Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dhjete menyra per te “zgjeruar” shtepine

Publikuar me : 09.01.2012 Ne : Sociale - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Marrë nga “House Beautiful”

Dezenjuesit tregojnë se cilat janë disa mënyra për të rregulluar mobilimin e shtëpisë edhe duke mos përdorur shumë para. Krijoni më mirë një ide mbi kombinimin e mobiljeve me hapësirën dhe ngjyrat duke lexuar 10 këshilla

 

Kombinoni mobiljet e larta me të ulëtat

Në çdo hapësirë të vogël është shumë e rëndësishme të mos ndiheni të mbytur. Në këtë apartament, mobilimi i të cilit është ideuar nga dy arkitektë, thuhet se mobiljet e ulëta janë një mënyrë shumë e mirë për zëvendësimin e rafteve të larta, që më shumë të krijojnë një ide të hapësiërs së ngushtë. Është shumë e efektshme që t’i mbash gjërat ulët dhe ta ndërthurësh me vertikale këtu-aty, thonë arkitektët.

 

Guxoni të jeni dramatik

Hapësirat e vogla janë të përkryera për dekorime, pasi kërkojnë më pak kohë, para dhe materiale. Në një apartament të vogël e modern duhet të krijoni momente dramatike që kompenson mungesën e detajeve, por pa e ngushtuar hapësirën. Kështu mund të lyeni të gjithën me të verdhë të ndritshme derën kryesore të apartamentit. Gjëra të tilla duken shumë bukur në hapësirat e vogla.

 

Zgjidhni me kujdes karriget

Karriget pa krahë janë perfekte për hapësirat e vogla sepse janë më të lehta për t’ju lejuar lëvizjen. Gjithashtu ato janë edhe më të lehta për t’u lëvizur. Gjithashtu mund të zgjidhni dy karrige jo domosdoshmërisht të njëjta dhe t’i lëvizni kudo që ju duhen nëpër dhomë.

 

Mos ngatërroni… çdo gjë

Edhe pse hapësira mund të jetë e ngushtë, mos hiqni dorë nga gjërat e rëndësishme. Edhe pse apartamenti mund të jetë i ngushtë, krevati bën mirë të jetë në qendër të dhomës sesa i shtyrë pas murit. Kini kujdes normalisht, pasi nuk keni pse të blini një krevat shumë të madh. Mjafton të jetë i përshtatshëm për ju.

 

Krijoni zona të ndara

“Nuk është mirë që e gjithë hapësira juaj të jetë si një e papërcaktuar, duke e bërë apartamentin shumë monoton. Është më mirë nëse krijoni zona të ndara, që do të bëjë që dhoma të duket më e madhe. Kështu që diku mund të lini veçan një tavolinë me karrige që krijohet ideja e një zyre bashkë me raftin e librave pas.

 

Perdet të jenë që në tavan

Linjat vertikale krijojnë iluzionin e lartësisë. Duke varur perde që nga tavani deri poshtë në tokë i bën apartamentet e ulëta që të duken më të mëdha dhe krijohet ideja e një ajrosjeje edhe më të mirë.

 

Vini rafte kuzhine të hapura

Raftet e sipërme tradicionale mund ta bëjnë një kuzhinë të duket edhe më e ngushtë. Duke përdorur rafte të hapura, dizenjuesit japin idenë e një kuzhine më të madhe. Raftet e murit janë të nevojshme, por jo të këndshme. Raftet e hapura janë të bukura, sidomos nëse në to vendosni enë të zbukuruara.

 

Mobilje me harqe

Harrojini mobiljet me kënde të theksuara. Për hapësirat e ngushta, mobiljet me harqe janë më të mira dhe për më tepër, është më lehtë të vish rrotull pa u dëmtuar.

 

Elegancë përmes vijave

Krijoni iluzionin e gjatësisë duke luajtur me ngjyrat. Një prej arkitektëve këshillon lyerjen e parketit me vija të gjera dhe të ngushta. Një gjë e tillë përdoret sidomos kur mobiljet kanë këmbëza të gjata, në mënyrë që vijat në parket të mund të jenë të dukshme edhe poshtë tavolinave dhe karrigeve.

 

Përdorni dyert e xhamit

Përdorini shumë dyert e xhamit, madje edhe në rafte, në mënyrë që të shikohet edhe në “thellësi” nëpër gjithë shtëpinë, duke dhënë kështu një tjetër ide. Është një mënyrë shumë e mirë për të futur dritë edhe në hapësirat e errëta të apartamentit.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 29 here.
Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistetEmigrantet ne Greqi, foto arkiv Një ngjarje e rrallë ka ndodhur dje në Athinë, ku dy shqiptarë janë rrahur gabimisht. Një shqiptar i cili ishte në makinë me gruan dhe nipin e tij, e ndali makinën jashtë godinës së Fakultetit në Athinë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë. Gruaja doli nga makina dhe u drejtua për një dyqan aty afër, por u bë objekt i komenteve ofenduese nga disa emigrantë të huaj. Për t’i dalë në mbrojtje gruas, burri i saj dhe nipi zbritën...Lexo te gjithe artikullin »


» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri sa ka shteti
» E megjithate, njerezit vinin!
» Uria ne Korene e Veriut shkakton kanibalizem
» Astmatiket, problemet qe sjell stina e veres

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit