Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dikush mendon seriozisht per dy shqiptare

Publikuar me : 27.05.2011 Ne : Kulture - 243 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ideja per filmin Amnistia erdhi pas leximit ne shtypin shqiptar te nje lajmi per krijimin ne burgjet shqiptare te ambienteve te vecanta (dhoma) ku te burgosurit e martuar, tashme gezojne te drejten e vizitave intime prej bashkeshorteve te tyre disa ore ne dite te vecanta te muajit.


Ajo qe ishte vetem shkendije, e vuri ne pune regjisorin Bujar Alimani qe te perpunoje dhe te shfaqe ne nje linje unike disa motive te rendesishme.
Kapercimi nga nje hapesire bashkeshortore ne hapesiren socio-kulturore te Shqiperise se viteve dymije, eshte bere duke mbajtur ne konsiderate privaten, boten personale dhe kjo shenon arritjen e pare te vepres. Menyra se si e mberrin, eshte objekt per diskutim per te parin filmi te gjate artistik te Bujar Alimanit.


Kinemane, formen me popullore te artit, kineastet shqiptare e zbriten ne nivelin e masave. Ky motiv i shkonte dikur propagandes dhe pasojat ishte gerryese. Deri me tash kineastet e djeshem e te sotshmit, nuk kane bere tjeter, por kane zhdukur te drejten dhe dinjitetin per tu shprehur me pak integritet mbi individin, qofte ky integritet qe ka te beje me hapesiren e dhomes bashkeshortore, apo te burrit dhe gruas ne pergjithesi.


Hapesira socio-kulturore qe trajton kinemaja jone eshte e paqenesishme, ska te beje me kohen qe jeton e as me ndonje kohe te mundshme. Edhe topografia e saj rurale perfaqeson vende me klime malore e fresk, te pershtatshme per rehabilitim dhe kurim. Ketu, padashur fiksojne nje gjysme te vertete kineastet tane, sepse ne kesi vendesh mund te trajtohen te semure. Dhe shqiptaret si anormale trajtohen, si njerez qe edhe po te kishin cte thoshin, sdo te dinin.


Çfare estetike pritet nga vetedije artisti si kjo?
Amnistia (premiere boterore ne Festivalin e Filmit ne Berlin 2011) duket film i veshtire per tu realizuar sepse tregon te njejten gje, dite pas dite, shtrire ne nje hark kohor afer nente muajsh, (aq sa iu desh Majes te martohet, te bjere me barre e te linde nje femije - nje metafore e qarte).


Por kjo monotoni e kohes, e gjeografise, e ritualit te perditshem njerezor nuk bie nga ai nivel ku e ka ngritur Alimani.
Njeriu dhe qyteti, kolapsi ekonomik dhe papunesia, me efektet te komunitetet e vogla, te familje qe perbehen nga tri breza, jane motive mirefilli tek kjo veper dhe te cilat i gjejme perciptas te rrahura ne filmin bashkekohor shqiptar.


Udhetimet nga Pogradeci ne Tirane dhe ngjarjet qe sjellin ne jeten e Elses 35-vjecare (Luli Bitri), e papune, nene me dy femije dhe Shpetimit (Karafil Shena), 50 vjec, punetor ne shtypshkronje, Alimani i trajton si nje migrim i brendshem i vetes ne kufij te pashkelur. Amnistia refuzon stereotipin e dilemes te rrime apo te ikim, po edhe te rrime cdo te bejme, te prodhimeve me teme aktuale.


Eshte dashuria si migrim njohes i vetes dhe i tjetrit, pertej nje tradite romantike, te eger madje. Seksi eshte subjekt dhune i ritualit mujor te Elses dhe Shpetimit me bashkeshortet e tyre dhe shenjat sjane aspak te mira.


Amnistia i hap titrat me nje brez te kuq gjak. Kuadri eshte detaji. Eshte boja e kuqe me te cilen shpetimi lyen nje ulluk te makinerise dhe qe ne arrijme ta shohim kuadrin te plote diku ne mes te filmit.


Parimi i close up camera me te cilen operon Amnistia eshte pervoje qe Alimani e bart nga stili i tij ne metrazhin e shkurter e qe perfaqesohet ne menyre te shkelqyer me Gas. Edhe atje personazhi ndiqet ne vajtje-ardhjet nga shtepia ne pune, vende qe e vene ne dare te nxehta dhe qe behen vendimtare ne gjetjen e zgjidhjeve, zgjidhje te cilat nuk e tejkalojne temperamentin e individit. Si te thuash e keqja qe na gjen, na ngjan (sado alogjike te duket).


Kjo e ben individin e Alimanit thellesisht njerezor ne kuptimin e perulesise dhe koherent e te besueshem per tekniken e krijimit. Aktet vendimmarrese te personazheve te Amnistia kane nje funksion njohes edhe ato, te vetave, te mjedisit, funksion per reflektimin e spektatorit i cili fillon dhe i rivlereson goditjet e njepasnjeshme qe ka marre gjate filmit por nuk i ka ndjere dhe aq.


Ekonomia e gjuhes dhe informacionit eshte e admirueshme. Sepse Alimani e mban vemendjen te ajo cka eshte me e rendesishme per te treguar thelbin e personazhit. Ja Remziu (Todi Llupi) per shembull. Arrijme ta njohim nga pak gjera. Menyra si shpalos objektin e vjeter, gajden, si jep e merr me nusen. Ne skenen e zbulimit te tradhtise, ne sallonin e pritjes ne burg, ai nuk eshte i drejtperdrejte me gruan e re, por gjuha e tij eshte e ndezur, goditese.


Pa e pare ne sy, i thote Vetem dhjete metra larg.
Gjuha e folur, eshte ne harmoni me perpikmerine e imazhit. Ne kete aspekt personazhet e Alimanit nuk e tradhtojne hapesiren e tyre socio-kulturor, sepse pretendimet e tyre jane pak kthjelltesi ne kete kaos qe e ve poshte njeriun.


Ndodh qe prifti te flase me fjalet e kryeministrit qe nje mesuese te flase me naivitetin e nxeneses, studenti me gjuhen e adoleshentit dhe femijet me gjuhen e te rriturve. Qe gjuha humbet trupin e personazhit te cilit i perket, ky eshte nje problem i skenaristeve shqiptare.


Perfytyroni nje 35-vjecare, qe pyetjes se moshatares se saj, Po ti?, i pergjigjet Femijet erdhen shpejt, pastaj pa pune.
Kaq te perkore jane dialoget e Alimanit. E meqe jemi te raporti i dy femrave, Elses dhe Majes (Mirela Naska), regjisori i ka krijuar profilet e tyre si nje thurime psikologjike. Amnistine, per keto detaje te pasura e poetike, nuk ka arsye ta ngaterrosh thjesht dhe vetem me nje film social. Mund te thoshim edhe se Amnistia shenon fundin e mustaqeve ne ekranin shqiptar.


Ky prodhim te le te kuptosh se gjithcka qe vjen ne ekran eshte menduar gjate shiu dhe koha pa diell, nata dhe gdhirja tronditese ne liqenin e Pogradecit, ngjyrat e dheut te cilat regjisori preferon ti quaje ngjyre konjaku, pija qe shoqeron kete histori. Heshtja - Amnistia eshte nder te tjera nje film pa muzike - qe eshte me saktesi ne vendet dhe kohen e duhur, i perket nje ritmi te brendshem te personazheve qe jetojne ne vetmi. Ajo eshte pjese e teresise se shprehjes qe perdor Alimani.


Me finalen, regjisori ka bere nje imitim fjale per fjale te kronikes se zeze te gazetave vjehrri vret me cifte nusen dhe te dashurin e saj. Por kjo skeme qe eshte paraprire dhe zhvilluar ne retrospektive tashme, perben vete filmin. Çfare do te thote? Qe finalja eshte nje pasoje, qe regjisori eshte i interesuar te merret me arsye me te thella. Eshte nje permbysje qe i ben artisti veshtrimit te problemit.


Filmi eshte solid sepse ai pershkohet nga kjo perpjekje per njohjen e situates njerezore. Ne fund te fundit nga nje pervoje sado dramatike qofte, ajo qe mbetet eshte vete pervoja, nje forme e njohjes. Vdekja qe vjen papritur nuk mund te fshije cdo gje.


Ne fund te ketij filmi ke ndjesine se tani fillon dhe tani mund te ngresh pyetjen Çfare eshte ne te vertete amnistia? Jepet apo po kerkohet amnisti? Cili eshte akti qe regjisori kerkon ta falin? Cila eshte e keqja qe duhet falur? Ku eshte gabuar? Çfare natyre ka gabimi njerezor per te cilin kerkohet amnisti?
Vepra eshte e hapur.


Bujar Alimani (1969 Patos) ka studiuar pikture dhe regji teatri ne Akademine e Arteve ne Tirana. Emigroi ne Greqi me 1992 ku jeton me familjen. Nisi te realizoje filmat e tij prej vitit 2002. I ketij viti eshte Katoi, Gas 2006, Busulla 2007. Amnistia eshte nje pike kthese per kinemane e re shqiptare, por eshte arritje normale ne ecurine e vet punes se Bujar Alimanit. Ai nuk e ka reshtur kerkimin, ate kerkim qe do mund, per te analizuar gjendjen njerezore.


Kinemaja jone ka vuajtur nga mungesa e kerkimit. Edhe per hir te nje tradite qe tani po i shohim pasojat. Arti yne kinematografik e varferoi kinemane edhe me keq nga cishte, u varferua arti po aq sa artisti.


Kuptimi i ri ndaj gjerave eshte ceshtje kendveshtrimi dhe nje kendveshtrimi i ri perftohet nga pozita e pergjegjesise ku e vendos veten krijuesi.
Edhe per kete kuptim te ri Amnistia eshte nje film ne opozite me metoden artizanale te te berit kinema sot ne Shqiperi, thjesht per tu ushqyer apo per te deshmuar se ekziston.

Pas shfaqjes per median, sonte premiera ne Kinema Imperial. Vijon per dy jave ne sallat e ketij rrjeti kinemash.

Amnistia (Shqiperi, Greqi, France, 2011, 83 min.)
Regjisor Bujar Alimani. Skenari Bujar Alimani. Kamera Elias Adamis. Zeri Leandros Dounis, Xenofontas Kontopoulos. Montazhi Bonita Papastathi. Aktoret Luli Bitri, Karafil Shena, Todi Llupi, Mirela Naska, Aleksander Rrapi. Producent Bujar Alimani, Thanos Anastopoulos, Guillaume de Seille. Prodhimi 90 Productions, Fantasia Ltd., Arizona Films, Nova.
35 mm film


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit