Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dialogje ne darken e Fevzos (Humor)

Publikuar me : 19.12.2011 Ne : Kuriozitete - 91 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

I pari foli Doktori. “Fevzi të përshëndes, ke bë një punë të mirë me këtë libër, me thënë të drejtën s’e besoja që do ta bëje, po e bëre, bëre mirë. Jo, ke bë punë të mirë…”

Thaçi: “Jena shastisë krejt në Kosovë. Kurrkush në parti teme s’ka guxu me thënë një fjalë të keqe për Enver Hoxhën. Ani mirë që s’kanë qejf me ndigu libra, se vallai Fevziu s’i kish mirë punët me ta.”

Fevziu: “Doktor, Hashimi ka lënë Merkelin dhe ka ardhë për librin. I thashë thuaj dhe asaj të vijë, po nuk mundi. Më ka nxjerrë telashe Sarkozia, tha, se flet lart e poshtë në emrin tim dhe duhet të stabilizojmë ca gjëra. Në fakt i thashë kësaj ambasadores franceze mos vinte Sarkozi, po më tha ka bebe të vogël tani nuk lëvizin, është dhe kohë e keqe.”

Berisha: “Ashtu, dëgjo, Merkeli… Hashim, shiko, ajo, duhet me e respektu. Nuk ka ardhë në Tiranë, dy herë nuk ka ardhë dhe i jap të drejtë. Nuk mund të vijë në një vend ku kryetari i opozitës shkrun libra në vend që të bëjë politikë, përjashton njerëz nga grupi parlamentar, s’e kam bë kurrë në jetën time si politikan, as edhe njëherë të vetme. Por ti ke bë mirë që e ke respektu dhe që e ke pritë.”

Thaci: “Vallahi s’dita qysh me e ftu këtu, veç ia dhashë librin e Fevziut se dhe ashtu ne skena kurrgja me e dhanë. I thashë është biografia e Diktatorit të Shqipnisë. S’di qysh u hutu pak në fytyrë, veç më tha se po na qet telashe boll ai dhe në Partitë Popullore dhe në Bruksel. S’dita me e sqaru se ka vdekë, se s’guxoj vallahi me folë në sy të atyne të partisë për Enver Hoxhën dhe i thashë veç Diktatori i Shqipnisë, dhe ajo u bë e zymtë në fytyrë. Ku- ku, mendova, kjo prej Lindjes vjen, e i njef gjanat më mirë se na. Veç kur u ndamë, mu duk diçka si e hutime se më tha ‘kena boll probleme dhe na me atë të Shqipnisë, ndaj është mirë t’i rrish larg’.”

Fevziu: “Haha, sa i madh, ja dhe librin ë, po ça tha, ça tha? Fyle e kishte lexu me Google Translate dhe ishte kënaqë se i kishte thënë Gruevskit, më tha Ali Ahmeti, që boll të lexosh atë librin dhe e i kupton problemet e Shqipërisë.”

Berisha: “Ai zotëri, dakord, Merkeli është një gjë dhe Fyle një gjë tjetër, Fyle mor zotëri është Fatmir Mediu i Çekisë, nuk kam gjë me Mediun se ju e dini që e respektoj, po ai është. Tani do thoni ju çfarë ka ai libër? Jo, e ka thënë drejt Kastrioti, ai është një udhëzues terrori mbi Partinë. Me atë libër në xhep çdo socialist është terrorist. Ata shikojnë aty planin e veprimit kundër demokracisë. Shikoni 30 faqet e para, i ka të gjitha vrer dhe mllef ndaj socialistëve të vjetër, shikoni në faqet 51 deri 74, ka vetëm shfrime të tij kundër Nanos dhe Metës, lexoni me kujdes faqen 278 si portretizon gazetarë që ai s’i do dhe i fyen ata, shikoni…, nejse, unë nuk e kam lexuar atë libër, dhe as kam ndërmend ta lexoj, por Kastrioti ka të drejtë. Ai nuk është Kurban, është udhëzues për kurban në PS.”

Islami: “Unë di të them vetëm një gjë, që ai nuk më largon dot nga politika…”

Berisha: “Në asnjë mënyrë, eja tek ne kur të duash, puna është se vendi yt ishte atje dhe ne kishim një interlokutor me vlerë, pa eja tek ne kur të duash s’e kemi problem.”

Thaçi: “S’koka mirë puna veç po mujtët me u qetësu mirë do ish. Dhe Merkel ma ka tërheqë vëmendjen, më ka thonë me i fut do ministra në burg për korrupsion, veç i kam thonë që jam në hall se me i futë në burg thojnë janë kundërshtarë të Hashimit dhe ku kanë godit krejt ata që s’mi ka qejfi me i pa.”

Fevziu: “Po ça tha për librin, ça tha, apo s’e shfletoi fare?”

Thaçi: “Jo bre se ia kisha mbështjellë me një letër të bardh mos me ia pa kopertinën ata të mijtë se ti e di si bajnë ata për Enver Hoxhën.”

Berisha: “Shiko, ai ka bë një libër të neveritshëm. Ua them unë ju. Një lider që përjashton njerëz nga partia është burracak. Jo, është burracak, ua them unë ju. Më ‘91 e gjeta unë Neritanin në zyrë të Ramz Alisë. Zotëri, nuk i thashë një gjysëm fjale. Kishte shku në punë të nesërmen, e kishte qëllu roja i Qendrës Arkeologjike me pëllëmbë, i kishte thënë tradhtar. Nuk e përjashtova. Jo, s’kisha pse e përjashtoja, iku vetë ai. Nuk u mërzita. Se unë e lë mërzinë në punë të saj. I iku mërzitja, erdhi prapë pas 20 vjetësh. Jo, unë nuk përjashtoj njeri. Mu mërzit një vit më pas Pashko, Imami dhe Teta. U mërzitën. U thashë mos u mërzitni, rrini këtu, nuk u ngarkoj asnjë punë, as në qeveri, as në parlament, as në parti, rrini bëni qejf, çfarë kini? Jo, u mërzitëm, më thanë dhe ikën. Ikën zotëri. U nxehën shumë njerëzit. U ngritën në sallë i bënë për një lek. Nuk u thashë gjë. Ikën. U kthyen prapë. Patjetër se nuk i kisha kundër. Imami sa herë e kujton i bie kokës me grushte zotëri. E kisha shef kabineti, sa herë mbeteshin vetëm ma hapte vetë bisedën. Kam bërë unë çkam bërë, thoshte, unë meritoj të përjashtohem përgjithnjë. I thashë kurrë s’e bëj atë unë. Ose Eduard Selami… Ky zotëri u mërzit se nuk e la Izeti të hynte në konferencë ku diskutohej për të. Nuk mërzitet njeriu për kaq. Iku, do vijë prapë. Jeta është e gjatë. U mërzit Kalakula, Baleta, ikën. Ikën e s’erdhën më. Ama s’i përjashtoi njeri. Kemi Pollon zotëri. E mbani mend? Më ikën të gjithë Pollo, Xhaferi, Demi, ikën. Ikni, u thashë. U mërzitët, ikni, po ama mos thoni që ju zbova unë. Ikën, erdhën prapë. Ja ku i ke në rresht. Iku Ruli. Ju e dini pse iku Ruli. Asnjë fjalë nuk i thashë. I çova dosjen në Gjykatë, erdhi puna tek imuniteti, nuk ia hoqa. Ku nga frika. Po pse ka frikë thoni ju? Frika është njerëzore mo zotëri. Po ai iku dhe erdhi prapë. Jo se nuk përjashtohet njeriu. Erdhëm në pushtet. Mu mërzit Avokati. S’më miratonte asnjë ligj në Komision. E thirra. I thashë, shiko, unë me ty nuk punoj dot, por nuk të përjashtoj. S’më përjashton dot më, tha. Mor unë të përjashtoj, i thashë, por tani do të ngrij. Dhe e ngriva. E ngriva, nuk e përjashtova. Jo, kjo që i bëjnë Kastriotit është e pashembullt. Në partinë time kjo s’ka ndodhur kurrë.”

Fevziu: “Kjo qenka interesante. Në fakt nuk e kisha menduar ndonjë herë, por në fakt kështu është se Doktori nuk ka përjashtuar njeri. Ja vlen të bëj një libër për këtë. Në fakt është interesante.”

Ndërkohë aty kalon Fatos Nano.

-Urime Fevzi, po kam frikë se librin për Doktorin s’e bën dot, se ti shkruan 30 vjet pas vdekjes së udhëheqësit. Po ta besojmë Doktorin që rron dhe 30 vjet, ti nuk besoj se mbërrin të shkruash libër kur të jesh 102 vjeç.

Fevziu: “E lexove, e lexove, si tu duk.”

Nano: “Mirë mu duk, mu mbushën sytë me lot se mu kujtua Thanasi. Iku pa e lexuar.”

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit