Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dosja UEFA, nisin levizjet ne prokurori

Publikuar me : 14.12.2011 Ne : Sport - 38 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endi Tufa

Prokuroria vihet në lëvizje në lidhje me skandalin e trukimeve që ka përfshirë futbollin shqiptar. Burime konfidenciale bëjnë të ditur se çështja do të merret në shqyrtim nga Prokuroria e Tiranës e cila do të nisë fillimisht një proces verifikimi.

Ende nuk dihet nëse do të jetë një prokuror i vetëm apo një grup prokurorësh të cilët do të merren me verifikimin paraprak të çështjes. Hapi i parë i organit të akuzës do të jetë marrja në cilësinë e provave të dokumentacionit te përpiluar nga UEFA dhe të dhënave të tjera në lidhje me trukimin e 13 ndeshjeve të Kategorisë Superiore .

Prokuroria do të shqyrtojë me kujdes çdo informacion dhe vetëm nëse do të konstatojë gjatë verifikimit elementët e veprës penale do të vendos të hapë një proces të mirëfilltë hetimi duke bere dhe kallëzimin penal i cili do të pasohet me hetime të imtesishme dhe marrjen e dëshmive të nevojshme për të siguruar provat për venien e përgjegjësve para drejtësisë.

Burime brenda organit të  akuzës bënë të ditur se prokuroria u vu në lëvizje pas bërjes publik të lajmit në televizionin “Top Channel” dhe se nuk kishte marrë ndonjë kërkesë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit për 12 ndeshjet e dyshuara se janë trukuar gjatë sezonit 2010-2011.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 49 here.
Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne MadridErion Bogdani, shenuesi i golit Edmond Sufaj Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit