Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Kronike - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Babë e bir janë ndaluar nga policia pasi akuzohen për prodhim e shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Sadri Kuçaj, vjeç 55 dhe Kujtim Kuçaj, 29 vjeç, të dy këta të lindur në Pult, Dukagjin dhe banues në fshatin “Rrash Kullaj”, Komuna Gruemirë, rrethi Malësi e Madhe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tyre, pikërisht në një mullar me bar, është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale e një arme zjarri automatik, së bashku me 30 fishekë, si dhe një sasi lënde bimore, me peshë 100 gram, me karakteristika të lëndës narkotike marijuanë, në gjendje të tharë, lëndë kjo e cila dyshohet të jetë përgatitur për shitje.
Materialet në ngarkim të dy të ndaluarve, i janë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhim e shitje të narkotikëve” dhe “Armëmbajtje pa leje”.