Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Digjet makina e babait te Fevziut, policia Banor i zones

Publikuar me : 12.11.2010 Ne : Shendeti - 126 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Digjet ne rrethana te panjohura autovetura e babait te gazetarit te njohur te televizionit Klan Blendi Fevziu. Policia identifikon si autor te ngjarjes nje person me te meta mendore i cili nga hetimet e kryera nga efektivet e komisariatit nr.4, ne kryeqytet. Ngjarja ndodhi mesnaten e te martes duke u gdhire dita e djeshme ne rrugen Qemal Stafa, prane shkolle se kuqe, kur autovetura e babait te gazetarit Blendi Fevziu, mori flake ne menyre te papritur duke shkaktuar djegien e saj.


Lajmi u be i ditur per Shekullin, nga burime te Drejtorise se Policise se kryeqytetit qe pohuan se ngjarja ndodhi rreth mesnates, kur automjeti ishte i parkuar ne oborrin e nje prej vilave dykateshe te zones prane Shkolles se Kuqe. Menjehere pas konstatimit te zjarrit, ne drejtim te vendit ku ishin shfaqur flaket, u drejtuan banore te ndryshem te zones per te shuar flaket qe mund te rrezikonin banesen por edhe shtepite e tyre. Banoret gjithashtu lajmeruan zjarrfikeset dhe Policine e kryeqytetit te cilet mberriten ne vendin e ngjarjes me shpejtesi per te shuar zjarrin.


Pavaresisht se efektivet e Policise mberriten ne vendin e ngjarjes bashke me zjarrfikesit me shpejtesi, autovetura nuk mundi te shuhej. Perpjekjet e zjarrfikesve per te shuar zjarrin, kane rezultuar te pasuksesshme pasi vetura eshte shkrumbuar teresisht. Burimet e policise thane se djegia eshte ndihmuar edhe nga benzina dhe gazi, pasi ajo kishte si lende djegese te motorit te saj, benzinen, ndersa ishte e pajisur edhe me nje impjant gazi. Pasi zjarri eshte shuar, ekspertet e zjarrfikesve dhe te policise se kryeqytetit kane nisur keqyrjen e mjetit. Nga veprimet e para eshte konstatuar se mjeti ka qene i rregullt teknikisht, por dyshohej se ai mund te kete pasur probleme elektrike apo ne impiantin e gazit.


Ky dyshim i hetuesve eshte hedhur poshte nga disa persona qe deshmonin se kishin pare nje person prane vendit te ngjarjes me shkrepse ne dore. Ky person eshte identifikuar nga policia si banor i zones, por qe ishte me te meta mendore. Ai eshte shoqeruar ne ambientet e Policise dhe eshte ndaluar. Policia nuk ka bere te ditur emrin e personit te shoqeruar prej tyre ndersa ai eshte ndaluar deri ne nje vendim te prokurorit.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit