Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kronike - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak minuta më parë, ku një 22-vjeçar është plagosur me thikë në Divjakë të Lushnjes, ndërsa është në rrezik për jetën.
Sipas burimeve policore, mësohet se i plagosuri është shtetasi Xhuljano Fusha, 22-vjeç, i cili është qëlluar me thikë nga Xhuljano Gjeka.
Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka bërë të mundur arrestimin e këtij të fundit, ndërsa ka nisur hetimet lidhur me këtë akt.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjes, por si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, ai do të tranportohet drejt spitalit Ushtarak në Tiranë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.