Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Doganat Makinat do te paguajne 20perqind te vleres

Publikuar me : 25.08.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

TIRANË- “Dogana e makinës është hequr, por pagesa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 20 për qind do të paguhet nga të gjithë personat që sjellin në Shqipëri një makinë të re”. Kjo është deklaruar dje nga Sajmir Laçi, drejtor i Tarifës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Dje ka hyrë në fuqi ligji i ri dhe të gjitha makinat që hyjnë në vendin tonë nuk do të paguajnë më tarifën doganore.
“Me këtë ligj dua të theksoj që u arrit një avancim shumë më i drejtë se më përpara. Kemi rregulluar sistemin e taksave bazuar në vjetërsinë e makinës, nivelin e harxhimit, madhësinë kubike të motorit dhe detyrimeve që paguhen përkatësish nga autoritetet fiskale shqiptare. Që nga dita e sotme (dje) në të gjitha degët doganore, qofshin këto kufitare apo dogana të brendshme është e mundur që depozitohet deklarimi dhe detyrimet e importit përfshijnë vetëm TVSH”,- tha Sajmir Laçi.

TVSH do të paguhet në bazë të një sistemi reference të hartuar nga doganat shqiptare. Për çdo lloj makine doganat kanë vendosur një çmim bazuar në tipin, vitin e prodhimit dhe fuqinë motorike. Edhe nëse makina deklarohet me një vlerë shumë të ulët, TVSH që
paguhet për të bazohet në sistemin e referimit. Kjo vlen edhe për makinat që deklarohen të falura ose të dhuruara. Në të gjitha rastet ato do të paguajnë 20 për qind të vlerës së referencës. Pra nuk shërben deklarimi i një vlere minimale për makinën e importuar nga jashtë pasi TVSH do të paguhet në nivelin e vendosur nga shteti në bazë të çmimit të referencës.

“Me këtë rast dua të korrigjoj ndonjë deklarim që është bërë në media, ku thuhet se taksa bëhet zero, por taksa bëhet zero për detyrimet e autoveturave të përdorura gjithmonë. Detyrimi i TVSH –së është 20 perqind dhe llogaritet mbi vlerën e mallit që deklarohet në doganë në bazë të viteve të përdorimit”,- tha Laçi.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 69 here.
Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimiDrejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Gazmir Spahija Emirjon Senja Të ardhurat në buxhetin e shtetit po realizohen me ritme të ngadalta duke detyruar qeverinë që të ulë investimet në infrastrukturë me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor. Treguesit fiskal të publikuara nga Ministria e Financave pasqyrojnë një rritje me 2.5 për qind të të ardhurave në buxhet deri në fund të prillit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përballë kësaj...Lexo te gjithe artikullin »


» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit