Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dita e Rinise, Rama Eshte koha qe demokracia te fitoje per njerezit

Publikuar me : 08.12.2011 Ne : Politike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryesocialisti Rama ka kujtuar lëvizjen e studentëve të dhjetorit në Ditën e Rinisë. Nëpërmjet një mesazhi të shpërndarë në rrjetin social Twitter, Rama shprehet se në vitin 1990, ishin të rinjtë ata që fituan demokracinë, por 21 vjet më pas demokracia duhet të fitojë për ta.

“Në 8 dhjetor 1990, njerëzit nisën të fitojnë demokracinë. Sot ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit”, shkruan Rama në “Twitter”.

 

 

 

AK: E donim Shqipërinë si Europa, PD e PS na lanë jashtë saj  

Në Ditën e Rinisë, Aleanca Kuq e Zi ka zgjedhur të mos festojë, por t’u gjendet pranë të rinjve dhe fëmijëve të sëmurë duke dhuruar gjak. Në një deklaratë për mediat, përfaqësues të AK u shprehën sot se ëndrrat dhe idealet e të rinjve të viteve ’90 nuk janë realizuar ende. “Në dhjetor 1990 e donim Shqipërinë si gjithë Europa. Në dhjetor të 2011-s, PD e PS na lanë jashtë Europe”.

Në një tubim të organizuar në sheshin “Nënë Tereza”, përfaqësues të AK thanë se në 21 vitet pas rënies së komunizmit, politika shqiptare u ka pirë gjakun të rinjve.

 

* * *

Sot, Dita e Rinisë

8 dhjetori është shpallur me vendim të Parlamentit si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të lëvizjes studentore të vitit 1990.

Në 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës bojkotuan mësimin dhe nisën protestën që do të shënonte një kthesë në historinë e vendit.

Protesta e të rinjve, e cila zhvillohej për mungesën e energjisë elektrike, kushtet e ekonomike dhe jetesën e vështirë në konvikte, mori përmasa akoma më të mëdha pas dhunës së ushtruar nga pushteti komunist.

Me thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, rinia e asaj kohe zhvilloi një sërë manifestimesh që u shoqëruan me kërkesën për lejimin e pluralizmit politik në vend, kërkesë që u pranua më pas nga Presidenti Ramiz Alia.

G. N / Redaksia Online 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 48 here.
Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan PriftitIsh-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti Gjykata e Tiranës shfuqizoi një vendim të ILDKP-së, ku kjo e fundit kishte gjobitur me 300 mijë lekë ish-ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti, për konflikt interesi. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e gjobiti ish-ministrin Prifti për konflikt interesi në vendimmarrjen për emërimin e një shtetasi në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të OST-së. Ky emërim, sipas ILDPK-së, është bërë...Lexo te gjithe artikullin »


» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit