Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dimri i vetmise se madhe

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Kuriozitete - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Preç Zogaj

Një dimër i  dyfishtë dhe një vetmi e dyfishtë  kanë shtrirë  sundimin e  tyre mbi  Shqipëri këto ditë. E motit të  keq në një anë, e politikës së keqe në anën tjetër.

Dëbora dhe rreshjet e shumta  kanë  bllokuar mijëra e mijëra familje, sidomos në zonën verilindore të vendit.

Politika  e keqe e qeverisë  po bllokon aspiratën mbarëqytetare  për  t’u integruar në Europë.

Për momentin  halli  i njerëzve që po luftojnë  me të ftohtit  dhe urinë përbën  një emergjencë të  dorës së parë. Kjo situatë gjithsesi do të kalojë, urojmë pa viktima të tjera.  Moti do të ndërrojë, bora do të shkrihet, rrugët do të hapen. Dielli që shpëton Shqipërinë, siç thotë  poeti Fatos Arapi, dielli  që nuk ka zhgënjyer në shekuj të shekujve, nuk do të zhgënjejë  as kësaj radhe. Atëherë, me dëshmitë e të çliruarve  nga rrethimi  i borës do të kemi mundësi të bëjmë një bilanc të qartë  si e përballoi Shqipëria e vitit 2012  gjendjen e krijuar.

Kurse  peshën dhe vetminë e dimrit politik do të duhet ta mbajnë në kurriz gjatë.  Siç duken shenjat, do ta mbajmë  deri  në fund të vitit, ndoshta edhe vitin tjetër. Vetëm po të ndodhë ndonjë mrekulli.

Pozbehen përditë shpresat se  Shqipëria do të marrë  këtë vit ftesën e kandidimit në Europë. Javën e kaluar folën qartë disa  nga politikanët  dhe zyrtarët më në zë të  Parlamentit  dhe Komisionit Europian. Ata u shtuan kritereve të paplotësuara, që na lanë në klasë vitin e kaluar,  edhe vrasjet e 21  janarit 2011  dhe çeshtjen “Meta-Prifti”. Nuk  ka asnjë shans që Shqipëria të marrë ftesën pa u çuar para drejtësisë   udhëruesit dhe ekzekutuesit e vrasjeve të 21 janarit.  Koshienca e Europës duket e shokuar nga faktet që ka nxjerrë në dritë ekpertiza e  FBI-së. Ajo  ka drejtuar prozhektorët nga drejtësia shqiptare. Vidioskandali “Meta-Prifti” gjithashtu nuk rrezulton një çeshtje e mbyllur për Europën. Përkundrazi. Siç e kanë parashikuar shumë analistë, ajo është hapur në Bruksel pikërisht kur është mbyllur në Tiranë. Është hapur si një çeshtje e madhe e funksionimit  të drejtësisë dhe demokracisë në Shqipëri. Si politikan  dhe njeri publik, zoti Meta duhet të  bindë Bruskelin për  pafajësinë e tij, përndryshe  pafajësia që ka marrë në Tiranë  do t’i kushtojë  shtrenjtë integrimit europian të vendit  dhe kjo do të jetë  tepër ironike  për  karrierën e tij si kryetar i  Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Që nga viti 2009 kur zoti Berisha depozitoi  në Bruksel aplikimin  e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat në BE kanë kaluar tre vjet. Do të kalojë dhe i katërti pa marrë asgjë. E keqja këtu nuk është thjesht se po  humbin dhe një vit tjetër. Mund të  ndodhë të plotësojmë dhjetë kritere dhe të mbesim në klasë,  fjala vjen, për dy kritere. Mund të rrëzohemi pozitivisht  në  të përpjetën e integrimi  për t’u  ngritur e për  të vazhduar  me vrull  dhe përkushtim drejt  finishit. Potë ishte puna kështu, në  fund të vitit, në vend që të vajtonim refuzimin, do të duartrokisnim përparimin. Por e keqja është se ne nuk kemi përparim në asnjë prej kritereve  thelbësore  që lidhen me  funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Të fiksuar  herë  teatralisht dhe herë marrëzisht  në fiksionin e deridjeshëm  se integrimi është bllokuar nga opozita, qeveria dhe kryeministri nuk po  bëjnë asnjë prej detyrave të tyre tani që opozita ka bërë të sajën.  Përkudrazi, po e  bëjnë  gjithnjë e më keq, sidomos me drejtësinë, me luftën kundër  korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

E sheh qartë edhe  njeriu më i zakonshëm se  kryeministri dhe  mjaft zyrtarë të tjerë të shumicës  qeveritare nuk janë  të mirëpritur si njëherë e një kohë  në  Bruksel, në Uashington, në Berlin dhe në kryeqytetet e tjera politike të Perendimit. Si individë janë po ata që priteshin dikur me respekt. Nuk i presin e nuk i respektojnë më  sepse kanë dalë nga udha e demokracisë që është udha e Zotit. Një fotografi e kapur me stërmundim ku duket shpina e Berishës duke i dhënë dorën në kalim Presidentit të Francës,  Sarkozy, apo Sekretares se Shtetit, Hillari Kilnton  është njëkohësisht fotografia  e tkurrjes  së tmerrdhme  që kanë  pësuar  marrëdhëniet e  Tiranës zyrtare me Perëndimin.

Duam apo nuk duam  pasojat  e izolimit të  qeverisë dhe drejtuesve të saj  i shkojnë  gjithë vendit.  Këto pasoja janë më të mëdha se ato që shkaktojnë rreshtjet apo përmbytjet.  Vonesat me integrimin, loja apo tallja me të janë humbja më e madhe për Shqipërinë. Kot lodhen disa naivë apo tellallë që thonë na mjaftojnë vizat.  Vizat  kanë rëndësinë  e tyre, por  janë ku e ku me integrimin. Integrimi europian  është jetik për kombin tonë. Në vend që të  plotësojë me korrektesi maksimale kriteret e Brukselit; në vend  që  të shtrohet me zemër të hapur me zyrtarët europianë  për gjithçka që lidhet me aspiratat perëndimore  të vendit  të tij, kryeministri Berisha  shtyhet në anabase ekstraeuropiane  dhe ekstraeuropianiste,  duke kërkuar  zgjidhje atje ku  as salvaxhante nuk ka. E tillë është vizita e tij e ditëve të fundit në  Azerbaxhan, një vend të palirë, prej të cilit  zoti Berisha, megjithë   dëshirën e mirë, nuk mund të sjellë asgjë përveç  zymtëzisë që vjen nga një  rregjim  i huaj për aspiratat demokratike të popullit shqiptar. Mund t’i bjerë njëherë  udha edhe në Azerbaxhan një kryeministri shqiptar, por pasi  i ka vënë në vijë të gjitha punët e tjera dhe pasi është pritur atje ku kërkon  të integrohet populli i tij.  Të mendosh ta kapësh nga Azerbaxhani është  të ikësh nga  Europa. Dhe në fakt vizita e Berishës atje është shqetësuese sepse zhvillohet  në kushtet e një krize të Tiranës me Brukselin dhe Uashingtonin për çeshtjet e funskionimit të demokracisë.  Ç’më  duket Bruskeli kur kam Bakunë, i thonë kësaj.  Kjo iludon, vonon, por nuk funksionon.

Dikur  në komunizëm  shkrimtari i shquar Ismail Kadare pat shkruar romanin “Dimri i vetmisë së madhe”, që trajton temën e shkëputjes së  rregjimit stalinist të Enver Hoxhës nga  Moska hrushoviane  në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.  Në  atë kohë Shqipëria u kthye nga një fuqi  tjetër e madhe e hemisferës  komuniste lindore, nga Kina e Mao Ce Dunit . Gjetja e një miku  të fuqishëm në Lindjen e Largët nuk e pengoi Kadarenë të pikaste dimrin  dhe vetminë e madhe  të vendit të tij. Ç’duhet të themi sot për Azerbaxhanin?

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit