Publikuar me : 21.06.2011 Ne :
Kulture - 121 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
- E burri eshte ketu me ty?
- Jo, jo, ate e mbajne ne burg ne Foce, nese s’e kane vrare, te mjerin! Ai nuk din kurrgje per turpin tem, perndryshe, e kish vra veten… Gjithe diten degjoja Radio Beogradin qe thoshte se na myslimanet po i rrezikojme cetniket e se ishim dofare muxhahedinesh… Desha te shkoja ne Foce, po cika nuk me la. Te nesermen ne mengjes, qetesi, asnjeri rreth shpis. Une e cika kemi hyre me marre do sende, me marre ushqim… Dreqi me coj n’are. Kish mbet nje lope aty. Edhe thashe ta mjel te shkreten lope. Kam fillu, kam ndje nje bertime. Kam kthy kryt nga bertima…
- Pse s’po don me fol?
- A kishe fol t’i per turpin tand? Burrat i vrane, grave ua moren fytyren, jeten ma helmun, edhe ciken ma shkatrrun dhe qente… mishin u hengshin atyne, qente mishin u coptofshin… mishin… ciken ma shkatrrun.”
Nje vajze e cila me shume se me gazetare ngjan me Fatimen, po e nxit gruan te deshmoje para kameres cfare i ka ndodhur asaj e te bijes, diku ne nje fshat te Bosnje Hercegovines, dikur, ndermjet viteve 1992-1995. Jane veshur njelloj ne te zeza, njelloj jane ne tonin e zerit. Lufta i rrafshon njerezit jashte e brenda.
Grate e identifikojne me turpin cka u ka ndodhur ne dekaden e konfliktit te armatosur ne Rajon, e vendi i turpit permendet si metafore e lugines. Ne shtepine e te varurit nuk permendet litari!
“Lugina e vuajtjeve te saj” u prezantua pjeserisht per median dje ne mesdite. Premiera u shfaq ne mbremje ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar. Performanca teatrore me regji te Zana Krasniqit sapo ka nisur turin ne Rajon. Shfaqja e pare ishte me 10 qershor ne Prishtine, vazhdon neser ne Shkup, kthehet prape ne Prishtine, e pastaj ne Mal te Zi e Kroaci ne shtator.
Zana Hoxha Krasniqi, regjisore dhe aktiviste per drejtat e njeriut, (ka konkurruar ne Festivalin e te Rinjve ne Tirane me “Norvegjia sot” 2009) eshte bazuar ne librat “Ana femerore e Luftes” nga ZuC dhe ”Histori te Tmerrit 1998 – 1999” nga Sanije Gashi. Ka nxjerr prej tyre tri histori, te Fatimes nga Bosnja, Romanes, nje rome nga Kroacia dhe te Sarandes nga Kosova, te cilat vijne respektivisht me zerat dhe interpretimin e aktoreve Anisa Ismajli, Egzona Ademi e Dardana Mehmeti, shoqeruar me vokal nga vajet e Rona Nishliut.
Shfaqja eshte ideuar me perpara por tani ka marre formen e performances e pajisur me elemente te multimedias, ku kamera perdoret drejtperdrejt ne skene, incizimi i zerit te grave qe rrefejne gjithashtu. “Ky eshte nje lloj misioni qe i kemi vene vetes, nepermjet dokumentimit, per te perkujtuar ate qe ka ndodhur”, thote Zana Krasniqi. Barku i saj eshte i fryre. Behet nene se shpejti, por ajo eshte e gatshme te vere ne vend cdo gje nga njeri cep ne tjetrin e skenes se vogel te Teatrit Kombetar dhe te inskenoje dicka per gazetaret para premieres. “Shtysen e kemi prej autoreve te librit, duke mbajtur parasysh qe jemi marre me nje teater me social, qe flet per komunitetin per te cilin edhe punohet. Eshte prej projekteve te cilat fatkeqesisht nuk perkrahen nga shteti yne. Ne luften e fundit ka pasur gra dhe vajza qe kane luftuar bashke me meshkujt. Ajo pjese, qysh prej clirimit te Kosoves, eshte e harruar, te mos themi e fshire dhe e patrajtuar si duhet. Do te merremi ne te ardhmen edhe me historite e ketyre vajzave.”
Prodhim i Qendres per zhvillimin e Arteve – Artpolis, me mbeshtetjen nga Kvinna till Kvinna, nuk ka perfshire ne turne Beogradin. Regjisorja thote se kane deshire qe shfaqja te jepet ne qendren e Serbise, por duke marre parasysh rrethanat shoqerore e politike mendojne se eshte mire qe kjo ftese te behet nga artistet atje. Kane marre nderkaq nje ftese jo shume formale. Shfaqja ne Bosnje Hercegovine, edhe per ca kohe nuk eshte e mundur per shkak te pasaportave e dokumenteve.
Zana Krasniqi Nuk pajtohemi me Akademite
Kosova eshte vend i kontrasteve. Kush vjen te ne, e sheh kete. Jemi nder vendet e rralle ne Rajon qe presidentin e femer, kemi zevendeskryeministre, por plot gra dhe vajza ende nuk i njohin mire te drejtat qe i gezojne me lindje, te drejta qe duhet t’i shijojne gjate tere jetes se tyre, e qe jane te drejta te barabarta me meshkujt, te drejtat bazike te njeriut. Nje pjese te madhe te punes sime une e kaloj si aktiviste per te drejtat e njeriut dhe pjesen tjeter si regjisore. Shume shpesh jam ne terren, kaloj kohe me te rinj qe nuk mund t’i gezojne te drejtat e tyre.
Kemi pasur zhvillim te madh per te drejtat e grave ne aspektin institucional por edhe ate shoqeror. Por fakti qe Kosova eshte vendi me i varfer ne Rajon, i demton rende sidomos keto gra dhe vajza. Duhet urgjentisht t’iu vihet ne ndihme grave qe kane qene direkt viktima te luftes dhe te merren iniciativa institucionale per permiresimin e jetes se tyre.
Teatri eshte nje lloj pasqyre e shoqerise, dhe ne Kosove, pervec tranzicionit ne fusha te ndryshme, ka qene edhe tranzicion per zhvillimin teatror. Sot ne vendin tone, ka artiste, ka talente qe prodhojne forma alternative. Me rrefimin e historive te ndryshme ne kete skene ne deshmojme mospajtimin qe kemi me teatrin qe mesohet ne Akademi te Arteve, qofte ne Tirane, qofte ne Prishtine. Me pak fjale, kemi shume per te mesuar prej njeri-tjetrit.
Anisa Ismajli
Personazhin tim, nje grua boshnjake, e njohim me emrin Fatime. Ju beni lidhje mes ketij personazhi dhe Mares, nje e semure mendore, ne filmin “Kukumi” te Isa Qosjes. Procesi filmik eshte me i lehte se procesi teatror, shume here me i veshtire. Sado qe une mundohem t’i ndal emocionet, ka nje moment kur me pyesin “vajzen tuaj kur e kane dhunuar?”. Atehere me vjen shperthimi emocional. Fatimeja duket e shendoshe menderisht po nuk eshte. Ajo ka perjetuar tmerrin me te madh te mundshem.
Egzona Ademi
Shfaqja jone eshte per femren por i drejtohet nje opinioni te gjere qe duhet ta dije se deri ku mund te shkoje trajtimi i njeriut nga njeriu. Ne rrefimin tim une luaj nje rome qe jeton ne Kroaci. Nuk eshte perfshire drejtperdrejt dhe nuk ka humbur njeri ne lufte. Thjesht e kane larguar prej qytetit te saj. Edhe une vete kam qene e larguar prej Prishtines. Lidhja personale me keto histori ekziston gjithsesi. Ne jemi shume te lidhur me vendin tone. Por koleget e mia, i kane rrefimet, histori reale qe nuk u kemi hequr asgje, mjaft te renda.
Dardana Mehmeti
Saranda ka qene 13 vjec kur ia pushkatuan familjen. Ajo mbijetoi dhe luften e jetoi ne spital, ne Angli. Aty u sherua, u shkollua. Me 2003 deshmoi per paramilitaret serbe, per personat qe kishin qelluar e qe ndodheshin nje hap larg saj. Une jam ne nje moshe me Saranden. Kur erdhi te shohe shfaqjen tone, nuk qau, me keqyri e me tha “E di qe e ke te veshtire ta besh rolin. Behu e forte! Di qe shpirti im ka hyre te ty dhe po flet.” Me gezon fakti qe ne kete moshe po mberrij te realizoj dicka qe eshte e shenjte per ne.
Vaji i Rona Nishliut
Jam vetem vokal, pa muzike, duke iu pershtatur tregimeve te tri femrave ne periudha jashtezakonisht kritike. Duke filluar me Saranden, pastaj me Romanen qe eshte zhvendosur nga qytetin i saj, ashtu sic me kane zhvendosur mua. Une vij nga Mitrovica e Veriut, edhe sot nuk mund te jetoj ne qytetin tim. E duke e perfunduar me nje rrefim te veshtire te Fatimes nga Foca, e cila sheh dhunimin e vajzes se saj. Kenga ime bazohet ne vajin. Eshte nje forme e shpirtit tim te pozicionuar ndaj te tria karaktereve.
Elsa Demo
'