Publikuar me : 22.12.2011 Ne :
Kronike - 88 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Si gjithnjë për festat e fund vitit është shtuar fluksi i emigrantëve që kthehen në Shqipëri. Burime nga Durrësi bëjnë të ditur se vetëm sot në portin e këtij qyteti kanë mbërritur rreth 4500 pasagjerë e 1200 mjete.
Sipas informacioneve hyrja e tyre në vend është vonuar për shkak të një defekti në sistemin TIMS, në Durrës e Rinas, duke e bërë pritjen e tyre për të kryer procedurat e hyrjes edhe më të gjatë. Mësohet se procedurat kryhen me regjistra.
Ndërkohë që policia bënë të ditur se disa tragete janë ankoruar me vonesë. Raportohet gjithashtu se fluks emigrantësh që kthehen në Shqipëri ka edhe në portin e Barit dhe Ankonës.