Dhimbja e mesit prek pothuajse te gjitha moshat, por shpeshtesia e saj ndryshon ne grupmosha te ndryshme. Mjekja reumatologe, Aida Nica, shpjegon moshat, ne te cilat shfaqet semundja, pasojat qe sjell dhe keshilla per parandalimin dhe mjekimin e semundjes.
Çfare grupmoshash prek me teper?
Shfaqet gati ne te gjitha moshat, pavaresisht se eshte me e shpeshte ne moshen e mesme, kjo per shkak te sforcimeve fizike qe perballet kjo moshe. Ajo mund te shfaqet te femijet, pavaresisht se nuk eshte e shpeshte, dhe ne pergjithesi shkaku eshte i qarte e flet per pranine e patologjive te tjera kryesisht ato urinare, neurologjike etj.
Ne moshat me te rritura, epidoset jane me te shpeshta, dhe tregon per pranine e semundjeve inflamatore, si spondiliti ankilogant, por mund te ndodhe qe ajo te jete shprehese e nje semundjeje inflamatore qe qetesohet nga perdorimi i medikamenteve antisteroide si p.sh., voltareni.
Çfare pasojash mund te sjelle?
I semuri qe ka pasur lumbago (dhimbje mesi) eshte i ekspozuar ndaj manifestimeve te demtimeve te disqeve lumbare, shiatikut apo dhe lumbago kronike etj.
Ju thate se dhimbja e mesit mund te jete shprehese e problemeve neurologjike.
Si shfaqet ne keto raste?
Ne keto raste, dhimbja e mesit shoqerohet me mizerime, mpirje te gjymtyreve, te cilat jane prezente vetem gjate levizjeve dhe qe qetesohen sapo pacienti shtrihet.
Kur duhet ti drejtohemi mjekut?
Shkaqet jane te shumta dhe shpesh duhet vizita mjekesore per ti individualizuar. Megjithate, rekomandohet qe gjithmone qe dhimbja zgjat ne kohe duhet te behet konsulta me specialistin, ne menyre qe te behet dhe trajtimi i duhur.
A mund te parandalohet?
Po. Ne mjaft raste dhimbja e mesit mund te parandalohet. Per kete duhet te tregohet kujdes ne pozicionin e qendrimit gjate punes, ne ngritjen e peshave, ne trajtimin ne kohe te patologjive te tjera qe mund ta shfaqin si simptome bashkeshoqeruese.
Keshilla
Trajtimi paresor eshte regjimi i shtatit, te pakten per disa dite sa te qetesohen dhimbjet. Nderkohe, analgjeziket, ndonjehere dhe kortozoniket ndihmojne ne qetesimin e perkohshem te dhimbjes akute.
Ne te njejten kohe rekomandohet evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes se peshave, apo dhe qendrimi i gjate ne kembe. Per disa dite duhet te shmangen aktivitete te ndryshme sportive, pervec notit, i cili ne mjaft raste ndihmon ne trajtimin e problemit. Po ashtu, te ngrohtat dhe mbajtja e korseve eshte mjaft efikase.
Çfare duhet te beni kur jeni ne krize
Dita e pare
Eshte shume e veshtire qe te percaktohet nje diagnoze diten e pare te dhimbjeve akute, pasi zona e prekur eshte e infektuar. Substancat inflamatore jane si zamka, pra i ngjisin bashke fibrat muskulore, duke e reduktuar ne maksimum levizjen.
Çelesi i suksesit eshte qe ta marresh shtruar dhe te qendrosh shtrire, nese ke mundesi. Ne momentin e pare jane te dobishme medikamentet antiinflamatore, si aspirina apo ibuprofeni. Ne vendin ku ke dhimbje mund te vendosesh kubike akulli. Kjo do te ndaloje substancat inflamatore qe te hyjne ne ind dhe do pershpejtoje sherimin.
Dita e dyte
Shpina juaj mund te jete me shume e nxire, se sa te te jape dhembje dhe kjo eshte shenje e fillimit te sherimit.
Vazhdoni ta merrni shtruar, por nderkohe perpiquni qe te levizni per te stimuluar qarkullimin. Gjithmone degjoni ate qe ju thote trupi, pasi trupi gjithmone, nese ne dime ta degjojme, na thote gjera te dobishme.
Disa lloje dhimbjesh (zakonisht dhimbjet muskulore) nisin te qetesohen pas levizjeve dhe ferkimeve te buta, por te tjerat (zakonisht dhimbjet e nervave) jane me te dhimbshme. Nese konstatoni se gjendja perkeqesohet, atehere duhet te mos levizni shume e te riktheheni ne shtrat.
Dita e trete
Kjo eshte nje periudhe shume e rendesishme. Nese intensiteti i simptomave eshte ne rritje, atehere dhimbja nuk do te kaloje vetiu, por ju do te keni nevoje per nje specialist. Nese keni me shume nje shqetesim, se sa nje dhimbje te mirefillte, atehere ne vend te akullit qe duhet te perdornit ne fillim, duhet ta trajtoni veten me uje te nxehte ne zonen e dhimbjes. Nese gjithsesi dhimbja perkeqesohet, duhet te takoni mjekun.