Publikuar me : 25.10.2011 Ne :
Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
Një punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror është gjetur i vdekur në orët e vona të natës, në zonën e Currilave, Durrës. 49-vjeçari Esat Çoba u gjet i djegur në makinën e tij.
Mësohet se Çoba ishte larguar nga shtëpia prej disa ditësh. Familjarët, të shqetësuar për mungesën e tij, kishin denoncuar zhdukjen në polici.
Kjo e fundit ka arritur ta gjejë 49-vjeçarin e vdekur, pas lokalizimit të telefonatës së fundit të bërë nga telefoni i tij.
Sipas policisë, dyshimet e para janë për vetëvrasje, por hetimet e mëtejshme do të hedhin dritë plotësisht mbi ngjarjen.