Deshton perpjekja e Berishes per ti dhene rere Italise, nuk bindi dot Parlamentin
Publikuar me : 16.07.2008 Ne :
Politike - 353 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Gazeta britanike *The Independent* ka botuar nje reportazh ne lidhje me marreveshjen e mundshme mes Shqiperise dhe Italise per marrjen e reres nga brigjet shqiptare dhe rregullimin e plazheve te Leces. Sipas gazetes, tentativa e kryeministrit Sali Berisha per arritjen e kesaj marreveshjeje ka rezultuar jo e suksesshme, pasi ai nuk ka mundur dot te marre mbeshtetjen nga Parlamenti Shqiptar. *The Independent* thekson se tashme Kryeministri do te duhet te llogarise edhe reagimet e ambientalisteve shqiptare, te cilet nuk kane qene shume aktive ne vitin 1990, ne rastin kur me reren shqiptare u rigjenerua plazhi i Korfuzit ne Greqi.
Mauro della Valle, eshte nje oficer ne Ushtrine Italiane, por pasioni i tij mbetet deti dhe plazhi. Te gjithe kohen e tij te lire e kalon tek *Soleluna*, vendi ku ai dhe e shoqja Luciana menaxhojne nje bar ne San Cataldo, qytet bregdetar i Leces, ne Pulja, ku sherbejne pije dhe ushqime te lehta dhe ku flasin shpesh me njerezit me te rregullt qe i frekuentojne, dy rojet qe kujdesen per pushuesit ne det, te cilet trishtohen kur hedhin shikimin ne ane te detit. Dhe ajo qe ai shikon eshte me te vertete e trishtuar. Sepse plazhi i San Cataldos, ashtu si duzina plazhesh te tjere ne bregun italian, po merr fund. Po merr fund nga sezoni ne sezon. Njekohesisht edhe e ardhmja e diteve te pushimit ne kete destinacion po merr fund. *Soleluna* eshte nje vend prej zilesh te bardha te shndritshme dhe ku ererat nderpriten nga domatet-cati te kuqe ne skajin me verior te plazhit San Cataldo. Vizitoret paguajne rreth 4 euro ne dite per te perdorur dushet dhe dollapet e tyre, si dhe cadrat e shezlonget. Por gjithnje e me shume *Soleluna* po kthehet ne nje vend ku nuk ka njerez. Guido, shoferi im i taksise, pasi beme rreth 12 kilometra rruge dy kalimeshme nga Lecja deri ne plazh, me tha qe njezet vjet me pare atje shtrihej rreth 15 meter rere deri ne ujin e detit. Kishte patur vend per thuajse 10 radhe cadrash e shezlongesh dhe rere ku te luanin femijet, si dhe hapesira per volejbollin e plazhit. *Por sot plazhi mezi shkon edhe 5 meter i gjere*,- thote ai. *Njerezit nuk po shkojne me ne San Cataldo. Nuk ka mbetur rere atje. Ata shkojne ne vende te tjera, ku mund te gjendet rere. Eshte nje turp. San Cataldo ka qene gjithnje plazhi kryesor. Prinderit e mi me kane treguar se kur ishin te rinj, i gjithe qyteti perdorte per te zbritur ne San Cataldo tramvaj, por qe sot kane dale jashte funksionimit. Kur une isha ende femije, 20 vjet me pare, tramvaji nuk ekzistonte, por rruga qe te conte per ne plazh ishte me trafik. Shikoje ate sot, eshte krejtesisht e zbrazet*. San Cataldo po shkaterrohet ne menyre te pariparueshme. Per vite me radhe Keshilli i Qytetit te Leces ka luftuar per te shpetuar kete resort te turizmit. Nese hedh veshtrimin tek bar *Soleluna* mund te shohesh gure te medhenj qe jane nxire nga plazhi per shume kohe me radhe. Keta gure jane projektuar per te pakesuar ne minimum efektin qe kryen era mbi reren qe ka mbetur. Por qellimi me i madh i ketyre *armeve* shtrihet ne det, ku po merren ngarkesa te reja rere nga tjeterkund ne Adriatik, sepse plazhi keshtu mund te rilinde. Quhet *Plazhi ushqyes* dhe eshte praktikuar ne plazhe qe po zhduken perreth botes, me shkalle te ndryshme suksesi. Behet fjale per nje permiresim te Italise, e cila do perdore me shume dhe me shpesh kete projekt ne vitet qe do te vijne nese kerkon qe ti joshe ende milionat e turisteve, italiane dhe te huaj, qe kalojne pushimet e tyre ne 3952 kilometrat e bregdetit qe jane zene nga plazhet, sepse 42,5 per qind e tyre po vuajne erozionin. Ne Pulja, shifra eshte 64,6 per qind dhe ne te afertin Molise, ne veri, eshte 91 per qind. Por edhe niveli i detit parashikohet qe te rritet nga 18 deri ne 30 centimetra ne shekullin e ardhshem dhe keshtu gjerat vetem mund te perkeqesohen. Plazhi ushqyes funksionon ne kete menyre: gjendet nje mase e caktuar rere e te njejtit tip dhe konsiston ne faktin se dhjetera milione meter/kub rere hidhen ne anije te medha, te cilat transportohen ne breg, gati per tu hedhur ne plazh. Ashtu si Mauro della Valle me shpjegoi mua, Lece e ka zgjidhur problemin e vet- ne teori- 7 vjet me pare. *Nje ekspert hidrograf, i cili ishte perfshire ne kete pune nga vete qytetaret, vecoi nje grumbull te madh rere 6 milje ne det nga Brindisi (40 kilometra ne veri te Leces) dhe 90 meter thelle ne det*,- me tha. *Rera ishte e te njejtit tip si kjo e jona. Ideja ishte te perfitoje rreth 250 mije meter kub/rere, qe eshte e njejte me 20 fusha futbolli. Behet fjale vetem per nje faze por sipas eksperteve tane, me thelle ne det ekzistojne 2 milioe meter/kub rere. Qe plazhi i San Cataldos te mbushet me rere, do te duhet rreth 1 muaj. Projekti ishte gati ne vitin 2001 dhe Keshilli Komunal premtoi nje shume prej 5,5 milione eurosh, marre nga Bashkimi Europian per te financuar kete projekt. Plani ishte i kompletuar pasi ishte miratuar nga dy grupe njerezish, si dhe qeverisja rajonale, e cila dha garancine mjedisore. Keshtu sic duhet te funksionoje puna, e cila do te nise, ka vene ne levizje politikanet, te cilet kane tundur kokat duke thene nje *Pro* te madhe. Rera e miratuar per *transplantin* ishte 6 milje ne det, por 6 milje larg Brindisit dhe jo Leces. Dy qytetet kane qene rivale te njohura nder shekuj: ashtu sic ndodh ne te gjitha cepat e Italise, ceshtja e familjarizimit dhe e racave te neperkembura te njerezve qe manifestohet nepermjet konceptit *Campanelismo*, qe do te thote *Zilja*, ku nenkuptohet nje krenari shoviniste mbledhur ne vetvete dhe mbi te gjithe stamposur per paragjykimet qe ke rreth afersise me te tjeret. Lece dhe Brindisi jane shume afer, por edhe larg njekohesisht: ndoshta Lece eshte nje qytet me elegant (me qendren e tij historike) ne bregdetin puljez, i zbukuruar me numrin e madh te kishave te stilit barok dhe atyre romane, ndersa Brindisi eshte nje baze e mishit dhe e patateve nepermjet portit, ku rendesia ka qendruar gjithnje tek pika kryesore per kalimin ne Greqi. Politikisht, te dy qytetet jane edhe ne ane te kunderta te kendveshtrimit. Brindisi qe i perket qendres se majte dhe Lece qe i perket qendres se djathte. Filli kthehet prapa ne shekuj. Qendra e shkelqyer e Leces, ka si pjese qendrore objekte me nje nivel te larte, nje kolone e holle me statujen e Sant Oronzos, peshkop i shekullit te pare, i cili u shqye nga luanet ne syte e Perandorit Neron, nje kulle qe njehere e mire tregon perfundimin e rruges *Apaia* ne Brindisi, derisa ky emer nuk u perftua nga Lece, shekuj me pare. Keshtu, ne kohen e kryebashkiakut te Brindisit, Michele Erricos, Lece mesoi se ishte pika e fillimit te krimit *Rere Brindisi*, i cili nuk do te kishte qene nje politikan italian nese nuk do te kishte luajtur letren: per te gjithe ka qene vlere. Qyteti po shkon ne procedurat e sulmit. Ambientalistet vendore kane organizuar nje zinxhir njerezish, te cilet protestojne pergjate plazhit. Turistet jane lutur per te hedhur firma, ku te domosdoshme kane qene 10 mije te tilla dhe ceshtja u prezantua ne formen se si Lece po vjedh reren e Brindisit. Fansat e skuadres vendore te futbollit kane ndihmuar shume gjate ndeshjeve te tyre, me shkrimin *Larg duart nga rera jone*. Nje gjyqtar i trete, ndoshta i ndikuar nga vala e bere e publicitetit, e pa Lecen si nje ceshtje te nderlikuar ne lufte kunder skemes se krijuar me pare. Sezoni veror i vitit 2008 u hap me nje te nxehte te shkelqyer, te thate dhe te eger, si dhe temperatura qe shkojne deri ne 34 grade, nje det te paster dhe me shkume, por ne San Cataldo gjithnje e me shume nje sasi e vogel rere per tu shijuar. Ajo qe mbetet nga rera e zeze, jane algat ne krye dhe zhdukja e reres ne pjesen me te madhe. Mauro ka ndertuar nje dysheme mbi uje, per tu bere te pranishme klienteve te tij hapesiren e detit pa kufij. Por ne diten e bukur te korrikut, kur gazeta *The Independent* vizitoi kete plazh, u duken vetem gjurmet e njerezve mbi rere. Mauro della Valle, nje person i dashur, e ruan gjaknxehtesine, por Lece duket gjithnje edhe me e nxehur. Personi me i rendesishem i politikes eshte Adriana Poli Bortone, Senatore, ish-Kryebashkiake, tashme Zv.kryebashkiake, gruaja qe ka shtyre me tej planin per shpetimin e plazhit te qytetit. *Gjendemi perballe nje sere sfidash te gjata ne rajonin e Puljas, te cilat rrezikojne te prishin punen e gjate te Keshillit te Leces gjithe keto vite ne studime te nivelit te larte, ne te mire te zevendesimit te reres, studime qe duhet te ishin mbikeqyrur nga Rajoni. Tani rreziku eshte se autoritetet e rajonit nuk jane ne gjendje te prezantojne planin e tyre te bregdetit brenda fundit te vitit dhe subvencioni prej 5,5 milione eurosh lejuar per riparimin e bregdetit te Leces, nuk do te vihet ne zbatim*. Brindisi dhe politika e aleateve te tyre ne Keshillin Rajonal nuk kane nje buxhet si pergjigje te ketyre. Por La Bortone ka nje tjeter karte nen menge. Javen e kaluar, nje nga korrespodentet e te perditshmes italiane *La Stampa*, shkruajti: *Brindisi nuk deshiron te na jape reren? Me vjen keq, por do ta marrim nga Shqiperia*. Zonja Bortone e gjeti dike ne Adriatik qe deshironte te hynte ne loje. Shqiperia kishte ndihmuar Korfuzin per te rregulluar plazhet e tij; tani kryeministri, Sali Berisha, me te cilin Zonja Bortone ka nje marredhenie te shkelqyer, po pergatitet te beje te njejten gje edhe me Lecen. Por fatkeqesisht per Lecen, virusi demokratik ka mberritur edhe ne Tirane. Zonja Bortone mund te kete arritur nje bashkepunim me zotin Berisha, por duket qarte se ai nuk i ka shkuar dot deri ne fund punes per te marre kete bashkepunim edhe ne Parlamentin e tij. Rezultati: shqetesimi mes deputeteve shqiptare kete fundjave, me zevendesliderin e socialisteve, Erion Brace, i cili ka sulmuar z.Berisha duke thene se bregdeti shqiptar nuk eshte prone personale. Pas kesaj eshte fakti se, kur Shqiperia i dha ndihme Korfuzit ne 1990, ambientalizmi nuk ishte i njohur ne Shqiperi; kurse sot eshte nje fuqi per tu llogaritur. Ndersa tani, me heqjen e shpreses se fundit, duket se San Cataldos do ti behen ritet perfundimtare.
Marre nga *The Independent*
Titulli ne origjinal: *Beteja e plazheve: Po zhduket bregdeti italian*
Bottom of Form
Somario
Por La Bortone ka nje tjeter karte nen menge. Javen e kaluar, nje nga korrespodentet e te perditshmes italiane *La Stampa*, shkruajti: *Brindisi nuk deshiron te na jape reren? Me vjen keq, por do ta marrim nga Shqiperia*. Zonja Bortone e gjeti dike ne Adriatik qe deshironte te hynte ne loje. Shqiperia kishte ndihmuar Korfuzin per te rregulluar plazhet e tij; tani kryeministri, Sali Berisha, me te cilin Zonja Bortone ka nje marredhenie te shkelqyer, po pergatitet te beje te njejten gje edhe me Lecen.
Por fatkeqesisht per Lecen, virusi demokratik ka mberritur edhe ne Tirane. Zonja Bortone mund te kete arritur nje bashkepunim me Zotin Berisha, por duket qarte se ai nuk i ka shkuar dot deri ne fund punes per te marre kete bashkepunim edhe ne Parlamentin e tij. Rezultati: shqetesimi mes deputeteve shqiptare kete fundjave ku zevendeslideri i socialisteve, Erion Brace ka sulmuar z.Berisha duke thene se bregdeti shqiptar nuk eshte prone personale. Pas kesaj eshte fakti se, kur Shqiperia i dha ndihme Korfuzit ne 1990, ambientalizmi nuk ishte i njohur ne Shqiperi; kurse sot eshte nje fuqi per tu llogaritur. Ndersa tani, me heqjen e shpreses se fundit, duket se San Cataldos do ti behen ritet perfundimtare.