Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Kronike - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Burime për “Shekullin” nga Durrësi bëjnë të ditur se sot në orën 07: 00 të mëngjesit një ngjarje ë rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar. Një vajzë 1- vjeçare është gjetur e mbytur në kovën e ujit në banjo.
Vajza quhej Eljona Qela dhe familja e saj banon në lagjen nr. 17. Sipas informacioneve të para mendohet se vajza është ngritur natën nga krevati dhe është futur në banjo ku ka rënë në kovën e ujit nga e cila nuk ka mundur të dalë.
Policia e Durrësit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar rreth të gjitha rrethanave që quan në këtë tragjedi.