Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Djali im vjedh. Shteti ta riedukoje ose meriton te vdese!

Publikuar me : 29.11.2011 Ne : Kronike - 55 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Nga e dërguara jonë në Bulqizë, Lindita Çela

 

Është vetëm 16-vjeç Markeljani. Megjithatë, në Bulqizë e njohin të gjithë. “Gjynaf, është fëmijë i rritur pa nënë…” – janë fjalët e para që të thonë për të. Markeljan Asllani është autor i disa vjedhjeve në qytezën e minatorëve. Nuk janë të paktë njerëzit që në Bulqizë kanë rënë viktima të dorës së 16-vjeçarit, por ka prej tyre që ndjejnë ende dhembshuri. “Si mund të bëhet i hajrit një fëmijë jetim këtu në Bulqizë? Njerëzit vuajmë për bukën e gojës”, – thotë Hamdi Bajrakti, një burrë rreth të 50-tave.

Ai njeh nga afër familjen e Luftim Asllanit. Luftimi duhet të ushqejë 6 fëmijë nga dy martesa të ndryshme. Mes tyre Markeljani.

 

Në “shtëpinë” e Markeljanit

Dhoma ku ka jetuar Makeljani, më siguri nuk është shumë e ndryshme nga qelia ku gjykata e ka futur një javë më parë. “Burg pa afat” dha gjykata për 16-vjeçarin. Në shtëpinë e tij, në lagjen më të vjetër të Bulqizës, Markeljani që prej 4 vjetësh ka jetuar në dhomë, që nuk e përshkruan dot lehtë. Duket si një hangar për gjënë e gjallë. Aty, në dhomën e pashtruar janë edhe disa rrecka të Markeljanit. Në katin e dytë të shtëpisë, Luftimi jeton me gruan e dytë dhe fëmijët e lindur nga kjo martesë. Gjylja, njerka e Markeljanit nuk pranon të flasë për djaloshin rebel. – “Luftimi merret më të, unë shoh vetëm fëmijët e mi, nuk di ç’bën ai”, – të thotë Gjylja, e cila gjithë ditën rrëmon krom në stogjet e minierës. Me këtë punë, mban frymën gjallë familja.

Nga ajo sa të sheh syri në shtëpinë e Luftimit, konflikti i babait me 16-vjeçarin duket se ka qenë i gjatë. Askund nuk sheh foto të tij. Hangari i poshtëm ka qenë streha e tij, deri sa i ati vendosi ta denoncojë, pasi njerëzit që Markeljani u kishte vjedhur trokisnin në derën e tij vazhdimisht për të kërkuar mallin e vjedhur ose dëmshpërblim.

“Ma ka sjellë shpirtin në majë të hundës, nuk ia dal dot më”, – thotë Luftimi. Efektivat e komisariatit të Bulqizës janë pak më të butë se vetë i ati. Sipas tyre, nuk është tip i dhunshëm dhe agresiv. Përkundrazi. “Vjedh se nuk kam pas bukë të ha”. Kjo qenë kjo alibia e përhershme që Markeljani ka rrëfyer për oficerët e krimeve në komisariatin e Bulqizës. Në ngarkim të Markeljan Asllanit, policia ka ngarkuar disa raste të vjedhjes, por për shefin e komisariatit problemi me 16-vjeçarin nuk qëndron tek e shkuara e tij, por tek e ardhmja.

Sot ndodhet në qelitë e paraburgimit, në Burrel, pikërisht në vendin kur vuajnë dënimin personat e akuzuar për veprat më të rënda penale. Aty është Markeljani, Zani dhe Jaho. Me siguri, kur të dalë prej aty, nuk do të jetë më fëmija që megjithëse vjedh për bukë ngjall ende dhembshuri.

 

 

Luftim Asllani: Edhe nëse im bir vdes, nuk dua të di për të

“Alo baba, jam në burg, më sill bukë dhe rroba… Pasi ka dëgjuar zërin e të birit nga ana tjetër e telefonit, Luftim Asllani e ka fikur telefonin pa përgjigje. Markeljanin e ka bërë hasha. Thotë se tashmë është i vdekur për të. Në këtë intervistë që “Shekulli” i mori në Bulqizë, Luftimi thotë për djalin e vet që “derisa nuk është i vlefshëm, më mirë mos qoftë”.

 

Z. Luftim, para pak ditësh ju keni kërkuar që institucionet shtetërore të ndërhyjnë për riedukimin e djalit tuaj, madje, keni thënë që do ta vrisni nëse nuk e burgosin menjëherë. Si është e mundur kjo, që një baba të kërkojë këtë për të birin?

Ka ardhur aty ku nuk mban më. Ma ka sjellë shpirtin në majtë të hundës. Unë rropatem gjithë ditën për të siguruar bukën e gojës për fëmijët, ndërkohë që duhet të shlyej borxhet tek ata që vjedh im bir. Nuk dua t’ia di më për të nëse është gjallë apo vdekur. Më mirë të jetë i vdekur se sa të jetë gjallë dhe më turpërojë dhe të më zhysë në borxhe, siç im bir ka bërë deri më tani.

 

Nuk mendoni se burgu do të ndikojë me keq në edukimin e djalit?

Unë nuk kam më forca ta edukoj atë. Kam bërë gjithçka çfarë kam mundur. I kam siguruar bukën fëmijëve të mi, nuk i kam mësuar të vjedhin, por me Markeljanin duket se kam dështuar. Është i vetmi fëmijë që ma ka turpëruar. Të merret shteti me të.

 

Por policia, thotë që Markeljani nuk është një djalë i dhunshëm, dhe shpesh herë vjedhjet që ai ka bërë janë të motivuara për të siguruar ushqim?

Po si nuk është problematik një djalë që vjedh karburantin, makinën e tashmë njerëzit trokasin në derën time për të marrë paratë? Vetëm për atë çfarë ka bërë kohët e fundit unë duhet të paguaj 5 milionë lekë të vjetra, tre milionë tek një pikë karburanti dhe dy milionë tek një tjetër banor i zonës për shkak të dëmtimit të një makine që ai ka bërë. A mund të ketë më problem se kaq? Ku i ka çuar ato para…? Ndaj kam kërkuar ndihmën e institucioneve shtetërore për edukimin e tij. Unë s’di…Nuk di ç’të bëj më!

 

Po pse, sipas jush, Markeljani është shndërruar në një djalë problematik?

Nuk e di. Unë jam përpjekur të bëjë më të mirën e mundshme. Jam në punë gjithë ditën që fëmijëve të mi të mos u mungojë buka në shtëpi. Por ai djalë më ka turpëruar. Deri sa nuk është i hairit, më mirë mos qoftë gjallë. Nuk dua t’ia di më për të, nuk dua t’ia di…

 

 

Një histori që ilustron një realitet të tërë

Është 55 vjeç. Quhet Luftim Asllani. Minator në Bulqizë. Fizikisht është i brishtë, pasi ka bërë dy operacione në zemër. Është martuar dy herë. Dhe deri këtu, nuk ka asgjë që mund të ndjellë vëmendje gazetareske. Por ka diçka tjetër të rëndësishme në jetën e vet, të cilën ai do ta ndajë me publikun; ndoshta ngaqë beson se një rrëfim në media mund ta ngushëllojë. Ai është baba i palumtur, ngaqë ka humbur kontrollin mbi djalin e tij 16-vjeçar; e kjo gjë po e bën të çojë nëpër mendje ide që të shokojnë. Nuk është menduar dy herë për të deklaruar se “do të vrasë djalin e tij adoleshent, ngaqë nuk ka fuqi ta ndalojë në veprat e turpshme që po bën kohët e fundit”. Dhe që për të nuk më rëndësi nëse ai është gjallë apo vdekur. Me vepra të turpshme, Luftimi ka parasysh vjedhjen. “Djali im është lidhur me grupe hajdutësh, dhe për këtë më është dashur herë pas here të paguaj dëmet që ai bën. E kam dërguar në polici me duart e mia, por asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk mundem më. Shteti duhet të ndërhyjë, të ma dërgojë në një shkollë riedukimi”, – shprehet ai i dëshpëruar. Është një histori që ilustron një realitet të tërë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Pezullohet licensa e “Kristal-it”

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 99 here.
Pezullohet licensa e “Kristal-it”Renzo Bossi Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të licensës së universitetit privat “Kristal”. Në vendim thuhet se licensa hiqet për një periudhë 1-vjeçare. Një vendim i tillë vjen pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për shkak të publikimit nga drejtësia italiane të fakteve se djali i Umberto Bosit kishte marrë diplomë në këtë universitet pa e frekuentuar. Këshilli i Ministrave...Lexo te gjithe artikullin »


» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit
» Tentoi te vidhte me arme, vihet ne pranga
» Itali, arrestohet shqiptari, pjesetar i nje bande droge
» Durres, vodhi 1.6 milione leke, arrestohet
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit