kuvendi per ti miratuar, me qellim per te mos shkelur afatet kushtetuese.


Udhetimet e Topallit nen hetimin e opozites
Te gjitha shpenzimet e perfolura per udhetimet e kryetares se Kuvendit dhe te delegacioneve te tjera te Kuvendit do te jene ne lupen e anetareve te Komisionit Hetimor qe eshte ngritur posacerisht per veprimtarine e organeve drejtuese te ketij institucioni.

Abuzimi me fondet publike nga Kuvendi dhe vecanerisht e kryetares se Kuvendit kane qene ne qender te akuzave te opozites, e cila ka akuzuar kryeparlamentares se ka abuzuar me dietat per veten e saj dhe per deputetet e mazhorances, si dhe per udhetimet e shumta jashte vendit duke perdorur parate qe jane parashikuar per buxhetin e institucionit te Kuvendit.


Sipas percaktimeve te anetareve te ketij Komisioni, do ti kerkohet administrates se Kuvendit qe ti vere ne dispozicion buxhetin e Kuvendit per vitet nen drejtimin e mazhorances. Materialet e parashikuara per tu mbledhur jane Buxheti i Kuvendit nga 2005 deri ne 2010; praktiken e hartimit te tij, miratimin ne organin e percaktuar nga ligji. Jashte vemendjes nuk do te mbeten as aktivitetet ceremoniale ose propagandistike te organizuara nga Kuvendi.


Komisioni Hetimor do te hetoje edhe procesin e shitjes se makinave te ketij institucioni, proces i cili ka qene teper i perfolur per abuzime ne percaktimin e shitjes se cmimit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 91 here.
Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentareEdi Rama - Sali Berisha Kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ka folur edhe për ato që konsiderohen çështje të nxehta politikës; reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. Kreu i mazhorancës u shpreh se PD-së nuk ka bërë asnjë propozim për ndryshimin e Kodit Zgjedhore dhe se të gjitha iniciativat janë marrë nga opozita. Por pavarësisht kësaj, Berisha, edhe gjatë mbledhjes tregoi qartë se kërkon diktim apo imponim të...Lexo te gjithe artikullin »


» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro
» KLSH, kompjuteret Fatos Beja s’i denoncoi ne prokurori serbet
» Bashkia Vlore, marreveshje me Tetra Tech Ard
» Meta Shqiperia ne rrugen e duhur drejt BE-se

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit