Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dhjamosja e melcise, ja pse grate jane me te rrezikuara

Publikuar me : 04.04.2011 Ne : Shendeti - 137 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dhjamosja e melcise rrezikon me shume femrat se meshkujt. Por si shfaqet dhe cilet jane faktoret e tjere te riskut qe ndikojne ne kete semundje e cila nese nuk trajtohet si duhet mund te coje ne cirroze ? Ja se cfare thote mjekja gastro-hepatologe, Albana Duni, ne lidhje me semundjen.

Çfare eshte semundja e dhjamosjes se melcise?
Steatohepatiti jo-alkoolik eshte nje semundje serioze, e nenvleresuar, qe nuk ka te beje aspak me alkoolin, por qe mund te coje ne cirroze te melcise po aq sa alkooli.

Sa e perhapur eshte kjo semundje?Prevalenca e saj i korrespondon asaj te hepatitit C per shkak se nje numer i madh pacientesh me steatohepatit jo-etilik jane etiketuar gabimisht alkooliste. Pavaresisht se nuk ka studime te mirefillta, eshte pare se numrin me te madh te pacienteve e zene femrat obeze (60 perqind).

Cilet jane faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e kesaj semundje?
Faktoret me te rendesishem riskues te cilet cojne ne dhjamosjen e thjeshte te melcise perfshijne obezitetin, perdorimin e alkoolit, dhe rezistencen insulinike. Por studimet kane treguar se dhjamosja e thjeshte e melcise shoqerohet me teper me obezitetin sesa me perdorimin e alkoolit. Per kuriozitet, ne USA perqindja e personave mbi peshe eshte rritur 10-25 perqind dhe kjo eshte nje tregues i rendesishem qe pse semundjet jo-alkoolike te dhjamosjes se melcise jane semundjet me te shpeshta te melcise.

Si ndikon mbipesha?
Sipas studimeve shkalla e obezitetit korelon pozitivisht me prevalencen e dhjamosjes se melcise dhe keshtu me shfaqjen e steatohepatitit jo-alkoolik.

Çfare shenjash klinike shfaq pacienti?
Fillimisht pacientet nuk paraqesin ankesa konkrete, ato zakonisht lidhen me nje ndjenje diskomforti abdominal apo me simptoma meteoristike.
Steatohepatiti jo-alkoolik zhvillohet nga dhjamosja e thjeshte e melcise. Shkaku qe kjo semundje ngelet e panjohur shpjegohet me faktin qe ne normalisht shohim ate qe ne njohim. Ne rastin e semundjes se melcise ne mendojme se pari rreth efekteve toksike te alkoolit dhe shkaterrimin qe ato shkaktojne ne melci.


Duke bere keshtu ne shpesh deshtojme te shohim nje entitet semundje tjeter, e cila mendohet te jete e veshtire te diferencohet nga i pari, dhe zhvillohet pavaresisht efekteve te alkoolit.


Dieta
Dieta ditore e rekomanduar ne pacientet obeze me steatohepatit jo-alkoolik fillon me 1200 kcal dhe ne qofte se kjo nuk sjell rezultate kerkohet reduktimi ne 600-800 kcal ne dite. Per ta bere me te qarte rekomandohet nje konsumim i tille proteina 45-100 gr ne dite, karbohidrate me pak se 100 gr ne dite dhe yndyrna me pak se 10 gr ne dite. Ne rastin e personave diabetike duhet te fillojne nje program dietik dhe marrjen e menjehershme te mjekimit antidiabetik.

Faktoret riskuesFaktoret me te rendesishem riskues te cilet cojne ne dhjamosjen e thjeshte te melcise perfshijne obezitetin, perdorimin e alkoolit, dhe rezistencen insulinike. Por studimet kane treguar se dhjamosja e thjeshte e melcise shoqerohet me teper me obezitetin sesa me perdorimin e alkoolit

Shenjat
Fillimisht pacientet nuk paraqesin ankesa konkrete, ato zakonisht lidhen me nje ndjenje diskomforti abdominal apo me simptoma meteoristike.
Steatohepatiti jo-alkoolik zhvillohet nga dhjamosja e thjeshte e melcise. Shkaku qe kjo semundje ngelet e panjohur shpjegohet me faktin qe ne normalisht shohim ate qe ne njohim

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit