Propozimet e viteve te fundit te Teatrit Kombetar te Shqiperise nga repertori klasik, kane qene sa tradicionale aq edhe akademike. Nje pjese te mire te prodhimit e zene vepra shqiptare dhe kusuri, jane propozime hibride nga autore bashkekohore amerikane, franceze, italiane me pak para e pak pretendime, teater qe flet per dy vete ne park ose cifte ne krize tek pijne alkool dhe flasin per jeten.
Propozimi Dashuri e hidhur i regjisorit italian Carlo Bruni, bazuar ne tragjedine e Shekspirit Romeo dhe Xhuljeta, i takon grupit te pare por si devijim nga tradicionalizmi.
Eshte nje propozim-kampion nga puna me nje klasik ne kushtet dhe mundesite e Teatrit Kombetar ku Romeo dhe Xhuljeta eshte pare per here te fundit ne vitet tetedhjete me Ndricim Xhepen e Eva Alikajn.
Publiku ka ne koke nje menyre se si duhet luajtur kjo pjese. E pikerisht kete menyre ka shmangur regjisori Carlo Bruni, menyre qe u pa se fundi ne nje venie skenike ne Teatrin e Metropolit.
Per publikun dhe procesin e regjisorit nje mit i dashurise nga nje hasmeri qe mbrun Romeo dhe Xhuljeta, eshte nje pike nisjeje nga ajo qe dime te ajo qe ruan miti.
A eshte e mundur te identifikohet njeriu modern me nje mit te tille? Nese po, ne cmenyre mund tia arrije teatri?
Shfaqja e Brunit i jep pergjigje ketij shqetesimi duke iu kundervene jo ashper mitit.
Shperberje e mitit do te thote te shkosh nga e njohura te e panjohura, duke qeruar qepen, e historise se dashurise me fund tragjik e duke nxjerre prej saj nje histori vrasjeje me doreza te dy te rinjve. Xhuljeta thote duke pire lengun gjumendjelles Dendni me mashtrim shpresat tona/ mbushni me fjale boshe akademite tona.
Me shprehje si keto qe Bruni autor i ka shperndare ne gjithe tekstin e dramatizuar, publiku krijon natyrshem nje kontakt me te sotmen, me mjedisin e nje toke te deshperuar, me forcat qe i drejtojne ne jete njerezit e keta te rinj ne vecanti familja, prindet, miqesia, etika e kishes, liria, fati si nje femije qe mban vetem fillin/e nje te ardhmeje mashtruese.
Regjisori e shperben kete mit me mjete te teatrit pak te rrahura per skenen tone perdor konvencione, teatralitet te paster ndonjehere, e here tjeter mjete vitale nga accademia dellarte. Ai shfrytezon fushen e tij te betejes, hapesiren skenike, koncept qe ne afishe permendet si element i spektaklit qe ka nje autor i cili eshte regjisori vete.
Spektakli ngrihet mbi kontrastin e lojes dhe ceremonialit dhe te dyja keto perbehen nga perzierja e dy zhanreve kryesore, komikes dhe tragjikes. Ato rrine te njera-tjetra si dy rrathe qe priten. Rrethi i pare - nese mund ta quajme i jetes - krijohet me shprehje skenike si vallezimi, kenga, muzika, maskat, shkopinjte dhe feneret kineze. Rrethi i dyte - i vdekjes - mbahet mbi ceremonialin dhe ritualin. Por edhe ne pjesen e pare, kemi rituale te gezimit, kremtimi i vajzerise apo i takimit te dy virgjerive.
Mund te quhet nje fare eklektizmi qe rrezikon te haperdahet, po qe ka per rezultat momentet kulmore te ndertuara me kujdes dhe e bejne sublim ritualin. Keta rrathe jane intensive e po te duam i lexojme si nje dite-nate marramendese, sepse ngjarjet e tragjedise sic sugjeron teksti i Shekspirit ndodhin ne nje kohe shume te shkurter, brenda pak diteve, ne muajin korrik.
Kontrasti i skenave qe levizin nga zbavitja e madhe te nje tronditje e madhe, mban ne kembe shqetesimin e regjisorit per te dhene nje krim teper te sofistikuar njerezor qe mundohet te vishet si krim i fatit te poshter e te verber. Bruni e ka bere personazh fatin, e ka bere dhe femije te verber. Evis Fiore e perballoi mire skenen, si debutant ne moshen 7-vjecare.
Ndodh qe teksti i tragjedise se Shekspirit te te lere shijen e mosbesimit. Nuk e besojme sakrificen e dashurise, duket naive, sepse dicka ka mbetur pa sqaruar nga kjo sakrifice. Romeo dhe Xhuljeta jane dy te rinj qe i kane rezistuar imponimit te pervojave te te tjereve, te maskave te tyre te lashta (The killer awoke before dawn, he put his boots on/He took a face from the ancient gallery, thote Jim Morrison ne kengen e zgjedhur per muziken e shfaqjes, The End) qe serviren si norma te cilat rregullojne marredheniet njerezore.
Kete duket se do te thote Dashuria e hidhur me aktin final, qe eshte imitim i nje ceremonie baroke.
Yllka Mujo ne rolin e Vajes dhe Monika Lubonja ne rolin e zonjes Kapulet, prane altarit te vdekjes, krijojne nje kompozim ikonografik qe sugjeron vajtimin e Krishtit ne kryq nga Maria dhe Magdalena. Perseritja e ritit eshte nje sugjestion i forte. Aktoret levizin dy here rreth altarit te ciftit te ri dhe per se treti ekzekutojne me shpate vrasjen e Romeos. Futja e operes baroke Dido and Aeneas nga Henry Purcell per kete ceremonial, eshte zgjedhje me se e pershtatshme.
Ashtu si Stranizza DAmuri, nje kenge siciliane per dashurine dhe luften, qe e kenduar nga Rita Botto, eshte motivi i njohjes se dy te rinjve. Smund te thuhet e njejta gje per Fragile te Stingut apo perhapjen ne disa motive te tjera muzikore.
Aria e Didos When I am laid in earth - Didoja permendet ne goje te Merkutit ne vepren e Shekspirit, kur e krahason me hiret e Rozalines, - shoqeron aktin e helmimit te Xhuljetes dhe futjen e Romoes ne varrin e perbashket te Kapuleteve.
Perdorimi i pelhurave te bardha eshte pjese e ketyre ritualeve ne te mire dhe te keq (dikush do duhej ti shkundte pas lojes ata carcafe sepse ngrene pluhur kur e ben kete gjest ne skene aktorja Olta Dako ne rolin e sherbyeses.)
Intermexot jane disa prerje kapricoze qe regjisori ben me nje figure te krijuar rishtaz Rozalina. Njelloj si Romeo dhe Xhuljeta, ajo kthen veshtrimin qe shmangin nga vetedija forcat e jashtme. Thote Rozalina, kjo hije e dashurise Te pathenat brenda nesh rrine strukur/ dhe smund e sdime ti themi. Befas/ne prag te hapesirave te panjohura/ frikesohemi se mos nuk mberrijme dot tek yjet/ Jemi ende copeza dhe te gjithe/ kerkojme prej nesh te jemi te plote e te persosur.
Elia Zaharia shfaqet me kete rol, i dyti brenda nje kohe te shkurter. Kjo aktore paraqet nje vetedije te qarte se ceshte personazh i saj, por qe nuk e permbush. Praktika ndoshta nje dite ta permbyse kete raport per Elian.
Parimin e montazhit, regjisori Bruni e ka zbatuar ne krijimin e personazheve te cilet jane me se shumti misherim i sintezave qe bazohen te puna me tekstin.
Te ky dramatizim kombinohen vargu me prozen te cilave kur iu pergjigjet aksioni skenik, perftohen ne poezi. Por qe ta marresh kete kenaqesi kerkon edhe pak pune nga spektatori.
Regjioni i ka hequr 18 veta nga origjinali Romeo dhe Xhuljeta. Jane hequr protagoniste, pazhe, kori, miq, veronas, princer e fisnike. Kane mbetur Benvoli, Zonja Kapulet, Sherbetorja, Vaja dhe Merkuti.
Montazhi i tekstit aplikohet edhe te sherbyeset. Ato flasin gjuhen e plakut Montag, te Romeos, Xhuljetes. Ato jane vorbulla qe do te centrifugojne jetet e dy te rinjve.
Megjithate nuk i kategorizon dot personazhet sepse Bruni i ka ndricuar ane te tjera vetave. Ai ben rindertimin e tyre nga substanca. Per shembull te zonja Kapulet jane babai edhe nena e palumtur; te Merkuti eshte bandilli dhe Akili, te vaja eshte nena e vertete po edhe gruaja e nenshtruar.
Zonja Kapulet ne vecanti, eshte nje personazh ku puthitet mire edhe mendja e zotit Kapulet. Ajo, (Monika Lubonja ne rol, aktore qe regjisoret i besojne pak, kur ajo di te jape nje performance te mire si ne kete rast) eshte nje bote e plote gruaje, e jetuar dhe e djegur, e lehte dhe e rende, moskokecarese dhe frikacake. Tekstet ne goje te Zonjes Kapulet jane nder me poetiket dhe me nje fshehtesi qe kerkon vemendje.
Bie ne sy qe teksti i dramatizimit te Brunit i perkthyer nga italishtja nga Irena Lama, shpesh percjell nje kuptim me te qarte se Romeo e Xhuljeta ne perkthimin e Alqi Kristos. Ashtu sic ka raste qe teksti i aktoreve nuk eshte i stabilizuar.
Nga ky spektakel veren se e sa i nevojshem eshte nje perkthim i ri kryeveprave si kjo.
Ekipi i aktoreve te Dashuri e hidhur nuk shfaqet i vetekenaqur. Ka ndikuar instruktimi per te luajtur bashke, dhe ata vete e kane pohuar disa here procesin e punes me kete spektakel.
Pame dy breza aktoresh ku te rinjte nuk imitojne te vjetrit. Sepse edhe mund ta benin. Duket te perdorimi i tonit te gjuhes, te e folura, te gjestet dhe qendrimet ne skene e cila ne kete rast bashke me sallen shfrytezohet ne 360 grade. Bruni nuk e ndan sallen nga skena. Publikut i solli nje coroditje kjo zhvendosje, po edhe publiku ia vlen te perfshihet ne nje rrjedhe qe nuk e di se ku do ta shpjere.
Pse erdhen te kjo shfaqje? Sepse eshte Shekspir, sepse regjisori eshte i huaj dhe sepse kishin degjuar qe do te jete tjeter tragjedi.
Publiku yne qe eshte publik i shperqendruar, hyn me vonese ne salle, ne bisedat para se bjere erresira degjon te flase per gjera qe skane lidhje me teatrin, telefonin e mban hapur gjithe kohes, komenton ne moment gjithcka qe skupton, qesh pa mbaruar gjestin aktori.
Ky shperqendrim ndikon per keq te trupa.
Megjithate aktoret nuk kane levizur tonin ne pasazhet ku e dine se publiku reagon. Dhe kjo eshte gje e mire. Perndryshe do te besonim se keta aktore jane te gatshem te shiten per nje te zgerdhire. Ndodhi qe nga njera shfaqje ne tjetren spektakli te humbte heshtjen sublimen. Ndodhi qe aktoret e rinj me probleme ne zoterimin e tekstit dhe recitimin e qarte, te rriten deri ne shfaqjen e dhjete.
Kush do te vazhdoje ti ndihmoje qe te zhvillojne talentin e tyre?
Erjeta Cufaj ne rolin e Xhuljetes, Kamber Mici ne rolin e Merkutit, kane sjellje emocion dhe imazhe te forta skenike. Studenti Andi Begolli ne rolin e Romeos nese i merr me mend sfidat e kesaj pune qe ka zgjedhur, do te kete besuar se te ngjitesh ate skene te Teatrit Kombetar eshte e lehte. Po eshte kjo gjithe historia edhe per Florian Veizin, Benvoli ne rol?
Yllka Mujo ne tonin e te ciles gjuha e Shekspirit gjen nje vend te njohur, Dritan Borici qe me rolin e fratit ka realizuar performancen e tij me te mire dhe Olta Dako me sigurine ne skene, ishin nje mbeshtetje per te rinjte.
Sa per kostumet, po ndalemi ne dy raste. Veshja e Romeos ne fillim i ngjante uniformes se nje postieri. Ne shfaqjet e fundit, pantallonat e tij dukeshin si te nje dezertori. Edhe kostumi i priftit franceskan ishte i veshur njelloj si prifti i Shtrigave te Salemit. Ne fakt i ka bere e njejta dore, Anila Zajmi.
Per te gjitha keto dhe per energjine qe pruri ne dhjete shfaqje nje veper e rivleresuar e Shekspirit, eshte dicka e papercaktuar qe ia vlen ta zbulosh. Jane dhene dhjete shfaqje. Rikthehet ne skene vjeshten e ardhshme.