Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Djegia e flamurit shqiptar, Serbia rrezikon futbollin dhe BE-ne

Publikuar me : 14.10.2010 Ne : Kronike - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Djegia e flamurit shqiptar dhe trazirat e shkaktuara nga tifoze ultranacionaliste serbe gjate ndeshjes Itali - Serbi ne qytetin e Gjenoves nuk do te kalojne aq lehte. Pervec ndeshkimeve per skuadren, veprime te tilla qe cuan edhe ne arrestimin e 17 veteve, 16 prej te cileve serbe, mund te rrezikojne edhe kandidaturen e Serbise per ne BE.


Reagimet kane qene te shumta nga shteti italian dhe serb, edhe nga te rinj shqiptare, si dhe nga anetare te Federates Shqiptare te Futbollit, teksa Ministria e Jashtme shqiptare e ka konsideruar ate si nje ceshtje qe i perket shtetit italian.


Serbia Ndihemi te turperuar


Vete shteti serb ka reaguar duke kerkuar falje lidhur me ngjarjet e se martes ne mbremje ku tifoze serbe shkaktuan nderprerjen e ndeshjes Itali-Serbi. Ambasadorja serbe ne Itali u shpreh se sjellje te tilla nuk perfaqesojne popullin serb, duke vijuar se ajo dhe serbet ndiheshin te turperuar.


Nderkohe, zv.kryerministri serb ngriti akuza edhe ndaj Italise per mosmarrjen e masave te duhura. Dacic tha se policia nuk duhet te kishte lejuar hyrjen ne stadium te personave qe kishin objekte te tilla me vete.


Presidenti i federates serbe te futbollit tha se kishin pasur informacione se do te kishte akte te dhunshme dhe se ata qe i kishin kryer ishin thjesht zbatues, pasi organizatoret e vertete ndodheshin ne Beograd. Por ngjarja e se martes mbrema duket se nuk do te kaloje aq lehte, nisur edhe nga fakti se erdhi vetem kater dite pas veprimeve te dhunshme gjate parades se homoseksualeve ne Beograd.


Megjithese vete Italia eshte shprehur se nuk do te jete pengese per hyrjen e Serbise ne BE, duket se ka paralajmeruar se kjo do te ndikoje ne takimin e dates 25 tetor, kur Keshilli i Evropes pritet ti percjelle Komisionit Evropian kerkesen e Serbise per hyrjen ne BE.


Shulku Nje akt qe duhet denuar


Kreu i sektorit te garave ne Federaten Shqiptare te Futbollit, Ilir Shulku, reagoi dje nga Vlora per incidentin e se martes ne mbremje ku ne ndeshjen e futbollit Itali-Serbi te zhvilluar ne Gjenove, ultranacionaliste serbe krijuan trazira si dhe dogjen edhe flamurin shqiptar.


Mendoj se eshte nje veprim i shemtuar nje akt qe besoj se do te denohet padyshim edhe nga organet kompetente, pasi kemi te bejme me nje akt qe e largon futbollin, dhe jo e afron, u shpreh Shulku.


Ai tha se eshte e ditur qe UEFA dhe FIFA kane sloganin Bashke per te miren e futbollit, cka ne futbollin e se martes u shkel dhe si rrjedhoje akti i tifozeve serbe ishte i denueshem. Mendoj se sanksionet disiplinore do te jene te ashpra,- tha kreu i sektorit te garave.


Lidhur me reagimin e mevonshem te tifozeve shqiptare, te cilet dogjen flamurin serb menjehere pas ndeshjes, Shulku tha se dy ngjarjet ne vetvete nuk mund te krahasoheshin.


Nuk mendoj se jane te ngjashme. Incidenti qe tifozet serbe shkaktuan te marten ne mbremje ne stadium ne Itali, eshte totalisht i ndryshem nga ajo qe ka ndodhur si rrjedhoje me pas para ambasades serbe ne Tirane.


Akt tjeter i shemtuar eshte qe tifozet serbe e dogjen flamurin shqiptar ne nje stadium ku per me teper nuk po luante Shqiperia, cka e ben edhe me te rende kete veprim te tyre


Arrestimet


Ne Gjenove jane arrestuar 17 vete, mes te cileve edhe nje 18-vjecar italian. 16 vete u plagosen, dy prej tyre ishin karabiniere. Ivan Bogdanov, ultraserb, i cili udhehoqi perleshjet qe ndodhen ne stadium u identifikua dhe arrestua. Mesohet se ai eshte lider i grupit Djemte ultra te Yllit te Kuq te Beogradit. Bogdanov, i papune, mban mbi vete kater akuza.


Mediat serbe thone se veprimet e tij kane lidhje me poetierin Vladimir Stojkovic, te cilit nuk i eshte falur kalimi tek nje tjeter skuader. Gjithashtu deklarohet se policia italiane ishte paralajmeruar per mberritjen e nje grupi tifozesh qe do te shkaktonin trazira.


Ministria e Jashtme Djegia e flamurit shqiptar, ceshtje e Italise


Djegia e flamurit shqiptar ne Itali patjeter qe perben nje akt te pakendshem per te gjithe, si per shqiptaret, italianet, dhe po ashtu edhe per vete serbet.


Por mendoj se kemi te bejme me nje grup te izoluar huliganesh, jo me qendrime institucionesh. Per kete arsye nuk ka qendrim zyrtar ne kete moment nga ana e Ministrise se Puneve te Jashtme. Keshtu u shpreh dje Ralf Gjoni, drejtor i Pergjithshem i Komunikimit ne Ministrine e Jashtme lidhur me djegien e flamurit shqiptar ne Itali.


Ai vijoi duke thene se keto akte vandalizmi ne stadiume u perkasin ceshtjeve te rendit publik te vendin ku ndodhin, dhe u takon autoriteteve italiane ta trajtojne ngjarjen ne fjale sipas legjislacionit ne fuqi. Si rrjedhoje, nga ana e shtetit shqiptar nuk ka pasur asnje reagim per ngjarjen qe acaroi jo pak shqiptare.


FIFA dhe UEFA denojne aktin ne Itali


Presidenti i FIFA-s Sep Blater dhe ai i UEFA-s Mishel Platini, kane denuar ashper dhunen e huliganeve serbe te dy diteve me pare ne Gjenova gjate ndeshjes se perfaqesueses se Italise me ate te Serbise. Takimi zhvillohej ne kuader te ndeshjeve kualifikuese per Euro 2012.


Jam i tronditur nga pamjet e djeshme ne ndeshjen Itali-Serbi. Kam shume kujtime te keqia qe lidhen me dhunen ne futboll. Pres rezultatet e hetimeve dhe vendimet e trupit disiplinues. Kujtoj se UEFA ka tolerance zero ndaj dhunes ne stadiume, - theksoi Platini, teksa beri te ditur se nje vendim do te merret me date 28 tetor.


Te rinj djegin flamuri serb ne Tirane


Digjet flamuri serb ne qender te kryeqytetit nga nje grup te rinjsh shqiptare, ndersa policia bllokoi demonstrimin e tyre perballe ambasades se Republikes se Serbise ne Tirane.


Kjo ndodhi dje ne kryeqytet si reagim per djegien e flamurit shqiptar nga nje grup ultranacionalistesh serbe ne stadiumin Marasi te Gjenoves, ku dy nete me pare zhvillohej ndeshja Itali- Serbi, e cila u nderpre per shkak te trazirave.


Brenda pak ditesh, zevendesohen dy drejtuesit e institucioneve te rendesishme te shendetesise

QSUT, iken drejtori Dashi, vjen Ivziku


TIRANE - Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza me e madhja ne vend, ka pritur dje drejtorin e ri. Ilir Dashi eshte larguar ne menyre zyrtare nga drejtimi i QSUT-se per tia lene vendin Saimir Ivzikut.


Prezantimin e ri e beri dje ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Keshtu brenda pak ditesh ne dy institucione te rendesishme Institutin e Shendetit Publik dhe Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza jane larguar drejtuesit Alban Ylli dhe Ilir Dashi duke u zevendesuar me dy anetare te tjere te LSI-se.


Tashme ne krye te ISHP-se eshte emeruar mjeku Enver Roshi, ndersa drejtimi i QSUT-se i eshte besuar Saimir Ivzikut, qe vjen nga fusha e filozofise.


Por gjate prezantimit te drejtorit te ri te QSUT-se, ministri Vasili u pyet ne lidhje me shkeljen e ligjit te Arsimit te Larte. Sipas ketij ligji, emerimi i drejtorit te QSUT-se behet nga nje bord i perbere nga drejtuesi i ISKSH-se, dekani i Fakultetit te Mjekesise, perfaqesuesi i Keshillit te Mjekeve, rektori i Universitetit te Tiranes dhe kryesuar nga ministri i Shendetesise.


Pas perzgjedhjes se titullarit, drejtori i ri i QSUT-se duhet te kishte marre miratimin e kryeministrit Sali Berisha. I pyetur per kete ministri Vasili deklaroi se kjo procedure u anashkalua per moskonstituim te bordit. E.Bardhi

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Pezullohet licensa e “Kristal-it”

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 99 here.
Pezullohet licensa e “Kristal-it”Renzo Bossi Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të licensës së universitetit privat “Kristal”. Në vendim thuhet se licensa hiqet për një periudhë 1-vjeçare. Një vendim i tillë vjen pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për shkak të publikimit nga drejtësia italiane të fakteve se djali i Umberto Bosit kishte marrë diplomë në këtë universitet pa e frekuentuar. Këshilli i Ministrave...Lexo te gjithe artikullin »


» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit
» Tentoi te vidhte me arme, vihet ne pranga
» Itali, arrestohet shqiptari, pjesetar i nje bande droge
» Durres, vodhi 1.6 milione leke, arrestohet
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit