Publikuar me : 17.12.2011 Ne :
Kronike - 96 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Durrësit arrestoi 3 persona, të dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Blerim Hoxha, një ditë më parë në vendin e quajtur Fermë Sukth. Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se kanë përfunduar në pranga Andrit Toçi 21 vjeç, Armando Xheka 18 vjeç dhe Ervis Xheka 19 vjeç, të cilët janë ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Të ndaluarit dyshohen se kanë goditur me thikë 19-vjeçarin Hoxha, pas një grindjeje për gërvishtjen e një makine. 19-vjeçari Blerim Hoxha u plagos me thikë pasditen e së premtes në Fermë Sukth dhe ndërroi jetë në Spitalin Ushtarak pak orë më vonë. Grindja mes të rinjve ndodhi në rrugë, në afërsi të Urës së Sukthit.