Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Doganat, ulen te ardhurat nga cigaret

Publikuar me : 18.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 63 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Arkës së shtetit i kanë munguar miliarda lekë të ardhura gjatë dy muajve të fundit për shkak të rënies drastike të importit të cigareve. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton se gjatë muajit tetor është vërejtur një ulje e madhe sasisë së cigareve që kanë hyrë në Shqipëri. Referuar shifrave që ofrojnë doganat, përgjatë periudhës janar-tetor 2011, në Shqipëri janë futur 2 607 ton cigare, kundrejt 3 500 tonëve që janë futur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pra, doganat e kanë mbyllur muajin tetor më minus 893 ton cigare, gjithmonë nëse marrim të mirëqenë se konsumi këtë vit nuk është rritur, por ka mbetur i njëjtë me atë të një viti më parë. Sasia e cigareve të importuara gjatë tetorit (periudha më e afërt që doganat ofrojnë të dhëna) është më e ulta e arritur të paktën që prej vitit 2007. Në këtë vit, në Shqipëri kanë hyrë 2 840 ton cigare, në vitin 2008 u importuan 3 432 ton, ndërsa në 2009 u zhdoganuan 3 729 ton cigare. Arka e shtetit shqiptar ka mbledhur rreth 2.6 miliardë lekë vetëm nga importi i kësaj sasia gjatë periudhës janar-tetor 2011, kundrejt 3.5 miliardë lekëve të mbledhura përgjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Por si shpjegohen shifrat e ulta të importit të cigareve në Shqipëri gjatë periudhës janar-tetor 2011?

Përballë një fenomeni të tillë, e para që të shkon ndërmend është ulja e duhanpirësve, gjë që hidhet poshtë nëpërmjet shifrave të larta që autoritetet ofrojnë në këtë drejtim. Treguesit në fjalë gjithashtu mund të shpjegohen me rritjen e kontrabandës gjatë këtyre muajve në vend. Kjo pasi, në Shqipëri nuk prodhohen cigare dhe sasia e konsumuar lidhet drejtpërdrejtë më atë të importuar. Megjithatë, për të kuptuar realisht atë ç’ka po ndodh duhet shkuar disa muaj para në kohë.

Zhvillimi kryesor që mund të shpjegojë të gjithë këtë që është duke ndodhur me importin e cigareve, lidhet drejtëpërdrejtë me rritjen e akcizës me 20 lekë për paketë që prej 1 janarit të këtij viti. Duke shfrytëzuar këtë situatë, kompanitë e cigareve rriten ndjeshëm importin gjatë muajve nëntor-dhjetor 2010 për t’iu shmangur taksave të reja.

Sasia e cigareve të futura vetëm përgjatë dhjetorit 2010 nuk ishte parë ndonjëherë më parë. E gjithë kjo që ndodhi, u zbardh disa javë më parë edhe në treguesit që Ministria e Financave paraqiti në relacionin e projekt buxhetit të vitit 2012. Raportohet se gjatë dhjetorit 2010 janë importuar jo pak, por 513 ton cigare. Kjo sasi është dy herë e gjysmë më e madhe se sa importi i janarit të të njëjtit vit. Rritja e importeve ka filluar që në muajin nëntor, ku mësohet se janë futur 488 ton. Pikërisht në këtë muaj është miratuar edhe rritja e akcizës për cigaret, e cila do të fillonte të vilej nga janari 2011.

Pasi importuan sasi të mëdha gjatë dy muajve të fundit të vitit 2010, kompanitë ulen në maksimum importin gjatë dhjetë muajve të këtij vitii. Në këtë periudhe ato përdoren një pjesë të sasisë së importuar më parë duke i lejuar vetes të fusin më pak cigare gjatë muajve janar-tetor 2011. Duket qartë se kompanitë e kanë paguar akcizën e cigareve të importuara me shumicë në dhjetor 2010 që në fillim me qëllim ruajtjen për vitin tjetër të sasisë së futur me më pak taksa.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 69 here.
Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimiDrejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Gazmir Spahija Emirjon Senja Të ardhurat në buxhetin e shtetit po realizohen me ritme të ngadalta duke detyruar qeverinë që të ulë investimet në infrastrukturë me qëllim mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor. Treguesit fiskal të publikuara nga Ministria e Financave pasqyrojnë një rritje me 2.5 për qind të të ardhurave në buxhet deri në fund të prillit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përballë kësaj...Lexo te gjithe artikullin »


» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare
» Pronat, kalon ligji Tapi per tokat e ndara me ligjin 7501

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit