Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dhimbje mesi, problemi qe i mundon te gjithe

Publikuar me : 22.02.2011 Ne : Shendeti - 193 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Gati 8 ne 10 persona ne rang boteror, kane vuajtur qofte dhe nje here te vetme nga dhimbja e mesit.Te pakten keshtu rezulton ne statistikat boterore.


Megjithate per mjeket, ky shqetesim i cfaredolloj intensiteti qofte, duhet trajtuar me seriozitet, sepse nga nje episod shpesh jo shqetesues, mund te behet burim per shfaqjen e semundjes kronike (lumbago kronike). Mjekja reumatologe, Aida Nica shpjegon shkaktaret e dhimbjes se mesit dhe si mund te trajtohet.


Doktoreshe dhimbja e mesit eshte nje semundje e mirefillte?


Dhimbja e mesit eshte nje shqetesim gati i shpeshte, por fatmiresisht ne shumicen e rasteve, trajtohet shume shpejt dhe vetem nje perqindje e vogel e simptomave behen kronike. Ne shumicen e rasteve ajo eshte sindrome bashkeshoqeruese e semundjeve qe prekin aparatin skeletro-muskulor, por dhe ate intestinal, urinar apo dhe sistemin nervor. Vetem ne raste te rralla ajo mund te behet kronike dhe te marre formen e nje semundjeje.


Kur eshte me e shpeshte?


Dhimbja e mesit eshte me e shpeshte pas moshes 30 vjec dhe fillon krejt papritur, gjate nje sforcimi me ngritje peshe ose levizje e pakontrolluar, rrotullimi te trungut e me rralle pas nje rrezimi. Por dhe pas nje qendrimi te gjate, te papershtatshme, qofte ne kembe ose ulur.


Si shfaqet?


Nganjehere ajo instalohet shume shpejt dhe kalon pas disa oresh ose disa ditesh. Dhimbja perqendrohet ne zonen e kerbishtes, shtohet nga e kollitura, ka nje intensitet variabel dhe shpesh here shume te forte. Kolona lumbare eshte shume e forte dhe shpesh e shoqeruar me modifikime te statikes vertebrale.


Ky qendrim i dhimbshem i marr instinktivisht nga i semuri, kerkon patjeter kryerjen e ekzaminimeve radiologjike.


Dhimbja e mesit, a eshte e trashegueshme?


Degjenerimi i diskut intervertebral ndodh tek te gjithe njerezit dhe lidhet, pa dyshim, me moshen. Tek femija, disqet jane shume te pasur me uje dhe pak nga pak ato behen me fibra per tiu adaptuar rritjes se shtylles kurrizore dhe shtimit te peshes trupore. Tek i rrituri, disku fillon te rrenohet, pra degjenerohet pak ose shume me shpejtesi, cka varet nga personi.


Kjo vihet re me shume tek burrat sesa tek grate. Kur disku intervertebral eshte i tejperdorur dhe i holluar ai nuk mund te luaje rolin e tij si amortizator natyral. (Neser do te lexoni se cilat grupmosha prek dhimbja e mesit, pasojat qe sjell dhe si mund te parandalohet)


Keshilla


Trajtimi paresor eshte regjimi i shtatit, te pakten per disa dite sa te qetesohen dhimbjet. Nderkohe analgjeziket, ndonjehere dhe kortozoniket ndihmojne ne qetesimin e perkohshem te dhimbjes akute.


Ne te njejten kohe rekomandohet evitimi i sforcimeve, mbajtjes dhe ngritjes se peshave, apo dhe qendrimi i gjate ne kembe. Per disa dite duhet te shmangen aktivitete te ndryshme sportive, pervec notit, i cili ne mjaft raste ndihmon ne trajtimin e problemit.


Po ashtu te ngrohtat dhe mbajtja e korseve eshte mjaft efikase.Shiatiku, nje dhimbje e tmerrshmeKur ju nderroni shtepi dhe perpiqeni te ngrini kartone te rende, papritmas nje dhimbje e forte paralizon kemben tuaj.


Dhimbja duket se kalon nga vithet, kofsha dhe kemba, gjer ne shputen e kembes. Madje nje tkurrje e kolones mund ta pengoje personin te perkulet perpara. Ndonjehere dhimbja shkon deri ne gju dhe faktori qe e shkakton kete nuk kuptohet lehte.


Dhimbja shtohet nga perpjekja qe bejme, kolla apo teshtimat. Presionet dhe forcat e perkuljes perqendrohen ne bazen e kolones vertebrale. Keshtu, nervat qe preken me shpesh jane ata te rrenjes lumbare te pare dhe te 5-te (sacrale). Shiatiku shkaktohet edhe nga shkaqe te mjedisit, stresit, obeziteti, pirja e duhanit dhe renia psikologjike. Por ne te shumten e rasteve mjeket e lidhin shiatikun me disqet intervertebrale.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit