Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dite zije ne nder te Sabri Godos, sot homazhe ne hollin e Kuvendit

Publikuar me : 04.12.2011 Ne : Politike - 42 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sabri Godo


(I përditësuar)- Këshilli i Ministrave ka shpallur zi kombëtare për ditën e sotme, nga ora 12:30 deri në 14:30, në nderim të Sabri Godos. Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmë shtizë.

Gjithashtu është parashikuar të mbahet ceremonia e homazheve, e cila do të organizohet në mjediset e Kuvendit. Shkrimtari dhe politikani Sabri Godo ndërroi jetë pasi u shtrua me urgjencë 22 nëntor në reanimacioni e Sanatoriumit, në kryeqytet, si pasojë e komplikacioneve në mushkëri. 82-vjeçari vuante prej disa muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Politikani, shkrimtari dhe skenaristi i njohur Sabri Godo ka mbajtur postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991. Godo e ka drejtuar Partinë Republikane për 7 vjet.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

 Topi: Humbëm një politikan atdhetar e të moderuar

Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të Presidentit të Nderit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, i cili u nda sot nga jeta në moshën 82-vjeçare. Topi në mesazh e konsideron Sabri Godon “jo vetëm një shkrimtar i madh me potretizimet e spikatura të figurave historike kombëtare, por edhe mishërimi i një politikani atdhetar e të moderuar, i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën politike pluraliste të dy dekadave të fundit”

“Ndarja nga jeta e Sabri Godos është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju si dhe për ish-kolegët politikanë e deputetë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin nga afër e të bashkëpunojnë me të”, shprehet Presidenti Topi.

Berisha: Shqipëria humbi një prej mendjeve më të ndritura

Sali Berisha, kryeministër i vendit i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të të ndjerit Sabri Godo. Në këtë mesazh Berisha e vlerëson Godon si “politikan të urtë dhe të mençur” dhe se vdekja e tij është “një humbje e madhe për politikën dhe letrat”.

“Sabri Godo ishte një nga personalitetet e shquara të mendimit politik dhe letrave të vendit, i cili dha një ndihmesë të çmuar në zhvillimet politike të njëzet viteve të fundit në Shqipëri, në fushën e ligjeve të vendit, dialogut dhe mirëkuptimit midis shqiptarëve. Me mjeshtërinë e Tij të madhe, talentin e rrallë, Ai ishte kolosi i romanit historik në letrat shqipe, të cilat i pasuroi me vepra të pavdekshme”, shprehet Berisha.

Edi Rama: Lajm i trishtuar! Ndërroi jetë autori i Ali Pashë Tepelenës. S’ishim miq, por çmoj shumë librat e zonjën e tij që e ngushëlloj nga zemra.

Pandeli Majko: Vdekja nuk ka peshore, por sot duket sikur e bëri edhe këtë. Sabri Godo ndroi jetë. Republikani, ish-partizani i LANC dhe “kryeplaku” i politikës që gjithmonë reflektoi maturi, la pas respekt dhe shembull. Ngushëllime familjes.

 

PS: Do të çmohet për konseguencën në mbrojtjen e interesave kombëtare

Kryesocialisti Rama ka shprehur ngushëllimet familjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo. Përmes një njoftimi për shtyp të shpërndarë nga selia rozë, Rama e cilëson Godon si një figurë të respektuar të politikës shqiptare dhe mbrojtës i interesave e vlerave të kombit.

“Në emër të socialistëve shqiptarë, kryetari Edi Rama i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Sabri Godos. Sabri Godo ishte një kundërshtar politik i Partisë Socialiste, por ka qenë e do të mbetet për ne një figurë e respektuar e këtyre dy dekadave tranzicion, si njëri ndër autorët e Kushtetutës së Shqipërisë dhe si një aktor me rëndësi i jetës politike shqiptare i cili në momentet e vështira të vendit u mundua ngaherë të ndihmojë për të gjetur rrugën e arsyes. Po, ashtu Sabri Godo do të çmohet gjithnjë prej nesh për konseguencën e tij në mbrojtjen e interesave e vlerave tona kombëtare”, thuhet në njoftimin e Partisë Socialiste.

 

PDIU:  Emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet shprehu ngushëllimet për  ndarjen nga jeta të politikanit Sabri Godo. Në mesazhin e ngushëllimit të PDIU-së theksohet se me ndarjen e tij nga jeta, shqiptarët humbën një zë të fuqishëm të çështjeve kombëtare.

“PDIU me pikëllim të thellë mori lajmin e ndërrimit të jetës së politikanit dhe patriotit të madh, Sabri Godo. Shqiptarët nga të gjitha trevat nga Çamëria në Kosovë humbën një personalitet të shquar të skenës politike dhe shoqërore, një zë të matur dhe të fuqishëm të çështjeve të mëdha të kombit tonë”,  thuhet në mesazhin ngushëllues të PDIU-së.

“Humbja e Sabri Godos është një trishtim për mbarë kombin shqiptar, i cili i është mirënjohës për aktivitetin e tij politik kombëtar. PDIU gjen rastin të ngushëllojë familjarët e Sabri Godos, duke siguruar se emri i tij do të mbetet me shkronja të arta në historinë tonë moderne”, përfundon mesazhi.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 48 here.
Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan PriftitIsh-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti Gjykata e Tiranës shfuqizoi një vendim të ILDKP-së, ku kjo e fundit kishte gjobitur me 300 mijë lekë ish-ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti, për konflikt interesi. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e gjobiti ish-ministrin Prifti për konflikt interesi në vendimmarrjen për emërimin e një shtetasi në pozicionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të OST-së. Ky emërim, sipas ILDPK-së, është bërë...Lexo te gjithe artikullin »


» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin
» Berisha Ajo qe ndodh nuk kthehet, por te rishikojme transportin e organizuar
» Presidenca e Keshillit te Evropes nga sot kalon ne ‘duart’ e Shqiperise
» PD-PS vendosin per numerim elektronik
» Spoti tek CNN, si fitoi kompania me dy punonjes tenderin 300 mije euro

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit