Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Drite-hije te qeverise-hije

Publikuar me : 15.12.2011 Ne : Kuriozitete - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli


Artan Xh. Duka


Përtej performancës qeverisëse, “pasqyra” përballë opozitës duhet të jetë pritshmëria demokratike. Nëse për të pushteti vuan nga autoritarizmi i lidershipit, ajo duhet të dëshmojë qartazi të kundërtën. Votimet për forumet partiake pa rivalë apo përmes listave të “hapura” me emra të përzgjedhura apriori, nuk stimulojnë debatin dhe meritokracinë por “servilokracinë” deri në mediokraci. Shoqëria nuk ka nevojë as për rokada liderësh të “fortë”, as për “byro” politike që “freskohen” me dishepuj të radhës dhe as për riciklim të “arkivit” në emër të kohezionit pragmatik që duke akomoduar, për hir të detantës politike, interesat e grupimeve pa dallim, hedh farën e zhgënjimit eventual për ardhmen duke i “prerë” krahët edhe vetë lidershipit, sado vizionar të jetë ai.

 

Publiciteti i publicistikës

Retro-publicistika më e fundit e liderit të opozitës, përtej vlerës së emancipimit demokratik dhe shtysës së debatit publik për problematikat e tranzicionit dhe moralit në politikë, ka përballë sfidën e marrëdhënieve me publikun si për (a) etikën në gjenerimin e publicitetit ashtu dhe (b) menaxhimin e kritiçizmit, deri spekulativ, qoftë për simbolikën, momentin e gjetur apo hamendjet rreth axhendës ditore ndaj pritshmërive të një shoqërie të frustruar, me durimin përtej afatit të “skadimit” prej tranzicionit pafund. Jo më pak e rëndësishme mbetet ndërkohë sfida e modestisë për të ruajtur integritetin e veprës pavarësisht tundimit për ta “ungjillëzuar” atë si “kungim” unik për të ardhmen dhe këdo së bashku me bamirësinë eventuale që mund të promovojë.

 

“Mikrofon” për të gjithë

Nëse komunikimi politik përmes rrjeteve sociale online apo botimet publicistike mbetet trendi dhe efikase veçanërisht për një audiencë të caktuar, barrierë për një audiencë masive ende mbetet aksesi për të gjithë, komoditeti i duhur kohor, rrethanor apo ai financiar. Rrjedhimisht, për të rikonfirmuar se nga lidershipi opozitar askush prej elektoratit nuk merret i mirëqenë, kjo qasje duhet të ecë paralelisht me atë konvencionale – debatet dhe intervistat në masmedia, si instrument komunikimi direkt me mbarë shoqërinë.

 

Zig-zag strategjik!

Pas qasjes risi “përtej të majtës dhe të djathtës” dhe radikalizimit postzgjedhor me “zenit” grevën e urisë dhe epikën e 21 janarit, sot opozita është ripozicionuar në “ortodoksi” institucionale gjë që natyrshëm mund të “ngrejë vetulla” rreth konsistencës së strategjisë së saj dhe garancitë për më tej. Ndonëse ajo pretendon se greva e urisë dhe lëvizja për votën e lirë rriti ndjeshmërinë ndaj fatit të votës, 8 maji rikonfirmoi karshillëk ekstrem ndaj saj, deri me vetë perëndimin dëshmitar “okular”, duke paragjykuar rrjedhimisht vetë shpresat dhe zotimet për 2013.

Përballë ngjarjeve dramatike dhe komprometuese për performancën qeveritare siç ishin Gërdeci, marrëveshja e ujërave, censusi antikushtetues, 21 janari, trazimi i votës apo ligji i importit të mbetjeve, pritshmëritë ndaj veprimit demokratik opozitar ishin maksimale përkundrejt zhgënjimit të aksionit të lënë në mes apo atij inekzistent prej saj.

 

“Afër” dhe vonë

Elektorati ka të drejtën e shpresës dhe opozita ka për mision të ushqejë dhe përmbushë pritshmëritë duke shmangur jo vetëm qasjet antidemokratike në realizimin e tyre, por edhe fatalitetin politik që ndjell më tej vonesa dhe pasoja prej të cilave inercia e krizës, përpara se të shndërrohet në bumerang politik për fituesin e radhës, rrezikon të provokojë një tjetër zhgënjim afatgjatë për një tjetër brez shqiptarësh që duan të rritin familjet e tyre në këtë vend.

Ndërsa në terma kohor 2013 është pranë, për shumë kategori dhe shtresa sociale për të cilat opozita përdëllohet çdo ditë, ajo është jo vetëm tepër larg por dhe tepër vonë për t’u ngushëlluar qoftë nga tirazhe marramendëse botimesh publicistike, opozicion trendi online apo kohezion pragmatik partiak. Ndonëse është normale rigjetja e vetvetes në opozitë, ripozicionimi strategjik bart njëkohësisht shanse dhe kosto për protagonistët përkatës ndaj në emër të moralit në politikë, risia në strategji implikon edhe risi në lidership.

 

Rrugë pa ngjyrë

Përtej politizimit të investimeve publike, jemi të gjithë dëshmitarë të kantiereve të hapura kudo për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. Ndërsa opozita në të drejtën e saj të transparencës debaton fatin e tyre, po për hir të tyre, ajo duhet të impenjohet edhe në vëzhgimin në terren për të parë konkretisht dhe ofruar sugjerime të vlefshme për të administruar siç duhet paratë e taksapaguesve përpara se të jetë tepër vonë dhe kritika nuk i hyn më në punë askujt. Prania simbolike dhe verifikuese e lidershipit opozitar në kantieret e Unazës së Madhe, Tunelin e Krrabës apo projektet e tjera madhore publike nuk perceptohet domosdoshmërisht promovim për qeverinë por përgjegjshmëri dhe ndjeshmëri ndaj qytetarit dhe lekut të tij dhe si e tillë aset politik dhe precedent pozitiv për të ardhmen.

 

Kryesheshi që bashkon

Opozita në të drejtën e saj po ngre zërin për qendrën e Tiranës duke sensibilizuar si për shpërdorimin e investimeve të kryera më parë ashtu dhe transparencën e fazës kalimtare. Fatkeqësisht, Kryesheshi i shqiptarëve nuk i shpëtoi politizimit të dyanshëm, sepse asnjë projekt, sado impresionues, nuk mund të respektojë aspiratën e një kombi nëse nuk konvergon vullnetin e të gjithëve. Ndërsa projekti belg ishte në thelb korrekt për të pedonalizuar hapësirën, ai nuk entuziazmoi apo u pranua nga të gjithë, jo vetëm për pretendime teknike (i paintegruar me masterplan të qytetit) apo perceptuese (sërish piramidë, kësaj radhe diell-verbuese dhe përvëluese për sezonin veror), por dhe se mungoi konvergimi politik dhe qytetar për çështje që jo vetëm tejkalojnë monopolin e një pushteti, qoftë ky lokal apo qendror, por dhe reflekton një dimension të konsiderueshëm hapësinor dhe kohor.

 

Orientim Anglo-Sakson

Përtej vullnetit tonë, performanca demokratike ka nevojë për partnerë. Një qeveri hije ka nevojë qysh në opozitë për mirëkuptim dhe partnership ndaj pritshmëritë ndaj lidershipit opozitar janë prioriteti i kontakteve me partnerët perëndimorë veçanërisht politikën anglo-saksone, në radhë të parë SHBA dhe Britaninë e Madhe. Në respekt dhe mirënjohje ndaj kontributit anglo-sakson, ndjeshmëritë ndaj tyre duhet të jenë maksimale duke mos lënë vakuume kontaktesh apo pjesëmarrjeje, sikurse ishte p.sh., ceremonia solemne e 46 martirëve britanikë të rënë në dheun shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lobimi etik dhe komunikimi intensiv me ta, publik apo diskret, është mundësi shtesë për opozitën, si për të konsoliduar perceptime gjithnjë e më objektive për realitetin shqiptar, ashtu dhe inkurajuar mbështetjen për aksionin opozitar. Përtej një opsioni, “fluturimi” përtej Atlantikut mbetet domosdoshmëri.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit