Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dosja e plote, si vodhen 5 shqiptaret 45 kg ar e diamante

Publikuar me : 02.12.2011 Ne : Kronike - 46 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Muri i çarë, nga ku është kryer vjedhja


Flamur Vezaj

Materialet e vjedhjes spektakolare që kanë kryer pesë shqiptarët një vit më parë në Norvegji kanë mbërritur në vendin tonë përmes dosjes së Gjykatës së Krujës për Alban Halitajn. “Shekulli” ka siguruar të dosjen e plotë ku përshkruhet me detaje vjedhja si në filmat e Hollivudit. Në total pesë shqiptarët kanë mundur që të marrin diamante dhe bizhuteri me vlerë 38 milionë dollarë si dhe një shumë parash të konvertuar në monedhën shqiptare rreth 57 milionë lekë të reja.

“Ky procedim penal është nisur mbi bazën e materialit hetimor të dërguar nga autoriteti Norvegjez për ngjarjen e datës 13 Shkurt 2010 ku është vjedhur me thyerje dyqani i argjendarisë Gullborgen në Oslo-Norvegji dhe janë marre një sasi e konsiderueshme stolish, sende ari dhe diamante të cilat sipas autoritetit të mësipërm kapin një vlerë prej 38 milion korona dhe një sasi parash kesh prej 150.000 koronash e konvertuar në monedhën tonë është 56.080.000 lekë të reja”,- thuhet në dosjen e gjykatës.

Sipas saj, vjedhja për të cilën akuzohet Alban Halitaj ka ndodhur në argjendarinë Gullborgen në rrugën “Storgaten 28 A” në Oslo ndërmjet mbrëmjes së datës 13 Shkurt 2010 dhe ditës së Diel datë 14 Shkurt 2010 ku janë vjedhur bizhuteri ari dhe diamanti me një vlerë të përgjithshme prej më shumë se 38 milion korona norvegjeze (38.422.153 korona norvegjeze) sipas çmimeve në momentin e vjedhjes si dhe shuma 150.000 korona norvegjeze e ndodhur në një kasafortë.

Lidhur me ketë ngjarje shtetasi Thor Johan Holt, punonjës i mirëmbajtjes në ndërtesën “Storgaten 28 A” ka njoftuar me datë 14 Shkurt 2010, ora 15:10, në centralin operativ të Policisë së Oslos se dikush kishte hyrë me thyerje në bodrumin e argjendarisë Gullborgen në “Storgaten 28 A”. Nga ky dëshmitar është zbuluar se dikush kishte hyrë në ndërtese përmes bodrumit, dhe gjithashtu kishte dalë nga ndërtesa me thyerje përmes lokaleve të një studioje fizioterapie, e cila ka dalje në rrugën “Lysbekkgaten”, që është një rrugë anësore e rrugës “Storgaten”. Dyqani Gullborgen është në qoshen e pikëpresjes së rrugëve Storgaten dhe Lybekkgaten.

Grabitësit kanë arritur të hyjnë pa lënë gjurmë në shkallën e ndërtesës Storgaten 28 A, më tej ata kanë thyer derën e hyrjes për tek bodrumi lavanderisë duke nxjerr nga foleja cilindrin e bravës së saj. Në bodrumin lavanderisë ishte një derë e veshur me metal që të çon tek dhomat e bodrumit të argjendarisë. Kjo derë ishte hequr krejtësisht nga mentesha dhe ishte vendosur ne dhomën ngjitur kaldajës. Dera ka pësuar një dëmtim të madh me përmasa rreth 55 x 60cm.

Sipas aktit të ekspertimit mbi dëmtimet tek kjo derë, provohet se autoret e kanë hapur këtë vrimë tek dera duke e goditur me një sopat. Pasi kanë hapur një vrime tek kjo derë, i pandehuri Halitaj dhe të akuzuarit e tjerë kanë hapur derën nga brenda dhe e kane nxjerr këtë nga menteshat. Pas kësaj dere, ishte një derë e dytë, derë metalike me dy shula nga ana e brendshme, d.m.th. brenda nga ana Gullborgen. Në anë të kësaj dere, autorët e veprës penale kanë gërryer, hapur një vrimë përmes murit, i cili është një mur me tulla dhe në anë të kësaj vrime ndodhej një lavatriçe me një makinë tharje ku mbi to janë fiksuar dy kontakte ku kishin qenë lidhur telat tek spina.

Nxjerrja nga spina është kryer me qëllimin që të vinin në korrent mjetet me të cilat kane punuar për të hapur murin dhe në njërën nga këto kontakte është marr një gjurmë ADN-je, e cila sipas akteve të ekspertimit të kryer nëpërmjet letër-porosisë rezultoi se ishte lënë nga i pandehuri Alban Halitaj.

Përveç kësaj, janë fiksuar dhe marrë me cilësinë e provës mostra nga suvaja dhe tullat që gjendeshin në tokë, poshtë kësaj vrime. Nëpërmjet kësaj vrime, i pandehuri dhe të akuzuarit e tjerë kanë arritur që të hapnin shulat në anën e brendshme të derës prej çeliku, duke hyrë në një dhomë të vogël për izolim nga era, në të cilën kishte përsëri një derë të kyçur që të çonte tek dhomat e bodrumit Gullborgen. Ata e kanë hapur me forcë këtë derë dhe më pas kanë hyrë në dhomat e bodrumit të argjendarisë. Në këtë pjesë të argjendarisë (magazine) sipas këqyrjes së vendit të ngjarjes është fiksuar një rrëmujë ku dhe janë marrë shumë bizhuteri. Poshtë në bodrum ku ndodhej një magazinë orësh nuk janë prekur sende dhe jashtë kësaj dhome është fiksuar një kamera e montuar në mur, e cila ishte e kthyer nga ana tjetër.

Po kështu autorët e veprës penale kanë hyrë në një zyrë në katin e sipërm të saj pasi kanë hapur me forcë derën si dhe në një zyrë tjetër, brenda saj ata pasi kanë larguar një dollap që varej në mur kanë gërryer ose hapur një vrimë përmes murit me tulla brenda në dhomën e kasafortës. Kjo vrimë ishte rreth 50 x 50 cm e madhe dhe muri ishte 50 cm i trashë.

Kjo vrimë rezulton e madhe dhe ka bërë të mundur hyrjen e një personi për të bërë të mundur hapjen nga brenda të derës së dhomës kasafortë. Edhe këtu prej tyre janë marre sasi të mëdha bizhuterish. Më tej një kasafortë e vendosur në një nga zyrat, rezulton e hapur me çelësin i cili është gjetur prej të akuzuarve në dhomën e kasafortës. Në këtë dhomë janë marr para kesh në shumën 150 000 korona Norvegjeze.

 

Gjurma e ADN-së që tradhtoi pesë shqiptarët

Pesë grabitësit shqiptarë janë tradhtuar nga gjurmët e ADN-së që kanë lënë në vendin e ngjarjes. Nga krahasimi i ADN-së është zbuluar Muhamet Zeka dhe më pas miqtë e tij. “Kjo gjurmë ADN-je e cila ishte gjetur në një shishe uji të markës “Imsdal” të mbetur në vendin e ngjarjes në Hamar, i përkiste të akuzuarit Muhamet Zeka. Nga seksioni i krimit të organizuar në Oslo ka filluar gjurmimi i tij nga i cili ka rezultuar se ai kalonte shumë kohë bashkë me të akuzuarin Ilir Ura dhe të pandehurin Alban Halitaj. Më tej janë zbuluar dy adresa që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e vjedhjes e mësipërme, respektivisht “Keysersgate 7B” dhe Sarpsborggata 2”,- thuhet në dosje. Këto banesa janë kontrolluar në mënyrë të fshehtë nga policia, e cila ka gjetur disa vegla pune si dhe disa qeska argjendarie. Për këto qese dëshmitarja Elisabeth Borgen i ka identifikuar me prejardhje nga argjendaria e vjedhur Gullborgen. Në adresën “Keysersgaten 7 B” janë sekuestruar edhe dy testues elektronik diamantesh.

Policia norvegjeze ka vazhduar ndjekjen e të dyshuarve dhe më 8 mars ka parë Ilir Urën të hedhë disa qese në plehra. Kontrolli ka zbuluar se brenda plehrave gjendeshin copa mëndafshi me të cilat ishin mbështjellë diamantet në argjendarinë e vjedhur.

“Apartamenti tjetër qendror në këtë çështje, është ai në qendër në adresën “Sarpborggaten 2”. Nga hetimet rezulton se në këtë apartament banonte në mënyrë të përhershme i akuzuari Zeka. Në këtë banesë nga kontrolli i ushtruar u gjetën ndërmjet të tjerash, edhe komplete ndërlidhjeje, radio-ndërlidhëse, maska, një skaner për përgjimin e radiokomunikimit të policisë, një makinë për numërimin e parave dhe shumë celularë. Në një kapuç skijimi të gjetur në këtë banesë rezulton se është gjetur profili i ADN-së të pandehurit Alban Halitaj. Gjithashtu është provuar se të akuzuarit përdornin automjete të ndryshme dhe se në kohën e ndodhjes së këtij krimi, i akuzuari Zeka kishte marre me qira një automjet “Volksvagen Pasat”. Janë kryer ekzaminime kriminalistike në këtë automjet dhe në bagazhin e tij u gjet suva, e cila sipas aktit e ekspertimit përkatës është e njëjtë me suvanë e gjetur në vendngjarje në vjedhjen e argjendarisë. Në dosjen hetimore rezulton se nga kamerat e mbikëqyrjes është fiksuar një mjet “Mercedez Benz” i vogël, që është në pronësi të gruas se të pandehurit Alban Halitaj. Ky mjet në kohën e ndodhjes së kësaj vepre penale ka qenë duke lëvizur pranë argjendarisë së vjedhur”,- thuhet në dosje.

 

Vjedhja e bizhuterive, dënimet për të arrestuarit

Pak ditë më parë “Shekulli” botoi lajmin e vjedhjes së vitit të kryer në Norvegji nga disa shtetas shqiptar, mes tyre edhe i dënuari tashmë në Shqipëri Alban Halitaj. Ky i fundit, sipas vendimit në bashkëpunim me Ilir Urën dhe Muhamet Zekën kishin arritur të vidhnin një dyqan duke grabitur rreth 45 kg sende me vlerë, si bizhuteri, flori apo edhe diamante. Për këtë vjedhje, policia norvegjeze arrestoi dhe më pas e dënoi me burg edhe shtetasin Robert Gjoleka. Ai u dënua jo si pjesëmarrës në këtë vjedhje, por si ndihmës. Po kështu, policia norvegjeze e arrestoi dhe e mbajti të izoluar për mbi shtatë muaj edhe shtetasin shqiptar Leonard Hyka, i cili në fund të procesit gjyqësor doli i pafajshëm për këtë vjedhje. Sipas prokurorisë, makinën e këtij të fundit të pandehurit e kishin përdorur për të lëvizur disa nga mjetet e përdorura për vjedhje. Ndërkohë, në fund të procesit penal, Gjykata e Oslos kishte dënuar Muhamet Zekën, Ilir Urën, Robert Gjolekën dhe shpall të pafajshëm shtetasin Leonard Hyka.

 

 

Ndërtesa e argjendarisë

Për të hyrë në ambientin e argjendarisë Gullborgen nga vendi ku është realizuar vjedhja duhet të kalosh në pesë dyer të cilat janë dyer të përbashkëta për të gjithë banorët e kësaj ndërtese me pesë kate ku në katin e parë janë dyqane dhe nga kati i dytë e sipër janë apartamente banimi.

Në derën e dytë kishte gjurmë të dukshme thyerje dhe dera e peste dryni i saj ishte në dysheme në të majtë të derës. Në derë mungonte dryni dhe doreza e derës ishte pothuajse e prishur. Kjo derë ka drejtim drejt bodrumit të larjes. Nga pragu i derës numër pesë fillon një shkallë bodrumi druri, kjo shkallë druri shkon poshtë drejt bodrumit në dhomën e larjes.

Në të djathtë, në fund të shkallës ndodhet një dollap siguresash dhe duke ecur drejtë shkon në një dhomë afërsisht 20 m2. Kjo dhomë ishte pothuajse e boshatisur në të cilën janë fiksua një lavatriçe dhe një makinë tharje afër lavatriçes, në mur ndodhej një vrimë në forme katrore me përmasa 120 x 120 etj.

 

 

Telefonat

Gjatë hetimit janë marrë dhe janë këqyrur me hollësi tabulatet telefonike të numrave të telefonit të të pandehurit dhe të akuzuarve të tjerë. Nga ky veprim hetimor rezulton se i pandehuri ditët përpara ngjarjes ka pasur telefonata të shumta me të akuzuarit e tjerë të kësaj çështjeje, telefonata këto të kryera në pjesën më të madhe të tyre afër vendit të ngjarjes. Po ashtu kontakti telefonik midis të pandehurit dhe të akuzuarve të tjerë ka dhe pak kohë para ngjarjes dhe që është fiksuar te një distancë e afërt me vendin e ngjarjes 170 m dhe se kontaktet mes tyre rezultojnë të ndërprera gjatë kohës kur ka ndodhur ngjarja.




Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Pezullohet licensa e “Kristal-it”

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 99 here.
Pezullohet licensa e “Kristal-it”Renzo Bossi Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të licensës së universitetit privat “Kristal”. Në vendim thuhet se licensa hiqet për një periudhë 1-vjeçare. Një vendim i tillë vjen pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për shkak të publikimit nga drejtësia italiane të fakteve se djali i Umberto Bosit kishte marrë diplomë në këtë universitet pa e frekuentuar. Këshilli i Ministrave...Lexo te gjithe artikullin »


» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit
» Tentoi te vidhte me arme, vihet ne pranga
» Itali, arrestohet shqiptari, pjesetar i nje bande droge
» Durres, vodhi 1.6 milione leke, arrestohet
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit