Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dhuna ndaj inspektoreve, te djathtet nuk pranojne qe te mblidhet keshilli bashkiak

Publikuar me : 21.09.2011 Ne : Kronike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


www.youtube.com/watch?v=nralYuZT3es


Grupi i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës ka kërkuar edhe njëherë mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me dhunën e ushtruar nga kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha ndaj dy punonjësve Anila Çobani dhe Etleva Duro.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi është shprehur në një prononcim para ndërtesës së bashkisë se grupi i këshilltarëve të djathtë nuk ka pranuar një kërkesë të tillë edhe pse rregullorja parashikon këshilli bashkiak duhet të mblidhet  me firmën e  mbi 1/3 e këshilltarëve.

Dalipi tha se kjo mbledhje po shmanget qëllimisht për të mos trajtuar apo për të mos mbajtur qëndrim për çështje kaq shumë të rëndësishme.

“Kërkesa jonë për mbledhjen është urgjente për shkak të dhunës fizike të ushtruar në zyrat e shtetit ndaj dy grave,nënpunëse të Bashkisë së Tiranës, për të mbajtur një qëndrim të gjithë këshilltarët, të majtë apo të djathtë, për të dënuar këtë akt shumë të rëndë, që shkel me të dyja këmbët zërin e qytetarëve, që në fakt është një tallje e hapur me zërin e qytetarëve. Fatkeqësisht nuk kemi asnjë reagim nga kryetari i këshillit bashkiak apo nga bashkia, e cila ka marrë në mbrojtje një bandit me uniformën shtetit që ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me normat morale qytetare”, tha Dalipi.

Ai kërkoi që për këtë sjellje të reagojnë edhe ambasadorët dhe të mos lejojnë që të përdoren si sfond nga Basha.

“Kërkojmë që gjithë investimi i bërë nga ndërkombëtarët për të shmangur dhunën ndaj grave e mediave të mos nëpërkëmbet me dhunën e pushtetit. Miliona euro nga BE dhe SHBA janë hedhur poshtë. Ne u kërkojmë ambasadorëve të reagojnë dhe në asnjë mënyrë mos përdoren për sfond nga kryetari bashkisë në një kohë kur po dhunohen zyrtarë në zyrat e bashkisë, në një kohë kur po kërcënohen punonjësit e bashkisë dhe po hidhen në rrugë si të mos jenë qytetarë apo shërbëtorë publikë të qytetarëve”, ka nënvizuar kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë.

 

F.S

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 89 here.
Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne AustriNjë e plagpsur duke u transportuar për në Spitalin Ushtarak (foto Hektor Pustina) Studentët e vitit të tretë Gjuhe-Letërsi pak orë para aksidentit në Apolloni I PËRDITËSUAR – 15:40 Dy prej të plagosurave nga tragjedia e Himarës do të dërgohen për mjekim të specializuar nga Austri. Spitali Ushtarak i ka drejtuar një kërkesë për transport ambasadës austriake në Tiranë pasi një gjë e tillë mund të realizohet vetëm me avion sanitar. Një lajm i tillë është...Lexo te gjithe artikullin »


» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”
» Pezullohet licensa per “Kristal-in”
» Iu zhvat 20 milione leke, mashtronte t’u kthente pronen
» Tirane, kapen pese persona te kerkuar
» Tirane, kapen 5 te kerkuar
» “21 janari”, shtyhet gjyqi ndaj te akuzuarve, avokatet kerkojne pa vlefshmerine e ekspertizave
» Lamtumire studenteve qe perloten Shqiperine

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit