|
Dosja, zhduken *gjurmet* e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
Publikuar me : 11.11.2008 Ne :
Ceshtje Misterioze - 388 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Zhduken te gjitha "shenjat"
e Ilir Kumbaros, i akuzuar
dhe i pandehur per rrembimin
e Remzi Hoxhes, gjate kohes
qe drejtonte SHIK-un e Tiranes,
ne vitin 1995. Prokuroria
shqiptare nuk ka derguar asnje
gjurme apo prove qe te vertetoje
se personi i arrestuar, disa jave me
pare ne Angli, dhe i vetequajtur
Shaqa Shatri, eshte Ilir Kumbaro.
Ne Drejtorine e SHIK-ut ne Tirane
apo ne zyrat e regjistrit te gjendjes
civile nuk ka asnje "dosje" me prova
qe mund te perdoren per njohjen
e Kumbaros, ne gjykaten
londineze. Madje, prova e vetme
e drejtesise shqiptare eshte vetem
nje foto e disa viteve me pare, ku
transformimi i tij, per togat e zeza
ne Angli, mund te hedhe poshte
gjithçka. Burime zyrtare nga akuza
qendrore thane dje se kane
perpiluar dosjen me kerkesen per
ekstradim te Ilir Kumbaros ne Shqiperi.
Provat e akuzes shqiptare
jane deshmite e personave te
rrembyer nga SHIK-u ne vitin
1995, por ato nuk mund te percaktojne
se personi i arrestuar ne
Angli eshte Ilir Kumbaro. Drejtesia
angleze i kerkoi prokurorise
shqiptare te hartonte nje material
per te percaktuar identitetin e
personit te arrestuar, i dyshuar si
Ilir Kumbaro dhe i vetequajtur
Shaqa Shatri. Hetuesit shqiptare
kane kerkuar "gjurme" ose "shenja"
te Kumbaros ne Shqiperi. I
kane depozituar nje kerkese
SHIK-ut per gjurme gishtash te tij
neper dokumentet qe ka "kaluar
neper dore", ne kohen qe ka qene
drejtues per Tiranen. Por, pergjigjja
ka qene e prere: nuk ka asnje
prove apo gjurme te Ilir Kumbaros
ne dosjen e tij, gjate kohes qe ka
punuar. Madje, ka informacione
se te gjitha shenjat e tij jane zhdukur
nga ish-zyrtaret e Sherbimit
Inteligjent Shqiptar. Zyrtarisht,
Prokuroria e Pergjithshme Shqiptare
tha dje se te vetmet prova,
qe do te nisen per njohjen e
Kumbaros ne Angli, jane deshmite
e bashkepunetoreve te tij te
ngushte dhe nje foto e realizuar
vite me pare. Por, ajo çfare kerkon
drejtesia angleze eshte: çfare ka te
perbashket personi i vetequajtur
Shaqa Shatri dhe Ilir Kumbaro? A
ka elemente te perbashket te arrestuarit
ne Angli me ish-zyrtarin
e larte te SHIK-ut shqiptar? Ku ka
banuar dhe a rezulton i regjistruar
ne ndonje gjendje civile? Po
gjurme gishtash dhe nga sa
pjesetare perbehet familja e tij?
Megjithese jane pyetje rutinore,
drejtesia shqiptare nuk ka mundur
t‘i pergjigjet, pasi dosja e tij ne
SHIK eshte fshire. Mos percaktimi
i te dhenave te mesiperme ve
ne rrezik seancen e radhes me 29
nentor, ne Angli, per te percaktuar
identitetin e tij. Edhe nese percaktohet
identiteti ne seancen e
radhes, te tjera procese gjyqesore
priten te fillojne per te kundershtuar
kerkesen e pales shqiptare per
ekstradimin e Ilir Kumbaros.
Nderkohe, procesi per zhdukjen
e Remzi Hoxhes ne
Gjykaten e Krimeve te Renda ka
hyre ne nje faze interesante, ate te
deshmise te zyrtareve te larte te
shtetit, qe kane pasur dijeni per
kete fakt. Nje seance me pare,
deshmoi ish-ministri i Brendshem,
Agron Musaraj. Ai tha se
nuk ka pasur dijeni per rrembimin
e Ziso Kristopulit, Remzi Hoxhes
dhe Avdyl Loshajt. Nderkohe, seancen
tjeter pritet te deshmojne
Fatos Klosi dhe Agim Shehu, i
pari ish-drejtor i SHIK-ut dhe i
dyti ish-drejtor i Pergjithshem i
Policise se Shtetit. Gjithashtu ne
seancen kunder kater ish-drejtuesve
te SHIK-ut pritet te lexohet
edhe deshmia e te ndjerit
Bashkim Gazidede, dhene para
hetuesve te çeshtjes.
|


|
|
© Gazeta Shqip - 2006-2008
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine :
Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere.
Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|