TIRANE- Qeveria dorezohet perballe presionit te rritjes se cmimeve te ushqimeve dhe karburanteve duke e gjetur fajin vetem tek zhvillimet ne tregjet nderkombetare.
Ekzekutivi nuk ka ndermend te nderhyje ne treg me masa konkrete per te mbrojtur disi konsumatorin nga shtrenjtimi, pervec premtimeve per shtim te kontrolleve ndaj atyre qe kerkojne te perfitojne nga situata. Filozofia e lenies se tregut te lire do te ndiqet edhe me cmimet e ushqimeve.
E njejta praktike eshte duke u ndjekur edhe me tregun e barnave ku megjithese pranon se kemi te bejme me nje treg te deformuar, ekzekutivi ka menduar te mos nderhyje direkt ne rregullimin e tij por ka zgjedhur vendosjen e TVSH-se duke e cilesuar si zgjidhjen me te mire te mundshme.
Deklarata
Pafuqia e qeverise per te nderhyre per uljen e cmimeve u konfirmua dje nga Ministri i Bujqesise Genc Ruli, i cili madje paralajmeroi per rritje te metejshme te tyre per shkak te zhvillimeve ne tregjet nderkombetare.
Ajo qe nxit me shume kete rritje ka qene sinkronizimi i ciklit te rritjes se produkteve ushqimore, bashke me ate te energjise. Per perimet e thata ne kemi nje rritje qe ne disa raste eshte e lehte deri ne 5 per qind por ne disa raste eshte e larte qe shkon edhe deri 20 per qind. Ajo qe sigurisht ka ndikuar ne paketen e cmimeve ushqimore kane qene drithrat, - iu pergjigj dje Ruli interesit te gazetareve.
Nderkaq, ministri vijoi duke theksuar se me se shumti ecuria e cmimeve ne vend eshte e lidhur ne menyre te drejteperdrejte me tregjet e huaja duke marre si shembull cmimin e dritherave. Sipas tij, Shqiperia ploteson rreth 80 per qind te nevojave per drithera nepermjet importit, ndersa vetem 20 per qind e kerkeses plotesohet nga prodhimi vendas.
Prodhimi vendas i dritherave nuk mbulon shume pasi ne i importojme nga jashte, pra cmimin e marrim nga importi. Nuk besoj se do kemi nje renie te shpejte te cmimit te dritherave ne tregun boteror, -vijoi Ruli.
Gruri
Nuk eshte rastesi qe Shqiperia varet direkt nga tregjet nderkombetare duke qene e paafte te shfrytezoje kapacitetet e saj edhe per prodhimin e grurit.
Sipas nje analize te detajuar te Ministrise se Bujqesise, Shqiperia ka pasur nje ulje me 11 per qind te prodhimit te grurit gjate vitit 2010, kjo per disa shkaqe, te cilat fillojne nga permbytjet ne Lezhe, Shkoder e Korce deri tek indiferenca e fermereve per tu marre me kete kulture. Pergjate vitit 2010, ne Shqiperi jane mbjelle rreth 11 000 hektare grure me pak se nje vit me pare. Gjithashtu, nje nder shkaqet kryesore te uljes se siperfaqes se mbjelle jane edhe harxhimet e shumta qe duhet te beje fermeri.
Ne menyre progresive, nga viti ne vit, fermeret perballen me rritje te cmimit te naftes, e cila si rralle ne ndonje vend tjeter nuk subvencionohet, rritje te cmimit te pleherave kimike, farerave si dhe sherbimeve te tjera qe duhen bere. Nderkaq, specialistet paraqesin si shkak te uljes se interesit per mbjellljen e grurit sasine e madhe qe importohet si dhe ekzistencen e grupeve te fuqishme te interesit qe operojne ne kete treg.
Perimet
Krahas drithrave, rritje te ndjeshme kane pesuar edhe cmimet e perimeve. Domatja, trangulli, patatja, qepa, hudhra, etj., jane shitur minimumi me nga 30 per qind me shtrenjte gjate muajve te pare te ketij viti krahasuar me te njejten peridhe te vitit 2010. Situata eshte edhe me alarmante ne rastin e patates dhe qepes, te cilet prodhohen masivisht ne vend dhe ne kete rast nuk na e kane fajin te huajt.
Ne tregjet e vendit nje kilogram patate shitet me cmime te cmendura 100 deri 120 leke kilogramin nderkohe qe gjate diteve te fundit qepa e thate eshte shitur me nga 80 deri 100 leke kilogramin. Per te dy keto produkte, rritja eshte thuajse dyfish.
Nje vit me pare, nje kilogram patate blihej mesatarisht me 50-60 leke kilogrami, aferisht me te njejtin cmim blihej edhe qepa.
Ne lidhje me kete situate, Ministria ia hedh fajin problemeve atmosferike, nderkohe qe prodhuesit ne vend ankohen cdo dite e me shume per mungese te tregjeve per te shitur produktin.
Tri arsyet e rritjes se cmimit te drithrave
Prodhimi ne vend
Permbytjet ne Shkoder, Lezhe dhe Korce, te cilat konsiderohen edhe si hambaret e drithrave ne vend cilesohen si arsyeja kryesore e uljes se prodhimit te grurit ne vend.
Te dhenat zyrtare te Ministrise se Bujqesise raportojne per nje ulje me 11 per qind te prodhimit gjate vitit 2010 krhasuar me ate 2009. Mesohet se gjate vitit qe lame pas, fermeret kane mbjelle rreth 11 000 hektare grure me pak, krahasuar me vitin 2009. Ministria madje, cileson si shkak te uljes se siperfaqes se mbjelle edhe subvensionimet qe ben qeveria ne rastet e mbjelljes se vreshtave dhe ullinjve duke stimuluar sipas saj fermeret drejt ketyre kulturave.
Kerkesa ne treg
Kerkesa ne treg ka pesuar rritje nderkohe qe oferta eshte ndikuar nga nje sere faktoresh negative. Prodhimi global ka pesuar renie per shkak te uljes se siperfaqeve te mbjella ne shtetet me te medha prodhuese si Rusia per shkak te zjarreve apo permbytjet ne Australi. Po ashtu, nje shkak tjeter eshte edhe rritja progresive e cmimit te naftes duke ulur interesit e fermereve qe te merren me kultivimin e grurit.
Shqiperia ka importuar 35 per qind me shume grure ne vlere gjate vitit 2010. Referuar te dhenave te INSTAT, indeksi i cmimeve te drithrave ne pergjithesi ka pesuar nje rritje me rreth 3 per qind gjate janarit te vitit 2011 krahasuar me muajit paraardhes, e cila konsiderohet edhe si rritja me e madhe krahasuar me Korrikun e vitit 2008.
Ulja e interesit te fermerit
Verehet nje ulje e interesit te fermerit per kultivimin e kesaj kulture per faktore te cilat kane te bejne me siperfaqe te vogla kultivimi; mbeshtetje e Qeverise per kultura te tjera si peme frutore, ullinj, vreshta dhe agrume (ulje e siperfaqes se mbjelle me grure); shkalla e ulet e mekanizimit; cmime te larta te inputeve te tjera bujqesore (fara, plehu, etj); migrimi dhe emigrimi (mungese e krahut te punes), cka con ne kosto te larte te prodhimit dhe per rrjedhoje dhe ulje te interesit te fermerit; prania e sasirave te konsiderueshme te importuara te grurit nga importues te fuqishem qe kontrollojne tregun (qofte me grurin per fare, qofte me miellin apo produkte te tjera me baze miellin e grurit