Publikuar me : 26.12.2011 Ne :
Kronike - 89 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një konflikt familjar për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi sot në Durrës.
Ka qenë pikërisht një mosmarrëveshje mes babait dhe të birit, ajo që e ka shtyrë këtë të fundit të qëllojë të atin me mjete të forta, duke e plagosur rëndë.
Menjëherë i plagosuri, identitetit i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në spitalin e Durrësit, ku gjendja e tij paraqitet e rëndë.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.