Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dënuar me burgim të përjetshëm Arjan Çelën, për vrasjen e trefishtë të ndodhur në një lokal në lagjen nr. 9 Durrës, ku mbetën të vdekur Luan Curri, Andi Curri si dhe Edmond Shemsi.
Çelaj është gjetur fajtor për vrasje në rrethana cilësuese të shtetasve Luan Curri, Ani Curri dhe Edmond Shemsi dhe për mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Ngjarja ka ndodhur në janar, në një pikë bastesh në Durrës, ku janë ekzekutuar pronari i dyqanit, Luan Curri, nipi i tij, Andi Curri dhe një inxhinier ndërtimesh, i quajtur Edmond Shemsi, i cili ishte dhe pronar i një kompanie ndërtimi që operonte në qytetin e Durrësit. Autori i krimit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pas disa kohësh. /
Mark Brunga